28/07/2025
Sot ishim në Prefekturën e Dibrës ku zhvilluam trajnimin për Komitetet Rajonale, mbi Adresimin e rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në komunitet, si dhe përgjigja ndaj nevojave të të rikthyerve nga zonat e konfliktit.
Ky trajnim organizohet nga "Qendra për Siguri dhe Paqe Shqipëri", pjesë e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza.
Për informacion dhe këshillim rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, telefononi falas në Linjen Telefonike:
📞 0800 45 45.
Ky aktivitet mbështetet nga Global Community Engagement and Resilience Fund dhe zbatohet në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Prefektura Dibër.