Well Point

Directions Contact the organization

Well Point "Well Point - është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare që ka si mision ruajtjen e shëndetit publik dhe mjedisor.

🛑LUMI BUNA NUK ESHTE PRONE PRIVATE‼️Thirrje institucioneve për veprim të menjëhershëm‼️Ka më shumë se një muaj që rrjedh...
18/10/2026

🛑LUMI BUNA NUK ESHTE PRONE PRIVATE‼️
Thirrje institucioneve për veprim të menjëhershëm‼️
Ka më shumë se një muaj që rrjedha e lumit Buna është bllokuar nga rrjeta dhe binarë të vendosura në mënyrë të paigjshme.
Është dërguar ankesa me shkrim (dokumenti me nr prot. 6956 me datë 09.09.2026) pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë, mbrojtes së bimëve dhe peshkimit, është kthyer përgjigjia me shkrim (dokument me nr prot. 6956/1 të datës 17.09.2026) i cili detyron institucionet përgjegjëse të menaxhimit të peshkimit, heqjen e barrierave, binarëve dhe rrjetave penguese për lëvizjen e lirë të peshqve migratorë.
Ende nuk ka asnjë veprim‼️
🛑Vendosja e rrjetave fikse dhe barrierave fizike (daljanëve) përgjatë gjithë gjerësisë së lumit Buna bllokon korridorin natyror të migrimit të peshqve, duke kërcënuar biodiversitetin dhe ekuilibrin ekologjik të zonës.

‼️Kjo praktikë ngre shqetësime serioze për përputhshmërinë me detyrimet dhe standardet mjedisore që lidhen me:

❗️Konventën e Bernës: Rrjetat jopërzgjedhëse mund të bien ndesh me dispozitat për mbrojtjen e specieve të egra, në varësi të karakteristikave dhe ndikimit të tyre.
❗️Konventën e Bonit (CMS): Bllokimi i korridoreve migratore rrezikon lëvizjen dhe ruajtjen e specieve migratore, për të cilat zbatohen detyrimet përkatëse të Konventës.
Konventën e Ramsarit: Pengimi i migrimit të faunës ujore rrezikon karakterin ekologjik të ligatinave të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna.
❗️Rregulloren e BE-së nr. 1100/2007 për ngjalën: Barrierat që pengojnë kalimin e ngjalave drejt detit bien ndesh me objektivat e ruajtjes dhe rikuperimit të kësaj specieje, si standard për përafrimin e Shqipërisë me legjislacionin e BE-së.
❗️Direktivën e BE-së për Habitatet (92/43/KEE): Ndërhyrjet që dëmtojnë habitatet ose shqetësojnë speciet e mbrojtura mund të cenojnë objektivat e ruajtjes së tyre.
Direktivën Kuadër të BE-së për Ujërat (2000/60/KE): Ndërprerja e vazhdimësisë ekologjike të lumit mund të pengojë migrimin e organizmave ujorë dhe të cenojë gjendjen ekologjike të tij.
❗️Standardet e IUCN-së për zonat e mbrojtura: Bllokimi i një korridori të rëndësishëm migrator bie ndesh me objektivat e ruajtjes dhe rehabilitimit të specieve e habitateve.
🐟 Ngjala evropiane (Anguilla anguilla), e klasifikuar në rrezik kritik zhdukjeje, nuk mund të mbijetojë nëse i mbyllim rrugën e migrimit. Edhe specie të tjera migratore, si blini Acipenser naccarii dhe Alosa fallax, rrezikohen nga pengesa të tilla.

📢 Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse verifikimin urgjent të këtyre veprimtarive, heqjen e barrierave të paligjshme kur shkeljet konstatohen dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e biodiversitetit.

‼️MBRONI LUMIN BUNA NGA RRJETAT DHE BARRIERAT E PALIGJSHME TË PESHKIMIT!

💙Buna është pasuri natyrore e përbashkët, jo pronë për shfrytëzim pa kriter‼️
Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna kanë statusin më të lartë të mbrojtjes ndërkombëtare për vlerat natyrore meqënëse janë pjesë e Zonë Rezervë Biosferë Ndërkufitare në UNESCO🇺🇳
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Agjencia Kombëtare e Mjedisit
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Forca për mbrojtjen e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna.
Holta Duda
Bashkia Shkodër
Centar za zaštitu i proučavanje ptica Crne Gore
Program za životnu sredinu - EnvPro
Qendra EDEN/ EDEN Center
Protection and Preservation of Natural Environment in Albania
AOS-Albanian Ornithological Society
REC Albania

15/10/2026

Krimi mjedisor me pyjet shqiptare‼️

Organizata  lokale ne Mal te Zi “Trofta” ben thirrje per mbrojtjen e lumit Cem nga ndertimi HECeve ne pjesen shqiptare n...
10/10/2026

Organizata lokale ne Mal te Zi “Trofta” ben thirrje per mbrojtjen e lumit Cem nga ndertimi HECeve ne pjesen shqiptare ne Cemin e Vuklit.

Pamja e Cemit si kjo në foto mund të bëhen më të shpeshta, e jo vetëm fenomen sezonal!!!Më 29.01.2025, jemi drejtuar kabinetit të Presidentit të Malit të Zi

09/10/2026

💙 Mos e prek Cemin!
Banorët e zonës po ngrenë zërin për të mbrojtur Vuklin, degën e fundit të paprekur të lumit Cem. Ata po kundërshtojnë projektet e hidrocentraleve që kërcënojnë lumin dhe tokat e tyre.

Mesazhi i komunitetit është i qartë: Cemi meriton të mbrohet, jo të shkatrrohet!

Ne, qëndrojmë përkrah banorëve në thirrjen e tyre për të mbrojtur këtë lumë të çmuar dhe për të siguruar që zëri i njerëzve që jetojnë pranë tij të dëgjohet dhe thesaret natyrore të mbrohen.
🔗 Lexoni më shumë këtu: https://lumi.al/banoret-e-vuklit-protestojne-kunder-hidrocentraleve-mos-e-prek-cemin/?lang=sq
---
💙 Hands Off the Cemi River!

Local residents are raising their voices to protect Vukël, the last untouched tributary of the Cemi River. They oppose hydropower projects that threaten the river, its natural environment, and their land.

The community’s message is clear: The Cemi deserves protection, not destruction!

We stand alongside local residents in their call to protect this precious river, ensure that community voices are heard, and safeguard our natural treasures.

🔗 Read more: https://lumi.al/hands-off-cemi-river-local-residents-protest-against-hydropower-projects/

Liqeni Shkodres❤️🇺🇳
08/10/2026

Liqeni Shkodres❤️🇺🇳

🎊 Jemi të lumtur të ndajmë se hyrja e Liqenit të Shkodrës në UNESCO sillet si një shembull suksesi i bashkëpunimit ndërkufitar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë në buletinin e gushtit të IPA CBC Programme Montenegro-Albania.

📌Ju ftojmë të lexoni buletinin e plotë në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më tej mbi rrugëtimin drejt njohjes së Liqenit të Shkodrës si pjesë e Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës, sfidat, sukseset dhe hapat e mëtejshëm që na presin në të ardhmen!

https://cbc-mne-alb.org/26-edition-of-the-enhancing-cooperation-newsletter-is-now-available/

📸: ©️ Cross-border Cooperation Programme Montenegro-Albania

Mos ma prek lumin Cem‼️
08/10/2026

Mos ma prek lumin Cem‼️

07/10/2026

Address

Shkodër

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Well Point posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Well Point:

Shortcuts

Share