Perpjekje - The Effort Association

Perpjekje - The Effort Association Organizate ne mbeshtetje te Shoqerise Civile, studenteve ekselente me projekte komunitare dhe bursa studimi.

Pjesë nga trajnimi mbi orientimin në karrierë "Hap Pas Hapi", me gjimnazistët e qytetit të Shkodrës.
22/01/2024

Pjesë nga trajnimi mbi orientimin në karrierë "Hap Pas Hapi", me gjimnazistët e qytetit të Shkodrës.

Momente nga takimi i parë i trajnimit për orientimin në karrierë "Hap pas Hapi". 🥳
05/12/2023

Momente nga takimi i parë i trajnimit për orientimin në karrierë "Hap pas Hapi". 🥳

Për të rinjtë, nuk është e lehtë të orientohen në tregun e punës apo të zgjedhin çfarë është ajo që dinë të bëjnë më mir...
21/11/2023

Për të rinjtë, nuk është e lehtë të orientohen në tregun e punës apo të zgjedhin çfarë është ajo që dinë të bëjnë më mirë. Të lidhësh pasionin me aftësitë dhe ofertat e tregut të punës, është kombinimi më i mirë për të arritur suksesin.

Si një kontribut për të rinjtë, shoqërinë tonë dhe të ardhmen, organizata rinore "Përpjekje" organizon për të dytin vit trajnimin e orientimit në karrierë "Hap pas Hapi". Ky trajnim i veçantë në llojin e vet, synon të qartësojë pasiguritë dhe dilemat e të rinjve, duke i aftësuar dhe informuar më shumë rreth temave kryesore që lidhen me aftësimin në karrierë.

Ky trajnim ka në fokus 6 takime, të ndërthurura me informacion, lojëra didaktike, ushtrime praktike dhe ndarje eksperiencash. Formati u shërben të rinjve të vitit të parë dhe të dytë të shkollave të mesme të qytetit.

Trajnimi nis me datë 2 dhjetor, ora 11:00. Kostoja totale e trajnimit është 2000 lekë të reja. Për të rezervuar një vend, ju lutem kontaktoni nëpërmjet rrjeteve sociale ose pranë ambjenteve të organizatës "Përpjekje". Për 10 aplikantët e parë, trajnimi është falas.

📚Hapet qendra e re e kurseve "Lider Academy". Ftojmë femijët të zgjedhin nga kurset e këtij sezoni.📝Ju premtojmë cilësi ...
10/11/2023

📚Hapet qendra e re e kurseve "Lider Academy".
Ftojmë femijët të zgjedhin nga kurset e këtij sezoni.

📝Ju premtojmë cilësi maksimale të të nxënit përmes argëtimit!

📍Adresa: "Rruga e Koplikëve", Perash.

Faleminderit!

Address

Shkodër

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Perpjekje - The Effort Association posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Perpjekje - The Effort Association:

Share