16/09/2026
📢 Je 16–25 vjeç dhe dëshiron të investosh në të ardhmen tënde profesionale?
ASDO hap thirrjen për të rinjtë që duan të zhvillojnë aftësi praktike, të orientohen më mirë në karrierë dhe të përgatiten për mundësitë e tregut të punës.
Gjatë programit do të fokusohesh në:
💻 Aftësi digjitale për punë
💼 Punësim & freelancing
🎯 Mentoring dhe orientim në karrierë
📩 Si të aplikosh?
Dërgo një email në [email protected] me subjekt:
“Aplikim – Programi për të Rinjtë – Emër Mbiemër”
Në email përfshi:
• Emër dhe mbiemër
• Moshën
• Statusin aktual (nxënës/student/i punësuar/në kërkim të një pune)
• 2–3 fjali se pse dëshiron të marrësh pjesë në program
📎 Bashkëlidh CV-në.
📅 Afati i aplikimit: 28 Shtator 2026
Nëse dëshiron të zhvillosh aftësitë e tua dhe të eksplorosh mundësi të reja profesionale, apliko!
Freelancing YouthOpportunities Albania