Council of Albanian Ambassadors

Call Directions Website

Council of Albanian Ambassadors The CAA was founded in April 2018 by a group of former Albanian Ambassadors to support Albanian National Foreign Policy.

Shqipëria mbi të gjithaKëshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit dhe ...
20/10/2026

Shqipëria mbi të gjitha

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit dhe shpreh mbështetjen e tij të plotë për studentët dhe të drejtën kushtetuese të tyre dhe të qytetarëve për të protestuar paqësisht për arsim cilësor, dinjitet, mirëqeverisje dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Zëri i tyre duhet të dëgjohet me përgjegjësi dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje konkrete e të menjëhershme.

Këto protesta pasqyrojnë një krizë të thelluar besimi ndaj institucioneve publike dhe qeverisjes, e cila mund të kapërcehet vetëm përmes transparencës, llogaridhënies dhe dialogut të sinqertë.

Forca nuk është argument. Argumenti është forcë.

KASH u bën thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve, të distancohen nga çdo akt provokimi dhe të mbrojnë pronën publike e private. Dëmtimi i pronës cenon drejtpërdrejt interesin e qytetarëve dhe dëmton kauzën studentore.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm të lartë, të shmangin çdo veprim provokues apo përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve dhe të veprojnë në përputhje të plotë me ligjin, parimin e proporcionalitetit dhe të drejtat e njeriut, duke garantuar të drejtën për protestë paqësore, rendin dhe sigurinë e të gjithëve.

Qeveria dhe autoritetet përgjegjëse duhet të reflektojnë me përgjegjësi shtetërore dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për kapërcimin e kësaj situate përmes dialogut konstruktiv dhe masave të prekshme. Në demokraci, interesat e vendit dhe e ardhmja e rinisë qëndrojnë mbi çdo interes politik apo pushteti.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën thirrje gjithashtu partnerëve ndërkombëtarë të nxisin vetëpërmbajtjen nga ana e autoriteteve, respektimin e të drejtës për protestë paqësore dhe mbështetjen e një zgjidhjeje demokratike e të qëndrueshme.

https://albanianambassadors.al/albania-above-all/
Dielli - Faqja ZyrtareIllyria NewspaperLazim DestaniMinistria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e ShqipërisëJOQ AlbaniaBalkan WebOSCE – The Organization for Security and Co-operation in EuropeMicky HaxhiislamiEuropean Union in AlbaniaU.S. Embassy Tirana@

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Forca nuk është argument. Argumenti është forcë.Force is not an argument. The argument is the force.JOQ Albania Gazeta D...
18/10/2026

Forca nuk është argument. Argumenti është forcë.

Force is not an argument. The argument is the force.

JOQ Albania Gazeta Dielli -Illyria NewspaperLazim DestaniCouncil of American AmbassadorsOSCE – The Organization for Security and Co-operation in EuropeEuropean Union in Albania

12/10/2026

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Tiranë, më 12 tetor 2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) po ndjek zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Këshilli rithekson rëndësinë e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimit të të drejtave të njeriut si themele thelbësore për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian.

Lidhur me Kosovën, KASH thekson rëndësinë e stabilitetit institucional, respektimit të proceseve kushtetuese dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjitha komuniteteve. Besojmë se trajtimi i çështjeve të ndjeshme përmes dialogut, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të angazhimeve ndërkombëtare mbetet thelbësor.

Këshilli gjithashtu inkurajon vijimin e angazhimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, me synimin për të arritur një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe realitetet e rajonit.

KASH vlerëson angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe OSBE-së në mbështetje të paqes, qeverisjes demokratike dhe bashkëpunimit rajonal.

Si një shoqatë e pavarur diplomatësh me përvojë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbetet i përkushtuar ndaj promovimit të dialogut konstruktiv, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. DestaniIllyria NewspaperMuharrem SalihuGazeta Dielli - Faqja ZyrtareAmbassador Genci MucajMinistria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e ShqipërisëMicky Haxhiislami

12/10/2026

Council of Albanian Ambassadors, on recent developments in the Western Balkans.

Tirana, 12 October 2026

The Council of Albanian Ambassadors (CAA) is following recent political and institutional developments in the Western Balkans, particularly in Kosovo, Serbia, and Bosnia and Herzegovina.

The Council reiterates the importance of democratic institutions, the rule of law, judicial independence, and respect for human rights as essential foundations for regional stability and European integration.

Regarding Kosovo, CAA emphasizes the importance of institutional stability, respect for constitutional processes, and the protection of the rights of all communities. We believe that addressing sensitive issues through dialogue, mutual understanding, and respect for international commitments remains essential.

The Council also encourages continued engagement between Kosovo and Serbia through the EU-facilitated dialogue, with the objective of achieving lasting normalization of relations, based on mutual respect and the realities of the region.

CAA values the continued engagement of the European Union, NATO, and the OSCE in supporting peace, democratic governance, and regional cooperation.

As an independent association of experienced diplomats, the Council remains committed to promoting constructive dialogue, good-neighborly relations, and the European future of the Western Balkans. Dielli - Faqja ZyrtareIllyria NewspaperLazim DestaniMuharrem SalihuAmbassador Genci MucajSpiro KoçiOSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe

Urim për zgjedhjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron përzemërsisht znj. Just...
07/10/2026

Urim për zgjedhjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron përzemërsisht znj. Justina Shiroka P**a për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës dhe i dëshiron sukses në përmbushjen e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore.

Këshilli shpreh besimin se Presidentja e re do të kontribuojë në forcimin e unitetit qytetar, stabilitetit institucional dhe bashkëpunimit politik, në respekt të Kushtetutës, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Këshilli riafirmon mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare dhe avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

I urojmë Presidentes një mandat të suksesshëm në shërbim të qytetarëve, paqes dhe prosperitetit të Kosovës.

https://albanianambassadors.al/sq/urim-per-zgjedhjen-e-presidentes-se-republikes-se-kosoves/

https://albanianambassadors.al/congratulations-on-the-election-of-the-president-of-the-republic-of-kosova/Gazeta Dielli - Faqja ZyrtareIllyria NewspaperLazim DestaniMuharrem SalihuMinistria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e ShqipërisëBalkan WebAmbassador Genci MucajJOQ AlbaniaBesnik MustafajCouncil of American AmbassadorsPartia Demokratike e Kosovës - PDKLidhja Demokratike e KosovësU.S. Embassy Pristina, KosovoAlbin KurtiARGUMENTUM.alSpiro KoçiMal Berisha

The Council of Albanian Ambassadors (CAA) has followed with deep concern the delivery of the first-instance judgment by ...
16/09/2026

The Council of Albanian Ambassadors (CAA) has followed with deep concern the delivery of the first-instance judgment by the Kosova Specialist Chambers in The Hague against former leaders of the Kosova Liberation Army.

While respecting the principles of the rule of law, the independence of judicial institutions, and every victim’s right to justice, the CAA expresses its profound disappointment with this judgment. The CAA also raises serious concerns regarding the extraordinary length of the proceedings, the defendants’ prolonged pre-trial detention, the proportionality of the sentences, and the standards applied throughout the trial.

The CAA recalls that the struggle of the Kosova Liberation Army was a just war of liberation against the oppression, ethnic cleansing, and systematic violence perpetrated by Slobodan Milošević’s regime. This struggle received the support of the democratic world, while NATO’s intervention brought an end to a humanitarian tragedy that had forced approximately one million Kosova Albanians from their homes.

The state, military, and police machinery of the Milošević regime, as well as senior officials within it, were prosecuted and convicted by the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia for crimes committed in Kosova and elsewhere in the former Yugoslavia. The documented crimes of that regime, including killings, massacres, forced expulsions, and the systematic persecution of civilians, cannot be relativised or equated with the freedom struggle of the people of Kosovo and their leaders.

The judgment against the four former KLA leaders is not, and must never be interpreted as, a judgment against the people of Kosovo, the Kosovo Liberation Army, or Kosova’s struggle for freedom and independence. No judicial decision can tarnish the sacrifice of thousands of martyrs and victims, invalidate the historic right of the people of Kosova to freedom, or erase the fundamental distinction between the aggressor and the victim. Kosova’s history and the liberating character of its struggle cannot be rewritten.

The CAA notes that the initial international reactions have reaffirmed the importance of justice and accountability, while the judgment has generated profound concern and strong opposition in Kosova and throughout the diaspora. In this context, the CAA calls upon Kosova’s international partners to maintain a clear and balanced position: respect for judicial proceedings must not lead to the relativisation of Serbian aggression, the moral equivalence of the parties, or the rewriting of the history of Kosova’s struggle for liberation.

The CAA expects the appeals process to examine, with complete impartiality and the utmost rigor, the evidence, the legal findings, the determination of responsibility, and the proportionality of the sentences, while fully safeguarding the convicted persons’ right to a fair trial. The judgment delivered is a first-instance judgment, and the available legal remedies have not yet been exhausted.

At the same time, the CAA calls upon the international community to apply the same standards of justice to the mass crimes committed by Serbian state forces in Kosova. Justice cannot be complete, equal, or credible while many of those responsible for massacres, forced expulsions, sexual violence, destruction, and enforced disappearances continue to enjoy impunity.

The CAA expresses its solidarity with the people of Kosova and the families of those convicted and calls for calm, unity, dignity, and confidence in the legal remedies provided by law.

COUNCIL OF ALBANIAN AMBASSADORS
Tirana, 16 September 2026Gazeta Dielli - Faqja ZyrtareIllyria NewspaperMuharrem SalihuLazim DestaniMinistria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e ShqipërisëBalkan WebCouncil of American AmbassadorsAmbassador Genci MucajBesnik MustafajJOQ AlbaniaU.S. Embassy Pristina, KosovoAlbin KurtiPartia Demokratike e Kosovës - PDKARGUMENTUM.alMal BerishaArben Cejku

https://albanianambassadors.al/the-council-of-albanian-ambassadors-expresses-deep-concern-over-the-judgment-of-the-kosova-special-chambers-in-the-hague/

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur me shqetësim të thellë shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë n...
16/09/2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur me shqetësim të thellë shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke respektuar parimet e shtetit të së drejtës, pavarësinë e institucioneve gjyqësore dhe të drejtën e çdo viktime për drejtësi, KASH shpreh zhgënjimin e tij të thellë për këtë vendim. KASH ngre, gjithashtu, shqetësime serioze për kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të procesit, paraburgimin shumëvjeçar të të akuzuarve, proporcionalitetin e dënimeve dhe standardet e zbatuara gjatë këtij gjykimi.

KASH rikujton se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare kundër shtypjes, spastrimit etnik dhe dhunës sistematike të regjimit të Slobodan Millosheviçit. Kjo luftë gëzoi mbështetjen e botës demokratike, ndërsa ndërhyrja e NATO-s i dha fund një tragjedie humanitare që kishte detyruar rreth një milion shqiptarë të Kosovës të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Makineria shtetërore, ushtarake dhe policore e regjimit të Millosheviçit, si dhe drejtues të lartë të saj, janë gjykuar dhe dënuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për krimet e kryera në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë. Krimet e dokumentuara të këtij regjimi , vrasjet, masakrat, dëbimet me forcë dhe përndjekja sistematike e popullsisë civile , nuk mund të relativizohen dhe as të barazohen me luftën liridashëse të popullit të Kosovës dhe të udhëheqësve të tij.

Aktgjykimi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së nuk është dhe nuk mund të interpretohet si një dënim në emër të popullit të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo të luftës së saj për liri dhe pavarësi. Asnjë vendim gjyqësor nuk mund të njollosë sakrificën e mijëra dëshmorëve dhe viktimave, të zhbëjë të drejtën historike të popullit të Kosovës për liri, apo të përmbysë dallimin themelor ndërmjet agresorit dhe viktimës. Historia e Kosovës dhe karakteri çlirimtar i luftës së saj nuk mund të rishkruhen.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se reagimet e para ndërkombëtare kanë ritheksuar rëndësinë e drejtësisë dhe përgjegjshmërisë, ndërsa në Kosovë dhe në diasporë vendimi ka shkaktuar kundërshtime dhe shqetësime të mëdha. Në këtë kontekst, KASH u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës që të mbajnë një qëndrim të qartë dhe të balancuar: respektimi i proceseve gjyqësore nuk duhet të shndërrohet në relativizim të agresionit serb, në barazim moral të palëve apo në rishkrim të historisë së luftës çlirimtare të Kosovës.

KASH pret që procesi i apelimit të shqyrtojë me paanshmëri dhe rigorozitet të plotë provat, përfundimet juridike, mënyrën e përcaktimit të përgjegjësisë dhe proporcionalitetin e dënimeve, duke garantuar të gjitha të drejtat e të dënuarve për një proces të drejtë. Aktgjykimi i shpallur është i shkallës së parë dhe mjetet juridike ende nuk janë shteruar.

Njëkohësisht, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të zbatojë të njëjtat standarde drejtësie edhe ndaj krimeve masive të kryera nga forcat shtetërore serbe në Kosovë. Drejtësia nuk mund të jetë e plotë, e barabartë dhe e besueshme për aq kohë sa shumë prej përgjegjësve për masakrat, dëbimet, dhunën seksuale, shkatërrimet dhe zhdukjet me forcë vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë thirrje për qetësi, unitet, dinjitet dhe besim në mjetet juridike të parashikuara nga ligji.

KËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARË
Tiranë, 16 shtator 2026Gazeta Dielli - Faqja ZyrtareLazim DestaniIllyria NewspaperMuharrem SalihuMinistria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e ShqipërisëCouncil of American AmbassadorsAmbassador Genci MucajBalkan WebJOQ AlbaniaBesnik MustafajAlbin KurtiU.S. Embassy Pristina, KosovoARGUMENTUM.alPartia Demokratike e Kosovës - PDKLidhja Demokratike e KosovësMal Berisha

https://albanianambassadors.al/sq/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-shpreh-shqetesim-te-thelle-per-vendimin-e-dhomave-te-specializuara-ne-hage/

STATEMENT OF THE COUNCIL OF ALBANIAN AMBASSADORSIn Support of the Candidacy of Ambassador Prof. Dr. Bekim Sejdiu for Pre...
31/08/2026

STATEMENT OF THE COUNCIL OF ALBANIAN AMBASSADORS

In Support of the Candidacy of Ambassador Prof. Dr. Bekim Sejdiu for President of the Republic of Kosovo.

Tirana, 31 August 2026

The Council of Albanian Ambassadors (CAA), following the developments concerning the election of the next President of the Republic of Kosovo, expresses its support for the candidacy of Ambassador Prof. Dr. Bekim Sejdiu for this high office.

Ambassador Sejdiu is a distinguished diplomat, jurist and academic with a long-standing record of service to Kosovo. He has served as a Judge of the Constitutional Court, the first Ambassador of the Republic of Kosovo to Türkiye, Consul General in New York, and Professor at the Faculty of Law of the University of Prishtina.

His extensive state and international experience, deep knowledge of constitutional and institutional affairs, professional integrity and non-partisan profile make Ambassador Sejdiu a highly qualified figure for the constitutional and unifying role of President of the Republic.

Bekim Sejdiu is also a founding member of both the Council of Albanian Ambassadors and the Council of Kosovo Ambassadors, contributing over the years to the promotion of diplomacy, dialogue and Kosovo’s interests in the international arena.

While fully respecting the constitutional process and the prerogatives of the Assembly of Kosovo, the CAA encourages the parliamentary political forces to give serious consideration to his candidacy and to the possibility of building the broadest possible consensus around a figure capable of uniting and representing the state of Kosovo with dignity.

The CAA believes that Bekim Sejdiu, as a worthy son of Kosovo, through his experience, integrity and dedication to his country, would bring honour to the people of Kosovo and to the Office of the President of the Republic. NewspaperGazeta Dielli - Faqja ZyrtareMuharrem SalihuBalkan WebLazim DestaniAmbassador Genci MucajU.S. Embassy Pristina, KosovoLidhja Demokratike e KosovësPartia Demokratike e Kosovës - PDKCouncil of American AmbassadorsSpiro KoçiMinistria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e ShqipërisëJOQ AlbaniaBesnik Mustafaj

DEKLARATË E KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARËNë mbështetje të kandidaturës së Ambasador Prof. Dr. Bekim Sejdiu për Pre...
31/08/2026

DEKLARATË E KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARË

Në mbështetje të kandidaturës së Ambasador Prof. Dr. Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës

Tiranë, 31 gusht 2026

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), duke ndjekur zhvillimet lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës, shpreh mbështetjen e tij për kandidaturën e Ambasador Prof. Dr. Bekim Sejdiut për këtë detyrë të lartë shtetërore.

Ambasador Sejdiu është një diplomat, jurist dhe akademik i respektuar, me një karrierë të gjatë në shërbim të Kosovës. Ai ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Turqi, Konsull i Përgjithshëm në New York dhe profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Përvoja e tij shtetërore dhe ndërkombëtare, njohja e thellë e Kushtetutës dhe institucioneve, integriteti profesional dhe profili i tij jopartiak e bëjnë Ambasador Sejdiun një figurë të denjë për rolin kushtetues dhe unifikues të Presidentit të Republikës.

Bekim Sejdiu është gjithashtu një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe të Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës, duke kontribuar ndër vite në promovimin e diplomacisë, dialogut dhe interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Duke respektuar plotësisht procesin kushtetues dhe kompetencat e Kuvendit të Kosovës, KASH fton forcat politike parlamentare ta konsiderojnë me seriozitet kandidaturën e tij dhe mundësinë e ndërtimit të një konsensusi sa më të gjerë rreth një figure që bashkon dhe përfaqëson me dinjitet shtetin e Kosovës.

KASH beson se Bekim Sejdiu, si një bir i denjë i Kosovës, me përvojën, integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj vendit, do t’i bëjë nder popullit të Kosovës dhe institucionit të Presidentit të Republikës.
Dielli - Faqja ZyrtareIllyria NewspaperLazim DestaniMuharrem SalihuBalkan WebAmbassador Genci MucajMinistria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e ShqipërisëAlbin KurtiGenci MucajLidhja Demokratike e KosovësPartia Demokratike e Kosovës - PDKBesnik Mustafaj

Address

Tirana
1015

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Council of Albanian Ambassadors posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share