09/03/2026
🇦🇱 Me dt 06.03.26, nje perfaqesi e klubit Rotary eClub Tirana Cosmopolitan me Presidenten e Klubit Znj. Silvana Karajani, zhvilloi nje vizite 2 ditore ne Palermo, ku bashke me klubin binjak Rotary Club Palermo Monrealo, moren pjese ne zhvillimin e aktivitetit me teme "Te Bashkuar per paqen: Dialogu Nderfetar per nje te Ardhme te Ndritur". Na nderoi me pjesmarrjen dhe me fjalen e tij ne event edhe Governatorini Distriktit 2485 Shqiperi-Kosove z. Arben Dushi, dhe Guvernatori i Distriktit 2110 z. Sergio Malizia.
Gjate eventit u prit me shume interes fjala e perfaqesuesit Bektashi Baba Myrteza Shehu, si dhe e Arqipeshkut te Palermos Corrado Loreficio, si dhe Monsinior De Angelis nga Piana dei Albanesi. Me interes te vecante u prit dhe fjala e Avcokate Migena Vrioni mbi Tolerance Fetare ne Shqiperi.
Ngjarja përfaqësoi një moment me profil shumë të lartë kulturor dhe shpirtëror, duke vulosur një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet klubeve të Sicilisë dhe Shqipërisë.
Pjesëmarrja e klubit synoi të theksojë angazhimin e vazhdueshëm në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe në riafirmimin e rolit të Rotary-t si një laborator i vërtetë i përhershëm i paqes dhe një hapësirë universale për dialog. Sinergjia mes Sicilisë dhe Shqipërisë dëshmon se bashkëpunimi mes territoreve mund të shndërrohet në një instrument konkret për rritje të përbashkët.
Ne fund te takimit u shkembyen dhuratat simbolike dhe u shoqerua me darke miqesore Rotariane.
Falendderim i vecante shkon per ideatoren e ketij eventi Znj. Marjeta Dervisha. Gjjithashtu falenderojme te gjithe kontribuesit qe bene te mundur organizimin dhe qe perfaqesuan klubin tone ne kete eveniment.