Organizata Kreo

Directions Website Contact the organization

Organizata Kreo We are committed that by bringing people together, resources and innovation we will convener and connect with those in our community and beyond.

Making Albania a better place :)

Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të jetojnë pa frikë nga dhuna. Mbrojtja e të drejtave të tyre është ...
20/10/2026

Të rinjtë meritojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të jetojnë pa frikë nga dhuna. Mbrojtja e të drejtave të tyre është detyrim i çdo institucioni dhe i gjithë shoqërisë. Heshtja nuk sjell drejtësi, ndërsa llogaridhënia është themeli i një demokracie të shëndetshme.

🤝 PULSE - Ide që na bashkojnë, komunitete që zhvillohen! 🌍✨✨ Ide të përbashkëta, bashkëpunim pa kufij dhe një vizion i p...
20/10/2026

🤝 PULSE - Ide që na bashkojnë, komunitete që zhvillohen! 🌍✨
✨ Ide të përbashkëta, bashkëpunim pa kufij dhe një vizion i përbashkët për komunitete më të forta e më gjithëpërfshirëse!
KREO është pjesë e projektit PULSE - Peer-driven Urban Learning for Social Equity, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit CERV, që synon të forcojë angazhimin qytetar, të promovojë barazinë sociale dhe të krijojë më shumë mundësi për përfshirje dhe pjesëmarrje aktive në komunitet. 🌱
🚀 Në takimin e parë, partnerët hodhën themelet e këtij rrugëtimi të përbashkët, duke shkëmbyer ide dhe duke diskutuar objektivat, aktivitetet dhe hapat e ardhshëm të projektit.
Sepse ndryshimi fillon kur bashkojmë idetë, ndajmë përvojat dhe veprojmë së bashku! 🤝✨

KREO vjen me një kapitull të ri!Artivist Stafetë në një version të ri! Me Artivist Stafetë 2.0, po i bashkohemi iniciati...
14/10/2026

KREO vjen me një kapitull të ri!
Artivist Stafetë në një version të ri! Me Artivist Stafetë 2.0, po i bashkohemi iniciativës Civic Tech Lab (CTL), duke integruar mjete digjitale për të raportuar shqetësimet lokale, gjetur informacion të besueshëm dhe nxitur pjesëmarrjen qytetare.
Nga zëri i komunitetit te veprimi.
Na ndiqni për hapat e ardhshëm!

KREO begins a new chapter!
Artivist Stafetë, upgraded!
With Artivist Stafetë 2.0, we’re joining the Civic Tech Lab (CTL) initiative, integrating digital tools to help people report local concerns, find reliable information, and participate in civic life.
From community voices to action.
Stay tuned for what comes next!

🌱⚡ KREO shpallet fituese në projektin ndërkombëtar “Eco-TECH VET”!Një tjetër sukses për Shoqatën KREO në rrugëtimin drej...
13/10/2026

🌱⚡ KREO shpallet fituese në projektin ndërkombëtar “Eco-TECH VET”!
Një tjetër sukses për Shoqatën KREO në rrugëtimin drejt inovacionit, edukimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm! 💚
KREO është përzgjedhur si partnere në konsorciumin e projektit ndërkombëtar “Eco-TECH VET”, i financuar nga programi Erasmus+, në kuadër të thirrjes Capacity Building in Vocational Education and Training (CB-VET). 🇪🇺
🌍 Vendet partnere: Shqipëria, Rumania, Turqia dhe Kosova
🤝 Fokusi: Forcimi i arsimit dhe formimit profesional në fushën e teknologjive të gjelbra dhe energjisë së pastër.
Projekti synon të zhvillojë aftësi praktike dhe kompetenca të reja, të përshtatura me nevojat e tregut të punës dhe sfidat e tranzicionit të gjelbër, përmes trajnimeve, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Për Shoqatën KREO, kjo arritje përfaqëson një mundësi të re për të kontribuar në modernizimin e arsimit profesional, krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe promovimin e zgjidhjeve të qëndrueshme përmes edukimit dhe partneriteteve ndërkombëtare. 🌿
✨ Një tjetër hap përpara drejt aftësive të së ardhmes, teknologjive të gjelbra dhe një shoqërie më të qëndrueshme!

🌍🤝 KREO shpallet fituese në projektin ndërkombëtar PULSE!Shoqata KREO është përzgjedhur si partnere në konsorciumin e pr...
12/10/2026

🌍🤝 KREO shpallet fituese në projektin ndërkombëtar PULSE!
Shoqata KREO është përzgjedhur si partnere në konsorciumin e projektit “PULSE – Peer-driven Urban Learning for Social Equity”, në kuadër të programit CERV – Citizens, Equality, Rights and Values të Bashkimit Evropian. 🇪🇺
🌍 Projekti bashkon partnerë nga 9 vende evropiane dhe synon të forcojë pjesëmarrjen qytetare, përfshirjen sociale dhe bashkëpunimin mes komuniteteve dhe institucioneve vendore.
Për KREO, kjo është një mundësi e re për të sjellë praktika të mira evropiane në Shqipëri dhe për të kontribuar në ndërtimin e komuniteteve më gjithëpërfshirëse. 💙
✨ Së bashku, ndërtojmë komunitete ku çdo zë ka rëndësi!

10 Tetor | Dita Botërore e Shëndetit MendorNdonjëherë, pas një buzëqeshjeje fshihet lodhje. Pas heshtjes, një betejë e p...
10/10/2026

10 Tetor | Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Ndonjëherë, pas një buzëqeshjeje fshihet lodhje. Pas heshtjes, një betejë e padukshme. Dhe pas fjalëve “jam mirë”, mund të fshihet dikush që ka nevojë të dëgjohet.

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik. Të flasim për atë që ndiejmë nuk është dobësi. Të kërkojmë ndihmë është guxim. Dhe të jemi pranë njëri-tjetrit mund të bëjë ndryshimin.

Sot, le të kujtojmë se askush nuk duhet të përballet i vetëm me vështirësitë e tij.

Dëgjo pa gjykuar. Mbështet pa paragjykuar. Kujdesu për veten dhe për të tjerët.

Sepse shëndeti mendor ka rëndësi. Çdo ditë. Për këdo.

Yesterday, KREO Association had the pleasure of attending an inspiring event organized by the Albanian ESG Network.On 6 ...
07/10/2026

Yesterday, KREO Association had the pleasure of attending an inspiring event organized by the Albanian ESG Network.

On 6 October in Tirana, representatives from government institutions, businesses, financial institutions, international organisations, diplomatic missions, chambers of commerce, academia, research institutions and civil society came together for a meaningful exchange on sustainability, responsible business practices and ESG principles. 🌿

It was a dynamic and valuable gathering, creating space for dialogue, new connections and potential future cooperation across different sectors.

KREO was delighted to be part of today’s event and to learn more about the Albanian ESG Network, its vision and the opportunities it creates for collaboration within the business community and beyond.

Congratulations to the Albanian ESG Network for an excellent event and for bringing together such a diverse and important group of stakeholders. 💚

03/10/2026

Njohuri që fuqizojnë. Zëra që angazhohen!
Rreth 200 të rinj u bënë pjesë e webinarit mbi të drejtat e punësimit, dhe u njohën me Udhëzuesin Praktik për të Drejtat e Punësimit.
Mbi 20 sesione praktike ku ndamë njohuri dhe mjete konkrete mbi:
Të drejtat sociale dhe të punësimit;
Advokacinë dhe pjesëmarrjen rinore;
Angazhimin e të rinjve në komunitetet e tyre.
Ne Kreo ne besojmë se informimi është hapi i parë drejt pjesëmarrjes dhe ndryshimi.

Studies and Development Center - SDC Albania REDU- Rete Educare ai Diritti Umani

Kjo video u realizua si pjesë e projektit “Building Bridges: Bridging the Gap in Employment Rights through Youth and CSO Engagement”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Studies and Development Center (SDC), KREO dhe REDU- Rete Educare ai Diritti Umani.

Shoqata KREO, në bashkëpunim me organizatën “Me Komunitetin për Ndryshim”, po zbaton në Vlorë projektin “Fuqizimi i të R...
15/09/2026

Shoqata KREO, në bashkëpunim me organizatën “Me Komunitetin për Ndryshim”, po zbaton në Vlorë projektin “Fuqizimi i të Rinjve përmes Aftësive Bazë dhe Aktivizimit Rinor”.
Në kuadër të këtij projekti, Shoqata KREO kërkon të kontraktojë ekspertë të kualifikuar për ofrimin e trajnimeve mbi aftësitë bazë dhe digjitale për të rinjtë NEET.
Trajnimet synojnë të përmirësojnë kompetencat bazë dhe aftësitë digjitale të pjesëmarrësve, duke rritur gatishmërinë e tyre për arsimim, formim profesional dhe punësim.
Dokumentacioni i plotë dhe specifikimet teknike ndodhen ne linkun më poshtë:
https://docs.google.com/.../1Fz2NT02AZiqEKM4iPy7J.../edit

09/09/2026

📍Eksploro Mirditën 🌿

Në kuadër të projektit “Eksploro Mirditën”, vijojmë procesin për hartimin e Planit Lokal të Turizmit 2027–2030.

Në takimin konsultues me aktorët lokalë, diskutuam mbi potencialet turistike, produktet prioritare, infrastrukturën, promovimin dhe bashkëpunimin lokal.

💬 Ide, diskutime dhe bashkëpunim për një vizion të përbashkët për Mirditën.

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
UNDP Albania Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans European Union in Albania Bashkia MIRDITE-Faqja Zyrtare

Address

Rr. Pjeter Bogdani, Nr. 37
Tirana
1019

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Organizata Kreo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Organizata Kreo:

Shortcuts

Share