Hapa te lehte

Hapa te lehte Women’s Centre “Easy Steps ” is a non -profit organization , established in 2003. http://hapatelehte.org/

The Women Centre is an non profit organization with 25 members that work together for the same goal in an atmosphere of collaboration and responsibilities in commune and with a Directive Committee composed from 9 persons and the president, that two of them are representatives of the neighbourhoods, where the centre operates. The direct participation of the beneficiary on the decision process and t

he realisation of their figure as community leader was a goal that was also realised carefully and successfully. At the same time with the attention for the process for the centre creation, as an active subject on the territory the directive committee and the manager-women take a lot of initiatives related to the reinforcement and institutional relation-ships. As result of this work and of this policy, borne the woman’s office in the Municipality and was compiled the social services map for the women of the Shkodra’s city. The above collaboration has continued along the life of the centre and still continues influencing positively for the activities to improve the conditions and social services on the Shkodra’s city. The Woman Centre has done and is doing a lot of activities and through them has helped to diminish the phenomena of the trafficking with:
A antiviolence service where are offered the social and legal service from a social operator and lawyer (this service is related with the information office and the other services for women in the city)
Reproductive health service where are offered emotional support and legal service from a social operator and a lawyer
Daily kindergarten 07.30-13.30, for children 3-6 years old, (a part of the children are gratis because they are from mothers alone or not supported, in danger to be victims of trafficking
Professional courses: computer, Italian, English, French language, cooking, dance, tailor and hairdressing courses for young girls and women
Daily animation activities 17.00-19.00, for children 6-14 years. An action-research about the women situation in the city of Shkodra
Research about the Welfare System of the city of Shkodra and the map of the social services in the city of Shkodra offered from the associations and the local government
Information office (where the women can learn what kind of services are offered for that what they need)
Trainings with the Health Centres operators of the city about the reproductive health of the women and children health
Trainings with women and girls from the peripheral areas of the city about the reproductive health of the women and children health
Meetings with women and girls about the social problems as the domestic violence, trafficking, family planning, Women Rights ect. Trainings with the local associations about the management of the NGO (projecting, found raising ect), Convention for the Elimination of all the Forms of Discrimination, the Gender Problems and other themes requested from the associations
All the activities of the centre are financed from Italian Cooperation (Regione Emilia Romagna, Comune di Forli’, Provincia di Forli ‘, Regione Toscana, COSPE etj) with the objective to empower the role of the women in the society and the elimination of all the discrimination forms against women and children. The projects and the activities are integrated with each other creating so the services for the women, having as target group all the women and children and particularly who is in danger to be victim of violence and trafficking.

21/08/2026

Në episodin e nëntë të podcastit My Voice, My Strength, patëm kënaqësinë të mirëpresim Dr. Zenepe Dibrën, një prej figurave të njohura të jetës intelektuale dhe kulturore të Shkodrës.

Inxhiniere ndërtimi në profesion, studiuese dhe autore e një sërë botimesh, Zenepe Dibra i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të punës së saj historisë së Shkodrës dhe, veçanërisht, rolit dhe kontributit të grave shqiptare. Në veprat e saj ajo ka sjellë në vëmendje histori grash, familjesh dhe personalitetesh, duke ndihmuar në ruajtjen e kujtesës dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Në këtë bashkëbisedim me të rinjtë folëm për gruan ndër breza, për rrugën e gjatë drejt emancipimit, për sfidat që gratë kanë kapërcyer dhe për rëndësinë që historitë e tyre të mos mbeten në heshtje.

Një episod që lidh kujtesën me të tashmen dhe përvojën me zërin e brezit të ri, duke na kujtuar se fuqizimi fillon edhe duke njohur gratë që hapën rrugë përpara nesh.

Ndiqni Episodin 9 të My Voice, My Strength – një bisedë për historinë, gruan, Shkodrën dhe forcën për të lënë gjurmë.

This project was co-financed by the European Union, within the Youth Hub WB&T Network.

17/08/2026

🎨✨ Kur toka bëhet telajo dhe imagjinata nuk njeh kufij…

Penela në duar, ngjyra kudo, bluza që marrin jetë dhe shumë buzëqeshje! 🌈👕 Në kampin tonë, fëmijët patën lirinë të krijojnë, të eksperimentojnë dhe ta shprehin botën e tyre përmes ngjyrave.

Sepse ndonjëherë, kujtimet më të bukura të fëmijërisë bëhen me pak bojë, shumë imagjinatë dhe duar plot ngjyra. 🖌️💛

🎨 Artistët tanë të vegjël patën mundësinë të njiheshin me disa teknika të punimit të baltës. Ata vizituan studion e skul...
05/08/2026

🎨 Artistët tanë të vegjël patën mundësinë të njiheshin me disa teknika të punimit të baltës. Ata vizituan studion e skulptorit Edis Kadija, ku patën mundësinë të shihnin nga afër se si punohet balta dhe si i jepet formë imagjinatës së tyre.

Me duart e tyre të vogla, krijuan punime të veçanta, të cilat do t’i ruajnë si kujtime të bukura nga eksperiencat e tyre gjatë verës. 🏺✨

Një përvojë krijuese, plot ngjyra, imagjinatë dhe kënaqësi! 🤍

04/08/2026

Në episodin e tetë të podcastit “My Voice, My Strength”, kemi kënaqësinë të mirëpresim Imelda Hasmegaj, autore e librit “Super Omeri dhe Misioni i Dashurisë” – një histori prekëse që lindi nga një përvojë e thellë personale dhe u shndërrua në një mesazh shprese, dashurie dhe force. Libri rrëfen historinë e Omerit, i cili përmes imagjinatës bëhet një “superhero” që vazhdon të përhapë dashuri tek familja e tij edhe pas largimit të tij të parakohshëm.

E intervistuar nga Rosela Shkambi, një nga të rinjtë pjesëmarrës në projekt, Imelda ndan rrugëtimin e saj, mënyrën se si dhimbja u shndërrua në forcë krijuese dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtimeve përmes dashurisë, shpresës dhe veprave që frymëzojnë të tjerët.

Ky episod është një dëshmi e fuqisë së njeriut për të gjetur dritë edhe në momentet më të vështira të jetës dhe një ftesë për të reflektuar mbi dashurinë, qëndresën dhe ndikimin që një histori mund të ketë në jetën e shumë njerëzve.

This project was co-financed by the European Union, within the Youth Hub WB&T Network.

02/08/2026

Në episodin e shtatë të podcastit “My Voice, My Strength”, kemi kënaqësinë të mirëpresim Dr. Helga Dizdarin, psikologe dhe psikoterapiste me përvojë profesionale në Zvicër.

Në një bisedë të hapur dhe reflektuese, diskutuam mbi rëndësinë e shëndetit mendor, sfidat me të cilat përballemi në jetën e përditshme dhe mënyrat se si mund të kujdesemi për mirëqenien tonë emocionale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua periudhës së pushimeve – një kohë që shpesh lidhet me relaksin, por që për shumë njerëz mund të shoqërohet edhe me stres, pritshmëri të larta apo vështirësi emocionale.

Ky episod sjell një mesazh të rëndësishëm: kujdesi për shëndetin mendor nuk merr pushime. Ju ftojmë ta ndiqni këtë bisedë frymëzuese dhe të merrni me vete këshilla të vlefshme për një verë më të qetë, më të ndërgjegjshme dhe më të shëndetshme emocionalisht.

This project was co-financed by the European Union, within the Youth Hub WB&T Network.

🎨 Sot, Qendra e Gruas u mbush me ngjyra, buzëqeshje dhe shumë imagjinatë.Me penela në duar dhe plot ide, fëmijët hodhën ...
23/07/2026

🎨 Sot, Qendra e Gruas u mbush me ngjyra, buzëqeshje dhe shumë imagjinatë.

Me penela në duar dhe plot ide, fëmijët hodhën në telajo botën e tyre, duke e kthyer imagjinatën në piktura plot jetë, ngjyra dhe emocione. Çdo punim pasqyroi kreativitetin, ëndrrat dhe mënyrën unike se si ata e shohin botën.

Falënderojmë znj. Jozefina Delia, e cila me dashuri, përkushtim dhe durim udhëhoqi këtë aktivitet, duke i frymëzuar fëmijët të shprehin botën e tyre përmes artit dhe ngjyrave.

Punimet e artistëve tanë të vegjël i dhanë jetë kësaj dite, duke na kujtuar se imagjinata e fëmijëve nuk njeh kufij dhe se çdo ngjyrë rrëfen një histori.

Shteti i së drejtës nuk ndërtohet vetëm duke rritur llogaridhënien e institucioneve ligjvënëse dhe ligjzbatuese. Ai ësht...
15/07/2026

Shteti i së drejtës nuk ndërtohet vetëm duke rritur llogaridhënien e institucioneve ligjvënëse dhe ligjzbatuese. Ai është shumë më tepër se kaq.

Edukimi i fëmijëve që në moshë të hershme mbi lirinë e fjalës, njohjen e të drejtave dhe detyrimeve të tyre, rolin e institucioneve, si edhe mekanizmat për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre, është një garanci se po kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie dhe një shteti më të drejtë e më demokratik.

Fëmijët e Kampit Veror patën mundësinë të njiheshin nga afër me punën e Këshillit Bashkiak. Gjatë këtij takimi, ata prezantuan kërkesat, idetë dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e disa shërbimeve, duke dëshmuar se zëri i tyre ka vlerë dhe meriton të dëgjohet.

Një falënderim i veçantë shkon për znj. Sabina Danaj, Sekretare e Këshillit Bashkiak, e cila me përkushtim, profesionalizëm dhe durim ua prezantoi fëmijëve funksionimin dhe rolin e Këshillit Bashkiak, duke e kthyer këtë takim në një përvojë të vlefshme dhe frymëzuese.

06/07/2026

Një fragment frymëzues nga biseda me Arjola Dumen mbi rolin e grave në sipërmarrje, sfidat dhe forcën për të ndjekur pasionin.

Ndiqni episodin e plotë në kanalin tonë në Youtube.

This project was co-financed by the European Union, within the Youth Hub WB&T Network.

Në kuadër të Kampit Veror fëmijët pjesëmarrës në aktivitetet e Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë” u bënë pjesë e një përvo...
04/07/2026

Në kuadër të Kampit Veror fëmijët pjesëmarrës në aktivitetet e Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë” u bënë pjesë e një përvoje të veçantë: shkruan letra për njerëzit e tyre të dashur.

Përmes këtij aktiviteti, ata u njohën me procesin e shkrimit, adresimit dhe postimit të një letre, duke zbuluar një mënyrë komunikimi që, edhe pse sot është zëvendësuar në masë të madhe nga teknologjia, ruan ende një vlerë të veçantë emocionale. Një letër e shkruar me dorë mbetet një kujtim i bukur dhe i paharrueshëm.

Përvoja u bë edhe më domethënëse falë mundësisë që fëmijët t’i postonin vetë letrat e tyre, si edhe prezantimit të institucionit dhe historisë së Postës Shqiptare. Ishte një aktivitet që ndërthurte edukimin, emocionin, duke u dhuruar fëmijëve një kujtim të veçantë që do ta mbajnë mend.

Falënderojmë Drejtoreshen e Postës Shqiptare Shkodër znj.Kejsi Spahija dhe stafin e saj që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti dhe që ndihmuan në krijimin e kësaj eksperience të bukur për fëmijët. Edukohemi duke u argëtuar.

Address

Shkodër

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hapa te lehte posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share