Shoqata Istanbul

Directions Website Contact the organization

Shoqata Istanbul Shoqata Istanbul jep kontributin e saj në integritetin dhe zhvillimin e vlerave shpirtërore dhe humane të individit dhe shoqërisë.

Shoqata Istanbul merr persiper te jape kontributin e saj në integritetin dhe zhvillimin e vlerave shpirtërore dhe humane të individit dhe shoqërisë, ne ofrimin e ndihmesës dhe sigurisë për shërbimet publike, sociale, shëndetësore, për tu qëndruar sa më afër njerëzve në nevojë dhe të japë ndihma dhe kontribute të ndryshme edhe në raste fatkqësish, në promovimin, mbështetjen, ushtrimin e veprimtarisë dhe ofrimin e shërbimeve në fushën e arsimit dhe kulturës, të kërkimeve shkencore etj.

📌Shoqata Istanbul mirëpriti në ambientet e saj një delegacion nga Kryesia për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike ...
30/09/2026

📌Shoqata Istanbul mirëpriti në ambientet e saj një delegacion nga Kryesia për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB) të udhëhequr nga z. Umut Deniz Öncel.

📑Kryetari i Shoqatës Istanbul z. Ridvan Seferaj i uroi mirëseardhjen delegacionit ndërsa i njohu më nga afër me aktivitetin e institucionit kryesisht në fushën e arsimit dhe veprimtarisë humanitare ushtruar prej mëse 25 vitesh.

✒️z. Seferaj shprehu falenderimet me të thella për mbështetjen e ofruar ndër vite nga YTB. Prej mëse 9 vitesh Shoqata Istanbul dhe YTB organizojnë në Shkodër “Shkollën Rinore Ballkanike”, një program trajnimi dhe cikël seminaresh ku zënë vend tematika me karakter social, kulturor, fetar, dhe historik.

🤝Gjithashtu u diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi për nisma dhe projekte në shërbim të misionit të përbashkët të Shoqatës Istanbul dhe YTB.

👨‍🎓YTB ka një kontribut të madh në arsmimin e të rinjve nga Shqipëria ku çdo vit ka qindra aplikime në programin e saj të bursave të studimit në Turqi, një mundësi që ofrohet në mbi 170 shtete të botës.

👉https://shoqataistanbul.org/delegacioni-i-kryesise-se-turqve-jashte-vendit-dhe-komuniteteve-mike-ytb-viziton-shoqaten-istanbul/

Shoqata Istanbul shpreh urimet e përzemërta  për të gjithë nxënësit të cilët i rikthehen sot misionit të kërkimit të dij...
13/09/2026

Shoqata Istanbul shpreh urimet e përzemërta për të gjithë nxënësit të cilët i rikthehen sot misionit të kërkimit të dijes e në veçanti për ata fëmijë të cilët për herë të parë ulen në bankat e shkollës!

Qoftë ky një vit shkollor plot suksese dhe arritje!

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Zehra Sert bashkëshortes së Hoxhës tonë të nderuar z. Ab...
16/08/2026

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Zehra Sert bashkëshortes së Hoxhës tonë të nderuar z. Abdullah Sert, e cila ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta mëshirojë të ndjerën, t’ia falë gjynahet, ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus dhe familjes së saj t’i japë forcë dhe durim në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe.

Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë prej banorëve të Xhenetit.
Amin!

Shoqata e Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” ka lidhur një Memorandum Mirëkuptimi me University of New York Tir...
10/08/2026

Shoqata e Vëllazërore Humanitare Kulturore “Istanbul” ka lidhur një Memorandum Mirëkuptimi me University of New York Tirana (UNYT), me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe krijimin e mundësive të reja në mbështetje të studentëve dhe komunitetit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, palët synojnë të angazhohen në projekte të përbashkëta, organizimin e leksioneve, konferencave, workshopeve dhe aktiviteteve të tjera akademike, si dhe publikimeve shkencore.

Një nga përfitimet e rëndësishme të kësaj marrëveshjeje është mundësia që studentët e referuar nga Shoqata “Istanbul” të përfitojnë bursë studimi në UNYT, në përputhje me kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Memorandum.

Përmes këtij bashkëpunimi, Shoqata “Istanbul” dhe UNYT synojnë të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin akademik, mbështetjen e studentëve dhe realizimin e nismave të përbashkëta, duke kontribuar në zgjerimin e mundësive arsimore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

👉https://shoqataistanbul.org/shoqata-e-vellazerore-humanitare-kulturore-istanbul-memorandum-mirekuptimi-me-university-of-new-york-tirana-unyt/

30/06/2026

Çaste nga Mbrëmja e Maturës 2026 – “Hapa që shihen, gjurmë që lihen”…
Faleminderit që ish*t pjesë e kësaj nate të paharrueshme!

Mbrëmjen e së martës të 23 qershorit Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve organizoi përmbylljen e një viti shkoll...
24/06/2026

Mbrëmjen e së martës të 23 qershorit Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve organizoi përmbylljen e një viti shkollor dhe diplomimin e maturantëve të 2026-tës.

Kjo iniciativë u realizua falë partneritetit të ngushtë me fondacionin turk “Aziz Mahmud Hudayi”, si dhe falë bujarisë s...
01/06/2026

Kjo iniciativë u realizua falë partneritetit të ngushtë me fondacionin turk “Aziz Mahmud Hudayi”, si dhe falë bujarisë së donatorëve vendas, të cilët treguan një solidaritet të lartë me komunitetin.

👉

Edhe këtë vit, Shoqata “Istanbul” përmbylli me sukses procesin e therjes dhe shpërndarjes së kurbaneve, duke ofruar mbështetje për shtresat në nevojë gjatë

01/06/2026

Tradita disa vjeçare e Shoqatës Istanbul e therjes dhe shpërndarjes së kurbaneve u rikthye edhe këtë Kurban Bajram, duke u gjendur pranë familjeve dhe kategorive më në nevojë. Mishi i kurbaneve shkoi për disa familje në vështirësi ekonomike të zonës së Shkodrës.

Është një projekt i bërë realitet falë bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së vazhdueshme të fondacionit nga Turqia “Aziz Mahmud Hudayi.”

Shoqata Istanbul ju uron besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit. Urojmë që kjo festë e sakrificës dhe solidarite...
26/05/2026

Shoqata Istanbul ju uron besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit.

Urojmë që kjo festë e sakrificës dhe solidaritetit të sjellë në familjet tuaja harmoni, mbarësi dhe lumturi. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin gjithmonë me ju dhe më të dashurit tuaj!

Address

Lagja Perash, Rruga Mehmet Pashë Plaku
Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Istanbul posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Istanbul:

Shortcuts

Share