ACLI Ipsia në Shqipëri

ACLI Ipsia në Shqipëri Instituti Paqe Zhvillim dhe Risi. Në fokus të punës së IPSIA janë gjithashtu programet e shkëmbimit europian, shërbimit civil dhe vullnetarizmit.

IPSIA operon në Shqipëri, kryesisht në rajonin verior të vendit, që nga viti 1999, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Patronato ACLI, ACLI Lombardia dhe Enaip. Fokusi kryesor i punës në Shqipëri përfshin një sërë fushash, të tilla si migracioni, të rinjtë, formimi profesional, ndërmarrjet sociale, mbështetja për shoqërinë civile, etj.

📢 NJOFTIM PUNE – PATRONATO ACLI VLORËDëshiron të bëhesh pjesë e ekipit të Patronato ACLI? Po kërkojmë staf të ri për zyr...
21/01/2026

📢 NJOFTIM PUNE – PATRONATO ACLI VLORË

Dëshiron të bëhesh pjesë e ekipit të Patronato ACLI? Po kërkojmë staf të ri për zyrën tonë në .

✨ Çfarë kërkojmë:
🇦🇱🇮🇹 Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe & italiane
📄 Përvojë në Patronato / CAF / shërbime për qytetarët (avantazh)
⚖️ Njohuri mbi legjislacionin e sigurimeve shoqërore 🇮🇹🇦🇱
💻 Aftësi digjitale & organizative
🔐 Pajisje me SPID italian
🤗 Frymë bashkëpunimi & pasion për çështjet sociale

Ofrohet 🏢 ambient pune profesional, 📚 trajnim dhe mundësi zhvillimi në përputhje me vlerat e Patronato ACLI.

👉 Apliko këtu:�https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=0TgXo9kJn0ieJDVOoG4Ecgab38JNidRFnlCYS5Mf7tlUM1ZZMlBTNVVVVkhXRTBKQUxTWFhaVlVSSSQlQCN0PWcu

08/01/2026

🔈SIGURIMI VULLNETAR

Kanë të drejtë të paguajnë SIGURIM VULLNETAR shtetasit shqiptarë të cilët kanë plotësuar moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie.

Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar ?

🛑Sigurim vullnetar për vitin korent 🛑
Kanë të drejtë të paguajnë personat që nuk bëjnë pjesë në sigurimin e detyrueshëm. Kontributet mund të paguhen mujore, tremujore ose vjetore dhe për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje të masës së caktuar të kontributeve, si në vijim:
✔️6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar).
✔️3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).
✔️1,5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).

🛑Sigurim vullnetar për periudha të kaluara🛑
Personat kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar për plotësimin e periudhave të kaluara, të pambuluara me sigurim të detyrueshëm, deri në plotësimin e moshës për pension pleqërie.

🛑Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura🛑
Kanë të drejtë të paguajnë personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit privatë, për pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
Kontributet vullnetare për më shumë të ardhura, paguhen deri në nivelin maksimal, por vetëm për vitin korrent dhe jo për periudha të mëparshme.

Kuota mujore e sigurimit vullnetar aktualisht është 8,640 lekë,
kuota vjetore është 103.680 lekë

Sigurimi vullnetar nuk mund të bëhet:
 Pas lindjes të së drejtës për një përfitim nga skema e sigurimit të detyruar.
 Nga të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit.

Sigurimi vullnetar në çdo rast bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje ndërmjet personit që aplikon dhe punonjësit të ngarkuar në strukturat e ISSH – së.

Për më shumë informacion mbi sigurimi vullnetar ju mund të klikoni:https://www.issh.gov.al/?page_id=6623

Address

Rr. Don Bosko, Shkoder
Shkodër

Opening Hours

Monday 08:30 - 13:00
Tuesday 08:30 - 13:00
Wednesday 08:30 - 13:00
Thursday 08:30 - 13:00
Friday 08:30 - 13:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ACLI Ipsia në Shqipëri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ACLI Ipsia në Shqipëri:

Share