Motrat Bijat e dashurisë Hyjnore / Albania-Kosovo

Directions Contact the organization

Motrat Bijat e dashurisë Hyjnore / Albania-Kosovo Bëj mirë, dhuro gëzim dhe udhëhiqi të tjerët në qiell. (Franziska Lechner - Themeluesja e Kongregatës) Zoti ju bekoftë.

Në këtë faqe do të informoheni për aktivitetet tona më të reja, do të mund të gjeni meditime dhe impulse shpirtërore, gjithashtu, nëse keni nevojë që dikush të lutet për ju, na shkruani, ne jemi këtu për ju.

Themeluesja jonë, Franziska Lechner motrat  i porosiste kështu:.. Çdo natë pasi të jeni shtrirë për të pushuar, merreni ...
14/09/2026

Themeluesja jonë, Franziska Lechner motrat i porosiste kështu:.. Çdo natë pasi të jeni shtrirë për të pushuar, merreni në dorë kryqin tuaj dhe soditni për një minutë Shpëtimtarin mbi kryq;
pastaj secila le t’i puthë 5 varrët e Shpëtimtarit të kryqëzuar...

M.Luljeta dhe M.Valentina, Urime 25-vjetorin e kushtimit tuaj Zotit!Sot, pas 25 vitesh ecjeje me Zotin, zemra jonë mbush...
08/09/2026

M.Luljeta dhe M.Valentina, Urime 25-vjetorin e kushtimit tuaj Zotit!
Sot, pas 25 vitesh ecjeje me Zotin, zemra jonë mbushet me mirënjohje për thirrjen që Ai ju ka bërë dhe për besnikërinë me të cilën e keni ndjekur.
Njëzet e pesë vite janë një histori dashurie, lutjeje, sakrifice, shërbimi dhe besnikërie. Në çdo hap, në ditët e dritës dhe në ditët e vështira, Zoti ka qenë pranë jush dhe iu ka drejtuar rrugën tënde.
Uroj që dashuria për Krishtin të bëhet çdo ditë më e fortë, që zemra juaj të mbetet gjithmonë e hapur ndaj vullnetit të Tij dhe që jeta juaj të vazhdojë të jetë një dritë për shumë njerëz.
Të dashura motra, Zoti iu bekoftë për çdo të mirë që keni bërë,
iu forcoftë në çdo provë dhe iu dhuroftë gëzim e paqe në ditët në vijim.
Maria, Nëna e Zotit dhe Nëna jonë, iu shoqëroftë gjithmonë dhe iu mbuloftë me dashurinë e saj.
Gëzuar 25-vjetorin e kushtimit!
Ecni përpara, me mirënjohje për të kaluarën, me gëzim për të tashmen dhe me besim për vitet që Zoti do të t’ju dhurojë. Ju shoqërojnë në lutje të gjitha Bijat e dashurisë Hyjnore.

Sot është përkujtimi litrugjik i Nënë Terezes.
05/09/2026

Sot është përkujtimi litrugjik i Nënë Terezes.

29 gusht - Shën Agustini.Vonë të desha, o bukuri aq e lashtë e aq e re,vonë të desha!Dhe ja: ti ishe brenda e unë jashtë...
28/08/2026

29 gusht - Shën Agustini.

Vonë të desha, o bukuri aq e lashtë e aq e re,
vonë të desha!
Dhe ja: ti ishe brenda e unë jashtë, aty të kërkoja.
Ti ishe me mua e unë isha me ty.
Larg teje më mbanin krijesat e tua të cilat as s’do të ekzistonin në
mos të ishin në ty.
Të dua Zoti im, të dua,
dhe dua të të dua gjithmonë e më shumë.

Një grup i motrave tona, morën pjesë sot në meshën e veçantë, në burgun famëkeq të Spaçit, të udhëhequr nga kardinali Er...
31/07/2026

Një grup i motrave tona, morën pjesë sot në meshën e veçantë, në burgun famëkeq të Spaçit, të udhëhequr nga kardinali Ernest Troshani.
Ndjenja të forta shpirtërore dhe kujtese e një historie që nuk duhet harruar, tamam ashtu siç tha edhe monsinjor Gjergj Meta, në fjalimin e rastit kur tha: "Nëse historia harrohet ajo ka rrezik të përsëritet ".
🙏Le të mos harrojmë se dashuria e Hyjit nuk njeh mure, hekura apo dyer të mbyllura.
Faleminderit Zotit që ka mbërritur ora e lirisë së vendit tonë dhe kjo gërmadhë të na kujtojë se mos ndodhtë diçka e tillë.

Ushtrimet shpirtërore – një takim me Zotin🙏 Në rrjedhën e vrullshme të jetës, Zoti na fton të ndalemi. Ushtrimet shpirtë...
31/07/2026

Ushtrimet shpirtërore – një takim me Zotin

🙏 Në rrjedhën e vrullshme të jetës, Zoti na fton të ndalemi. Ushtrimet shpirtërore janë një kohë hiri, një kohë heshtjeje, lutjeje dhe dëgjimi, ku zemra mëson të njohë zërin e Hyjit.
Është një udhëtim i brendshëm, ku lëmë pas zhurmën e përditshmërisë për t'i hapur zemrën pranisë së Tij.
Një grup motrash morën pjesë në ushtrimet shpirtërore në Nënshtat, të udhëhequra nga At' Mariano Tarantino.

Motra Vedrana Ljubiq vizitoi Misionin Katolik Shqiptar ThurgauMe ftesë të misionarëve të Misionit Katolik Shqiptar Thurg...
07/07/2026

Motra Vedrana Ljubiq vizitoi Misionin Katolik Shqiptar Thurgau
Me ftesë të misionarëve të Misionit Katolik Shqiptar Thurgau, me seli në Sirnach, Motra Vedrana Ljubiq, misionare e Kongregatës sonë, e cila shërben prej vitesh në Ugand - Afrikë, qëndroi për disa ditë në Zvicër.
Gjatë vizitës së saj, Motra Vedrana mori pjesë në Meshën e së dielës, ku pati mundësinë të ndajë me besimtarët përvojën e saj misionare në shërbim të Kishës dhe të njerëzve më në nevojë. Përmes dëshmisë së saj, ajo solli para të pranishmëve realitetin e jetës në Ugandë, sfidat me të cilat përballen komunitetet atje, por edhe shenjat e shumta të shpresës që lindin falë solidaritetit dhe ndihmës së njerëzve vullnetmirë.
Në kuadër të kësaj vizite, Misioni Katolik Shqiptar Thurgau organizoi edhe një veprimtari bamirësie kushtuar mbështetjes së misionit ku vepron Motra Vedrana. Besimtarët shqiptarë iu përgjigjën me bujari kësaj nisme, duke dëshmuar edhe një herë shpirtin e solidaritetit dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që jetojnë në kushte të vështira.
Gjithashtu mjaft e rëndësishme ishte edhe vizita e saj në shoqatën bamirëse “Nënë Tereza” me seli ne Luzern e cila e pranoi përzemërsisht dhe i premtoi një ndihmë për njerëzit në nevojë.Vizita e motrës Vedrana Ljubiq ishte edhe një dëshmi frymëzuese dhe takimi i përzemërt me bashkësinë e motrave tona në Zvicër.

27 fëmijë të kopshtit të motrave tona në Laç, përfunduan udhëtimin e tyre në kopsht dhe do të vazhdojnë klasën e parë. P...
28/06/2026

27 fëmijë të kopshtit të motrave tona në Laç, përfunduan udhëtimin e tyre në kopsht dhe do të vazhdojnë klasën e parë. Përmes një programi të pasur artistik, ata performuan përpara motrave, stafit të edukimit dhe prindërve ku dëshmuan dituritë dhe mësimet e marra gjatë viteve që qëndruan në kopshtin tonë. Ishte një program i larmishëm me këngë, poezi, valle ku prindërit u gëzuan duke parë arritjet e fëmijëve te tyre. Një falenderim të veçantë për motrën Merita, e cila i ka përcjellur me shumë dashuri.

Ti që i sheh turmat e lodhura dhe të rraskapiturame dhembshurinë e thellë të Atit, mos e lër Kishën Tënde pa barinj.Të k...
14/06/2026

Ti që i sheh turmat e lodhura dhe të rraskapitura
me dhembshurinë e thellë të Atit, mos e lër Kishën Tënde pa barinj.
Të korrat janë të shumta, por njerëzimi ende endet i hutuar,
si një grigjë e shpërndarë në mëshirën e së keqes.
Dërgo punëtorë në të korrat e Tua.
Neve, të thirrur prej hirit e jo prej meritës, na jep guximin e misionit apostolik.
Dhurona fuqinë e Shpirtit Tënd për të dëbuar djallin e indiferencës,
për të shëruar plagët e atyre që bota i ka lënë mënjanë,
dhe për të shpallur pa pushim se Mbretëria e Qiellit është afër.
Ruaji hapat tanë nga çdo krenari dhe mendjemadhësi,
duke gdhendur me zjarr në zemrat tona urdhrin Tënd:
“Falni pa pagesë, sepse falas keni marrë.”
Sepse asgjë nuk është e jona, përveç lirisë për t’a dhënë gjithçka Ty.
Amen.

“Zemra e adhurueshme e Bariut tonë të mirë e formoftë zemrën tonë, në mënyrë që t’i pëlqejë të rrijë aty dhe të derdhë a...
12/06/2026

“Zemra e adhurueshme e Bariut tonë të mirë e formoftë zemrën tonë, në mënyrë që t’i pëlqejë të rrijë aty dhe të derdhë aty në çdo kohë plotësinë e hireve të veta”.

(Nënë Franzika Lechner, Themeluesjae Kongregatës sonë)

Address

Vaso Pasha 5
Shkodër

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Motrat Bijat e dashurisë Hyjnore / Albania-Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Motrat Bijat e dashurisë Hyjnore / Albania-Kosovo:

Shortcuts

Share