21/10/2026
📍Në ambientet e Komunës së Ulqinit, u zhvillua Mbledhja e Gjashtë e Komitetit Drejtues të projektit “Women Microenterprise Development in the Cross-Border Area”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komunës së Ulqinit, OJQ-së MogUL dhe CODE PARTNERS/Arka.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe hapat e mëtejshëm për realizimin e aktiviteteve të planifikuara, me fokus organizimin e Konferencës së Donatorëve, vizitat studimore, ofrimin e mbështetjes teknike përmes HUB-it, përgatitjen e katalogut të bizneseve të grave sipërmarrëse dhe procedurat për financimin e planeve të biznesit.
🤝 Bashkëpunimi ndërmjet partnerëve synon të forcojë sipërmarrjen e grave, të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve dhe të nxisë bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ky takim u organizua në kuadër të projektit të përbashkët “Women Microenterprise Development in the Cross-Border Area”, bashkëfinancuar nga Programi IPA CBC Mali i Zi–Shqipëri 2014–2020 dhe i zbatuar në partneritet nga Bashkia e Ulqinit, organizata MOGUL dhe CODE Partners/Arka.