Youth Rise Center

Directions Website Contact the organization

Youth Rise Center Youth Rise is a non-profit organisation that supports youth, talent and leadership development.

YR aims to motivate and empower youths to realise their potential and seeks to be the home of enterprising youths committed to creating their own future.

08/10/2026

📢 QYTETARIA AKTIVE FILLON ME TY!

🌍 Ndryshimi në komunitet fillon kur të rinjtë informohen, shprehin mendimin e tyre dhe bëhen pjesë e vendimmarrjes!

🎬 Përmes kësaj videoje promovuese, sjellim në vëmendje rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare, dialogut me institucionet dhe rolit të të rinjve në demokracinë lokale.

✨ Sepse çdo ide ka vlerë, çdo zë ka rëndësi dhe çdo i ri mund të sjellë ndryshim!

💬 Mos prit që ndryshimi të fillojë nga dikush tjetër. Qytetaria aktive fillon me ty!

📌 Videoja është realizuar në kuadër të projektit “Rinia dhe Demokracia Lokale – Nga Pjesëmarrja në Ndikim”, që zbatohet nga Qendra Youth Rise, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR-së) dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Agjencia Kombëtare e Rinisë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

🎓 Dita 6 | Përmbyllja e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive! 💙🧡Përmbyllëm me sukses gjashtë ditët e Akademisë Rinore t...
08/10/2026

🎓 Dita 6 | Përmbyllja e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive! 💙🧡

Përmbyllëm me sukses gjashtë ditët e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive, me pjesëmarrjen e të rinjve nga Shkodra, Burreli dhe Mirdita! 🎉

📱 Dita e fundit iu dedikua vazhdimit të Modulit 3 – “Komunikimi Publik dhe Aktivizmi Digjital”, ku përmes diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, të rinjtë eksploruan mënyra për të përdorur komunikimin dhe platformat digjitale si mjete të aktivizmit qytetar.

✨ Akademia përfundon, por angazhimi i të rinjve për të sjellë ndryshim në komunitet vazhdon!

📸 Disa momente nga dita e fundit!

📌 Projekti “Rinia dhe Demokracia Lokale – Nga Pjesëmarrja në Ndikim” zbatohet nga Qendra Youth Rise, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR-së) dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Agjencia Kombëtare e Rinisë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ftesë për OfertëNë kuadër të zbatimit të  projektit “Rinia dhe Demokracia Lokale - Nga Pjesëmarrja në Ndikim”, të financ...
06/10/2026

Ftesë për Ofertë

Në kuadër të zbatimit të projektit “Rinia dhe Demokracia Lokale - Nga Pjesëmarrja në Ndikim”, të financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, (AKR) dhe Ministri përgjegjës për rininë, Qendra Youth Rise do të organizoje aktivitetet për të cilat do të kontraktojë një person/subjekt i cili do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme:

1. Dizenjo dhe printim per 3 modulet e Akademise Rinore
2. Materiale per pjesmarresit (Totebags, Dosje me logo, fleta A4 te loguara, stilolaps, Certifikata etj)
3. Baner

Më poshtë gjeni informacionet e nevojshme për të aplikuar.

Ftesë për OfertëNë kuadër të zbatimit të  projektit “Rinia dhe Demokracia Lokale - Nga Pjesëmarrja në Ndikim”, të financ...
06/10/2026

Ftesë për Ofertë

Në kuadër të zbatimit të projektit “Rinia dhe Demokracia Lokale - Nga Pjesëmarrja në Ndikim”, të financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, (AKR) dhe Ministri përgjegjës për rininë, Qendra Youth Rise do të organizoje aktivitetet për të cilat do të kontraktojë një person/subjekt i cili do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme:

1. Koordinator terreni në Bashkitë Shkodër, Burrel dhe Rrëshen

Më poshtë gjeni informacionet e nevojshme për të aplikuar.

Ftesë për OfertëNë kuadër të zbatimit të  projektit “Rinia dhe Demokracia Lokale - Nga Pjesëmarrja në Ndikim”, të financ...
06/10/2026

Ftesë për Ofertë

Në kuadër të zbatimit të projektit “Rinia dhe Demokracia Lokale - Nga Pjesëmarrja në Ndikim”, të financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, (AKR) dhe Ministri përgjegjës për rininë, Qendra Youth Rise do të organizoje aktivitetet për të cilat do të kontraktojë një person/subjekt i cili do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme:

1. Coffe Break - delivery

Më poshtë gjeni informacionet e nevojshme për të aplikuar.

🎓 Dita 5 e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive Vazhdojmë Akademinë me Modulin 3 – “Komunikimi Publik dhe Aktivizmi Dig...
06/10/2026

🎓 Dita 5 e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive

Vazhdojmë Akademinë me Modulin 3 – “Komunikimi Publik dhe Aktivizmi Digjital”, duke sjellë në fokus fuqinë e komunikimit dhe mënyrat se si të rinjtë mund ta përdorin hapësirën digjitale për të ngritur zërin e tyre dhe për të nxitur angazhim në komunitet. 📱💬

Gjatë ditës së pestë, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime, ushtrime praktike dhe punë në grup, duke eksploruar rolin e komunikimit publik, përdorimin efektiv të rrjeteve sociale dhe mënyrat e ndërtimit të mesazheve që informojnë, ndërgjegjësojnë dhe mobilizojnë të rinjtë rreth çështjeve që i prekin.

📢 Komunikimi i jep zë ideve. Aktivizmi e kthen zërin në ndikim.

📸 Disa momente nga Dita 5 e Akademisë.

Projekti “Rinia dhe Demokracia Lokale – Nga Pjesëmarrja në Ndikim” zbatohet nga Qendra Youth Rise, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR-së) dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Agjencia Kombëtare e Rinisë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

🎓 Dita 4 e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive Vazhdojmë me ditën e dytë të Modulit 2 – “Të Drejtat Rinore, Advokimi d...
06/10/2026

🎓 Dita 4 e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive

Vazhdojmë me ditën e dytë të Modulit 2 – “Të Drejtat Rinore, Advokimi dhe Aktivizmi”, duke kaluar nga njohja e të drejtave dhe konceptit të advokimit drejt mënyrave konkrete se si të rinjtë mund ta përdorin zërin e tyre për të sjellë ndryshim në komunitet.

Gjatë Ditës 4, pjesëmarrësit u fokusuan te strategjitë e advokimit, komunikimi me institucionet dhe ndërtimi i mesazheve të qarta dhe bindëse. Përmes diskutimeve të rinjtë zhvilluan ide për iniciativa advokuese që lidhen me çështje dhe problematika që i prekin ata në nivel lokal. 🙋‍♀️🙋‍♂️

💬 Zëri i të rinjve ka më shumë ndikim kur shndërrohet në angazhim dhe veprim.

📸 Disa momente nga Dita 4 e Akademisë.

Projekti “Rinia dhe Demokracia Lokale – Nga Pjesëmarrja në Ndikim” zbatohet nga Qendra Youth Rise, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR-së) dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Agjencia Kombëtare e Rinisë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

🎓 Dita 3 e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive Akademia vazhdon me Modulin 2 – “Të Drejtat Rinore, Advokimi dhe Aktivi...
01/10/2026

🎓 Dita 3 e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive

Akademia vazhdon me Modulin 2 – “Të Drejtat Rinore, Advokimi dhe Aktivizmi”, duke sjellë në fokus rolin e të rinjve si pjesëmarrës aktivë në jetën e komunitetit dhe si zë i rëndësishëm në çështjet që i prekin drejtpërdrejt.

Gjatë ditës së tretë, të rinjtë u angazhuan në diskutime, duke eksploruar të drejtat e tyre, konceptet e advokimit dhe mënyrat se si aktivizmi qytetar mund të përdoret për të adresuar problematika dhe për të nxitur ndryshime pozitive në komunitet. 🙋‍♀️🙋‍♂️

💬 Të njohësh të drejtat e tua është hapi i parë. Të përdorësh zërin tënd për të sjellë ndryshim është hapi tjetër.

📸 Disa momente nga Dita 3 e Akademisë.

Projekti “Rinia dhe Demokracia Lokale – Nga Pjesëmarrja në Ndikim” zbatohet nga Qendra Youth Rise, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR-së) dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Agjencia Kombëtare e Rinisë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

🎓 Dita e dytë e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive Vazhduam rrugëtimin e Akademisë me ditën e dytë të Modulit 1 – “Qe...
25/09/2026

🎓 Dita e dytë e Akademisë Rinore të Qytetarisë Aktive

Vazhduam rrugëtimin e Akademisë me ditën e dytë të Modulit 1 – “Qeverisja Vendore dhe Pjesëmarrja Qytetare”, duke e kthyer njohurinë në diskutim, bashkëpunim dhe angazhim aktiv.

Përmes metodave interaktive, punës në grup dhe ushtrimeve praktike, të rinjtë thelluan njohuritë mbi funksionimin e qeverisjes vendore, mekanizmat e pjesëmarrjes qytetare dhe mënyrat se si mund të përfshihen në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në komunitetet e tyre. 🙋‍♀️🙋‍♂️

💬 Akademia synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë jo vetëm informohen, por diskutojnë, shkëmbejnë ide dhe zhvillojnë aftësitë për të qenë qytetarë aktivë.

📸 Disa momente nga Dita 2 e Akademisë.

Projekti “Rinia dhe Demokracia Lokale – Nga Pjesëmarrja në Ndikim” zbatohet nga Qendra Youth Rise, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR-së) dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Agjencia Kombëtare e Rinisë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

🎓 Nisëm Akademinë Rinore të Qytetarisë Aktive! 💙🧡U zhvillua dita e parë e Akademisë, duke sjellë së bashku të rinjtë në ...
21/09/2026

🎓 Nisëm Akademinë Rinore të Qytetarisë Aktive! 💙🧡

U zhvillua dita e parë e Akademisë, duke sjellë së bashku të rinjtë në një hapësirë diskutimi, bashkëpunimi dhe mësimi aktiv.

Gjatë kësaj dite, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione interaktive mbi qeverisjen vendore, pjesëmarrjen qytetare dhe rolin që të rinjtë mund të kenë në proceset vendimmarrëse lokale. Përmes diskutimeve, të rinjtë patën mundësi të ndajnë perspektivat dhe eksperiencat e tyre. 🙋‍♀️🙋‍♂️

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi ku synojmë ta kthejmë pjesëmarrjen në ndikim. 🌱

📸 Disa momente nga dita e parë e Akademisë.

Projekti “Rinia dhe Demokracia Lokale – Nga Pjesëmarrja në Ndikim” zbatohet nga Qendra Youth Rise, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

Agjencia Kombëtare e Rinisë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

YouthRise RiniaDheDemokraciaLokale

Address

Budi/Petraq Xhacka, No. 4
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Youth Rise Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Youth Rise Center:

Shortcuts

Share