Njësia Administrative Nr.11

Njësia Administrative Nr.11 Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Njësia Administrative Nr.11, Tirana.

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM 📢🏡🤝 Programi Social "Subvencionimi i Interesave të Kredisë" – Faza e Parë✅ Janë shpallur aplikim...
11/06/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM 📢

🏡🤝 Programi Social "Subvencionimi i Interesave të Kredisë" – Faza e Parë

✅ Janë shpallur aplikimet fituese dhe
❌ aplikimet jofituese sipas linkut më poshtë

⏳ Individët/familjet që nuk janë kualifikuar në Fazën e Parë kanë të drejtë të paraqesin ankim brenda 5 ditëve pune nga data e publikimit të listës, sipas udhëzimit në njoftim💻

ℹ️ Faza e dytë, që lidhet me dorëzimin e dokumentacionit, do të njoftohet me një publikim të veçantë.

📢 Ju ftojmë të ndiqni njoftimet zyrtare për çdo informacion të mëtejshëm! 🙌🏡📑

https://tirana.al/artikull/njoftim-per-shpalljen-e-rezultateve-per-fazen-e-pare-te-individevefamiljeve-me-programin-social-subvencionimi-i-interesave-te-kredise

📢🏠

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËMFILLOJNË APLIKIMET PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË ÇERDHE. Më poshtë do të gjeni të përmbledhur do...
21/05/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM

FILLOJNË APLIKIMET PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË ÇERDHE.

Më poshtë do të gjeni të përmbledhur dokumentacionin e kërkuar për regjistrimin në çerdhe (Sezoni 2026-2027).

📢NJOFTIM PUBLIKNë kuadër të bashkepunimit 🤝me Drejtorinë e Përgjithshme Juridike të Aseteve dhe Licencimit si dhe Drejto...
20/04/2026

📢NJOFTIM PUBLIK

Në kuadër të bashkepunimit 🤝me Drejtorinë e Përgjithshme Juridike të Aseteve dhe Licencimit si dhe Drejtorinë e Programeve
Sociale dhe Monitorimit të Strehimit, bazuar nё Vendimin nr. 18, datë 26.02.2026 të Këshillit Bashkiak📄 "Për miratimin e sistemit
të pikëzimit, nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave, nivelit te kreditimit dhe dokumentacionit që duhet të plotësojnë individët/familjet per t'u trajtuar me programin social Subvencionimi i Interesave të Kredisë" si dhe në zbatim të shkresës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit nr. 3060/1 prot., datë 16.04.2026, mbi përditësimin e nivelit të kreditimit për çdo strukturë familjare,

Njoftojmë:

Të gjithë qytetarët/individët/familjet e
interesuara 🧑‍🧑‍🧒‍🧒që dëshirojnë të përfitojnë nga programet e strehimit social 🏠, duhet të aplikojne ne portalin qeveritar "e-Albania" 💻duke zgjedhur shërbimin:
➡️ "Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social"

🗓️ Afati i aplikimit:
Faza e parë fillon më datë 20.04.2026 dhe përfundon më datë 19.05.2026⏳

Aplikimet duhet të kryhen brenda këtij afati, ne perputhje me kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar 📑

ℹ️Për çdo informacion ose ndihmë, qytetarët mund të paraqiten pranë zyrave të Njësisë Administrative Nr. 11.

📢 NJOFTIMBashkia Tiranë ka hapur aplikimet për programin “Përmirësimi i kushteve të banesave ekzistuese”. Nëse jeni në p...
31/07/2025

📢 NJOFTIM

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për programin “Përmirësimi i kushteve të banesave ekzistuese”.

Nëse jeni në pamundësi ekonomike dhe banesa juaj ka nevojë për rregullime 🛠️, tani u vjen në ndihmë programi i strehimit, përktasisht ai i “Përmirësimit të kushteve të banesave ekzistuese”, për të cilin mund të aplikoni online në e-Albania, tek shërbimi “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.

📄 Për dokumentacionin që duhet dorëzuar mund të asistoheni nga punonjësit e njësisë administrative.

🙏 Mos e humbisni mundësinë për të përmirësuar kushtet e banesës suaj dhe të siguroheni një jetesë më të mirë për familjen tuaj!



18/07/2025

📢NJOFTIM
Të nderuar banorë të Njësisë Administrative Nr. 11

Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Koordinimit të Legalizimit në bashkëpunim me ASHK kanë nisur punën për përfundimin e procesit të legalizimeve. Të gjithë ata banorë që janë në pritje të dokumentit të pronësisë dhe që:
* Posedojnë vetëdeklarim për legalizim
* Posedojnë vërtetime ose dokumenta plotësuese shtesë

📍Të paraqiten pranë Njësisë
Administrative Nr. 11, në ^Sektorin e Shpërbimeve Publike^, për të dorëzuar dokumentacionin ose për të marrë informacion shtesë.

↪️ Për sa më sipër, ju bëjmë me dije se Njësia 11, ka nisur proçesin e mbledhjes, plotësimit dhe administrimit të dokumentacionit të vlerësuar për proçesin të mëtejshëm duke njoftuar qytetarët nëpërmjet Ndërlidhësve me Komunitetin, që prej muajit Mars janë depozituar 100 dosje në Drejtorinë e Koordinimit të Legalizimit pranë DPJAL, Bashkia Tiranë.

↪️Duke marrë parasysh shtrirjen e gjerë gjeografike dhe numrin e lartë të objekteve informale 🏘️, ju bëjmë me dije se ky proçes është ende në vazhdim.

✔️Ky proçes do të ndihmojë në përshpejtimin e legalizimeve të objekteve pa leje në proces.

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËMTë nderuar qytetarë,Ju informojmë se janë publikuar listat përfundimtare të përfituesve nga progr...
18/06/2025

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar qytetarë,

Ju informojmë se janë publikuar listat përfundimtare të përfituesve nga programi i “subvencionimit të interesave të kredisë” 🔑.

✅Këshilli i Bashkisë Tiranë ka miratuar me vendim nr. 43, datë 10.06.2025, listën e familjeve që përfitojnë.

✅ Për të parë nëse jeni përfitues, mund të gjeni listat në faqen zyrtare www.tirana.al ose pranë zyrave të informacionit në njësi administrative.

📌 Ju kujtojmë se kreditë e buta ofrohen me kushte të favorshme për familjet që plotësojnë kriteret ligjore, në kuadër të mbështetjes për strehim të qëndrueshëm.

Address

Tirana
1026

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Administrative Nr.11 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share