Në "Chill Zone" të rinjtë mund të takohen me miqtë ose të bëjnë njohje të reja, dhe për këtë është "chill room" ku të rinjtë mund të qetësohen dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme. Viti shkollor është shumë i lodhshëm për studentët, të cilët kanë për të bërë bërë shumë projekte në grup, prandaj ne mundësojmë edhe një "dhomë studimi". Kjo është një hapësirë kryesisht për mësim, ku
të rinjtë mund të bëjnë projektet e tyre apo mund të mësojnë për lëndë të caktuara së bashku. Ne gjithashtu ofrojmë një dhomë me kompjutera ku të rinjtë mund të mbledhin informacione nga interneti ose për të mësuar diçka më shumë rreth kompjuterave. Sigurisht kjo nuk është e gjitha çfare Chill Zone ofron . Kurset janë gjithashtu pjesë e qendrës rinore. Ne kemi një dhomë në dispozicion, ku të rinjtë mund të jenë krijues, një ambient ku do të zhvillohen aktivitete sportive dhe një dhomë ku do të bëhen kurset e gjuhës angleze dhe gjermane. Ka gjithashtu një shumëllojshmëri aktivitetesh që do të shërbejnë për qëllime sensibilizuese si dhe argëtuese për tema te ndryshme si mbrojtja e mjedisit, problemet që shkaktohen nga droga dhe alkoli etj. Këtu ata mund të paraqesin mesazhe te ndryshme dhe të zhvillojnë talentet e tyre.