Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (shkurt K.S.U.SH) Kryetari: Redan BUSHATI Zv/Kryetare: Ina LEKA Sek.i Përgjithshëm: Ervis ISUFI Qëllimi kryesor i K.S.U.SH-së është përmirësimi i jetës studentore. Organizativ:
Përfaqësuesat e Këshillit Studentor (2010-2011) nëpër Fakultete janë si më poshtë:
Fakulteti i DREJTËSISË: Kristi KOLA, Ronida TRUPA, Kreshnik KRUCI, Resmi XHOLI, Miran
da VEZI, Lumbardh NEHANI
Fakulteti i EKONOMIKUT: Eneida KOÇIAJ, Amela HEBOVIJA, Ajsel TUKAJ, Katia ÇAPALIKU, Armanda DAKA, Senada BUSHATI, Arsen MEMA, Leandra TROSHANI, Amina BISHA
Fakulteti i GJUHËVE të HUAJA: Pamela BEGA, Ouida MANDIJA, Eliverta LUCAJ, Fjona DINJA, Jesmina RADOSHKU, Seda ÇANO, Luan RRJOLLI
Fakulteti i SHKENCAVE SHOQËRORE: Ervis ISUFI, Valter KODRA, Ndoj MHILLI, Benard NDRECA, Lulzim TOÇI
Fakulteti i SHKENCAVE të NATYRËS: Nikoleta PREKDUCAJ, Klaudia BRUÇETI, Aida MARKAJ, Artan BASHOTA, Esmeralda ISUFI, Arminda PELINKU, Iva PAVACI, Iden Simoni, Arjon BUSHAJ, Florida KOSI
Fakulteti i SHKENCAVE të EDUKIMIT: Redan BUSHATI, Ina LEKA, Blerta ISMAILAJ, Mariglen SPAHIU, Suad ARILLA, Safet KUTI
Anëtarë senati të USH-së "Luigj Gurakuqi" janë: Ronida
TRUPA, Ina LEKA dhe Redan BUSHATI. Anëtarë në Këshillin e Administrimit është: Kristi KOLA
ADMIN të kësaj faqeje do jetë KËSHILLI STUDENTOR dhe përfaqësuesat Fakulteteve. http://albania-news.co.cc
[email protected]
The representatives of Students’ Council (2010-2011) according to respective Faculties are these:
Law Faculty: Kristi KOLA, Ronida TRUPA, Kreshnik KRUCI, Resmi XHOLI, Miranda VEZI, Lumbardh NEHANI
Faculty of Economics: Eneida KOÇIAJ, Amela HEBOVIJA, Katia ÇAPALIKU, Ajsel TUKAJ, Armanda DAKA, Senada BUSHATI, Arsen MEMA, Leandra TROSHANI, Amina BISHA
Faculty of Foreign Languages: Pamela BEGA, Ouida MANDIJA, Eliverta LUCAJ, Fjona DINJA, Jesmina RADOSHKU, Seda ÇANO, Luan RRJOLLI
Faculty of Social Sciences: Ervis ISUFI, Valter KODRA, Ndoj MHILLI, Benard NDRECA, Lulzim TOÇI
Faculty of Natyral Sciences: Nikoleta PREKDUCAJ, Klaudia BRUÇETI, Aida MARKAJ, Artan BASHOTA, Esmeralda ISUFI, Arminda PELINKU, Iva PAVACI, Iden SIMONI, Arjon BUSHAJ, Florida KOSI
Faculty of Educational Sciences: Redan Bushati, Ina Leka, Blerta Ismailaj, Mariglen Spahiu, Suad ARILLA, Safet KUTI
STATUTI****STATUTI*****STATUTI******STATUTI***
Statuti i K.S.U.SH-Së
Republika e Shqipërisë
Universiteti i Shkodrës
Statuti i Këshillit Studentor
Në mbështetje të nenit 54 dhe 55 të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe Statutit të Universitetit të Shkodrës neni 47 i tij, hartohet ky statut për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (shkurt K.S.U.SH). Kreu 1
Objekti, Qëllimet dhe Parimet e Organizimit të Veprimtarisë
Neni 1
1. Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (shkurt K.S.U.SH) është një organizim i pavarur i studentëve, i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Ky Këshill Studentor promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre për organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.
2. Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë. K.S.U.SH është i vetmi organizim në nivele studentore, që njihet nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Neni 2
Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucionit të arsimit të lartë, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, propozimin dhe sugjerimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sociale, humane, sportive etj. Neni 3
Institucionet e arsimit të lartë mbështesin Këshillin Studentor dhe financojnë veprimtaritë e tyre. Për nismat apo projektet e K.S.U.SH-së jepet ndihma dhe mbështetja e duhur nga institucionet e arsimit të lartë, kur palët bien dakort në angazhimin për realizimin e projekteve. Neni 4
Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës ka këto qëllime dhe objektiva kryesore:
• Të trajtojë shqetësimet e studentëve dhe të veprojë për zgjidhjen e tyre;
• Të kontribuojë në rritjen e aftësive organizuese dhe administruese të grupeve më aktive të studentëve;
• Të krijojë struktura që shërbejnë për informimin e studentëve dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e tyre;
• Të bashkëpunojë me organet drejtuese të Universitetit dhe të Fakulteteve me synim përmirësimin e nivelit mësimor e kërkimor-shkencor;
• Të krijojë e përforcojë lidhjet midis studentëve të Universitetit dhe studentëve të Universiteteve të tjera në Shqipëri dhe nëpër botë;
• Të ndërmarrë veprime që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve;
• Të krijojë struktura ndihmëse në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore për studentët;
• Të ofrojë shërbime lehtësuese për studentët;
• Të zhvillojë nivelin kulturor dhe arsimor të studentëve;
• Të kryejë aktivitete që synojnë argëtimin në format e tij më të larmishme;
• Të ndërhyjë për të krijuar një klimë të përshtatshme arsimore brenda auditoreve. Neni 5
Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës e zhvillon veprimtarinë e tij në Universitetin e Shkodrës. Neni 6
Në aktivitetin e tij Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës respekton detyrimet e përcaktuara në akte ligjore apo n/ligjore. Neni 7
Selia e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës ndodhet në adresën: Rektorati, Sheshi “2 Prilli”, Shkodër. Neni 8
Vula e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës është në formë drejtkëndore dhe ka në përmbajtje togfjalëshin: “Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Kreu 2
Organizimi dhe drejtimi
Neni 9
K.S.U.SH është organizimi më i lartë studentor në nivel institucioni. Universiteti i Shkodrës në përbërje të tij ka 6 (gjashtë) Fakultete. Çdo Fakultet ka 5 (pesë) përfaqësues në Këshillin Studentor, të cilët janë të zgjedhur nga studentët në Fakultetin përkatës. Çdo Fakultet ka drejtuesin (kryetarin) e tij, që është njëri nga këto 5 (pesë) të zgjedhurit e studentëve. Neni 10
Në funksionimin e Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës aplikohen parimet e bashkëpunimit si dhe të respektit të ndërsjelltë. Në çdo moment demonstrohet një etikë bashkëkohore komunikuese dhe drejtuese. Neni 11
Këshilli Studentor organizohet dhe drejtohet nga organet drejtuese që veprojnë sipas kompetencave të përcaktuara në akte ligjore e n/ligjore. Kryetarët e Fakulteteve mblidhen dhe propozojnë Kryetarin e K.S.U.SH-së, i cili nuk është njëri nga këto kryetar Fakultetesh, por që është fitues në zgjedhjet e Këshillit Studentor si një nga përfaqësuesit e tij. Propozohet një emër dhe votohet nga kryetarët e Fakulteteve. Kreu 3
Organet Drejtuese
Neni 12
Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës ka në strukturën e tij këto organe drejtuese: 1. BORDIN EKZEKUTIV dhe 2. MBLEDHJEN e SENATORËVE.
1. BORDI EKZEKUTIV
Neni 13
Bordi Ekzekutiv është organ kolegjial dhe është organi më i lartë vendimmarrës në Këshillin Studentor të Universitetit të Shkodrës. Ai ka në përbërje të tij: Kryetarin dhe kryetarët e çdo Fakulteti, gjithsej 7 (shtatë) anëtarë. Bordi Ekzekutiv në strukturën e tij ka Kryetarin, zv.Kryetarin dhe sekretarin e Përgjithshëm. Neni 14
Mbledhja e Bordit Ekzekutiv zhvillohet 1 herë në dy muaj. Mbledhjet janë të vlefshme kur në to janë njoftuar të gjithë anëtarët dhe janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve. Mbledhja e Bordit Ekzekutiv drejtohet nga kryetari i K.S.U.SH-së. Mbledhja përgatitet dhe thirret nga zv.kryetari i K.S.U.SH-së ose sekretari i Përgjithshëm. Të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv kanë të drejtën e votës. Përveç rasteve (të veçanta) që statuti parashikon ndryshe, vendimet e Bordit Ekzekutiv merren me shumicën e thjeshtë të votave të të pranishëmve në mbledhje. Vendimet e Bordit Ekzekutiv hyjnë në fuqi menjëherë pasi firmosen dhe vulosen nga kryetari. Bordi Ekzekutiv ka këto kompetenca:
• Zgjedh ose shkarkon kryetarin me votim të fshehtë;
• Zgjedh ose shkarkon sekretarin e përgjithshëm me votim të fshehtë;
• Shkarkon zv.kryetarin me votim të fshehtë;
• Krijon komisione të përhershme ose të përkohshme për çështje të ndryshme dhe përcakton mënyrën e funksionimit të tyre.
• Vendos dhe propozon studentët, të cilët do të përfaqësojnë interesat e Këshillit Studentor në Senatin dhe Këshillin e Administrimit të USH-së.
• Vendos për krijimin e marrëdhënieve me Këshillat Studentore me synim bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjelltë.
• Miraton buxhetin vjetor të K.S.U.SH-së të propozuar nga sekretari i Përgjithshëm, me firmosjen dhe vulosjen e kryetarit.
• Miraton çdo shpenzim jashtë buxhetit vjetor të miratuar.
• Miraton rregulloren për funksionimin e Këshillave të Fakulteteve.
• Merr në shqyrtim dhe vendos për propozimet që bëhen nga organizma dhe organizata të ndryshme me qëllim bashkëpunimi e ndihme të ndërsjelltë;
• Vendos për draftin final të statutit të K.S.U.SH-së që i paraqitet Rektorit të Universitetit për miratim;
• Miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të K.S.U.SH-së;
• Diskuton çdo gjë të jashtëzakonshme që vihet në rendin e ditës të mbledhjes dhe merr vendime rreth saj.
• Realizon dhe mbikqyrë ecurinë e zgjedhjeve të K.S.U.SH-së.
• Zgjedhjet për Këshillin Studentor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” realizohen çdo vit me votim të studentëve të USH-së dhe mbështeten nga legjislacioni në fuqi, përjashto rastet e mëposhtme kur mund të realizohen zgjedhje të pjesshme: a) jep dorëheqjen për motive të ndryshme si dhe b) shkarkohet nga detyra. Në këto raste Bordi Ekzekutiv realizon zgjedhjet aty ku mbeten vendet vakante, gjithmone nën vënien në dijeni të Rektorit të USH-së. MBLEDHJA e SENATORËVE
Senatorë janë 5 (pesë) përfaqësuesit e çdo Fakulteti të zgjedhur nga studentët. Nga 6 (gjashtë) Fakultete që ka USH-ja, Këshilli Studentor ka 30 (tridhjetë) senatorë. Senatorët e çdo Fakulteti mblidhen për caktimin e drejtuesit (kryetarit) të tyre. Senatorët janë të pranishëm në çdo mbledhje që organizon Këshilli Studentor, përveç kur Bordi Ekzekutiv vendos me shumicë votash, që për raste të veçanta e specifike nuk është e nevojshme prania e senatorëve. Në çdo nismë apo vendim (pa përjashtim) të gjithë senatorët kanë të drejtën e votës, përjashto rastet kur Bordi Ekzekutiv merr vendime pa e shikuar të domosdoshme praninë e senatorëve. Senatorët kanë të drejtë të propozojnë, sugjerojnë, gjykojnë etj. Mbledhja e Senatorëve bëhet e mundur me vendim të kryetarit, Bordit Ekzekutiv ose të 1/3 së anëtarëve të Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës. Neni 16
Kryetari
Kryetar i K.S.U.SH-së mund të jetë çdo senator i zgjedhur i një prej Fakulteteve të Universitetit të Shkodrës. Kryetari ka mandat 2 (dyvjeçar) dhe ushtron kompetencat e tij deri në zgjedhjen dhe mandatimin e kryetarit të ri. Kryetari zgjidhet nga Bordi Ekzekutiv, pra nga kryetarët e Fakulteteve me shumicë të thjeshtë dhe ka keto kompetenca:
• Drejton veprimtarinë e K.S.U.SH-së në bazë të statutit;
• Në veprimtarinë e tij shprehet me urdhra;
• Përfaqëson K.S.U.SH-në në marrëdhënie me të tretë;
• Përgatit, thërret dhe drejton mbledhjen e Bordit Ekzekutiv dhe të Mbledhjes së Senatorëve;
• Kujdeset për interesat e K.S.U.SH-së si dhe i mbron ato;
• Ka në ngarkim zyrën e K.S.U.SH-së dhe të gjithë materialet që ndodhen në to;
• Bën deklarime publike për të shprehur qëndrimin zyrtar të K.S.U.SH-së mbi çështje të ndryshme;
• Delegon tërësisht ose pjesërisht kompetencat e tij tek zv/kryetari;
• Mban vulën e K.S.U.SH-së;
• Firmos dhe vulos për hyrjen në fuqi të vendimeve të Bordit Ekzekutiv dhe të Mbledhjes së Senatorëve;
• Përgatit projekt-programin vjetor të aktiviteteve dhe e paraqet për miratim tek Mbledhja e Senatorëve;
• Merr në shqyrtim propozimet që bëhen nga institucione dhe organizata të ndryshme me qëllim bashkëpunimi e ndihme të ndërsjelltë dhe i paraqet ato para Bordit Ekzekutiv;
• Kujdeset për zbatimin e vendimeve të marra nga Bordi Ekzekutiv dhe Mbledhja e Senatorëve;
• Autorizon persona të ndryshëm të marrin pjesë në mbledhje me të drejtën e fjalës ose jo;
• Autorizon persona të ndryshëm që të përdorin zyrat e K.S.U.SH-së dhe pajisjet që ndodhen në to;
• Shqyrton të gjitha çështjet financiare të K.S.U.SH-së, nën propozimin dhe sugjerimin e sekretarit të Përgjithshëm;
• Përgatit së bashku me Bordin Ekzekutiv buxhetin vjetor të K.S.U.SH-së dhe e paraqet për miratim para Mbledhjes së Senatorëve.
• Mban përgjegjësi për administrimin e financave të K.S.U.SH-së, si i fundit që vendos vulën dhe firmën.
• Konform vendimeve të Bordit Ekzekutiv dhe kontratave me palët e tjera realizon shpërndarjen e fondeve në K.S.U.SH pasi i ka terhequr ato nga llogaria bankare nëpërmjet kancelarit të USH-së;
• Në bashkëpunim me autoritetet e Universitetit të Shkodrës nxit transparencën e shpenzimeve;
• Propozon emërimin dhe shkarkimin e senatorëve përgjegjës për një nismë, projekt apo aktivitet të veçantë. Neni 17
Zv/ Kryetari
1. Zv/ Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës mund të jetë çdo njëri nga kryetarët e zgjedhur të Fakulteteve.
2. Zv/ Kryetari i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës emërohet nga Kryetari i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës me mandat 2 (dyvjecar).
3. Kryetari i K.S.U.SH-së i delegon tërësisht ose pjesërisht kompetencat e tij zv/ kryetarit.
4.Zv/Kryetari nën urdhrin e kryetarit thërret mbledhjet apo organizimet, si dhe mban kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e K.S.U.SH-së. Neni 18
Sekretari i Përgjithshëm
Sekretari i Përgjithshëm ka mandat 2 ( dyvjecar) dhe zgjidhet nga Bordi Ekzekutiv me shumicë të thjeshtë, me propozim të Kryetarit. Sekretari i Përgjithshëm administron gjithë dokumentacionin origjinal të K.S.U.SH-së, bazën e të dhënave, mban mungesat e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe të Mbledhjes së Senatorëve, mban procesverbalin e mbledhjeve të Bordit Ekzekutiv, mban librin e protokollit të K.S.U.SH-së, propozon buxhetin vjetor tek kryetari i K.S.U.SH-së, si dhe jep llogari për transparencë para tij. Sekretari i Përgjithshëm mban procesverbalin e mbledhjeve. Në rastet e mosparaqitjes së anëtarëve të Këshillit Studentor në më shumë se 3 (tre) mbledhje të organizuara, ai ka të drejtë të propozojë shkarkimin e menjëhershëm të tyre para Mbledhjes së Senatorëve, ku me shumicë të thjeshtë është i mundur shkarkimi. Neni 19
Largimi nga detyra
Çdo funksionar i K.S.U.SH-së largohet nga detyra kur:
• Jep dorëheqjen
• Mbaron mandati
• Shkarkohet
Neni 20
Shkarkimet
1. Shkarkimi i Kryetarit të K.S.U.SH-së bëhet nga Bordi Ekzekutiv me shumicë absolute. Shkarkimet e Sekretarit të Përgjithshëm bëhen nga Mbledhja e Senatorëve me 2/3 e tyre. Shkarkimi i zv/kryetarit bëhet nga Kryetari i K.S.U.SH-së, në prani të Bordit Ekzekutiv.
2. Kushdo që shkel normat e këtij statuti dhe rregullat e etikës duhet të largohet menjëherë nga detyra me vendim të organit që e ka emëruar në atë detyrë. Kreu 4
Administrimi Financiar i K.S.U.SH-së
Neni 21
Burimet financiare të K.S.U.SH-së janë:
1. Financimi nga buxheti i Universitetit
2. Donacionet
3. Bizneset
Neni 22
Buxheti i K.S.U.SH-së duhet të miratohet jo më vonë se 2 javë nga miratimi i Buxhetit të Universitetit. Neni 23
Veprimet financiare të K.S.U.SH-së vihen në lëvizje nga Kryetari i K.S.U.SH-së ose nga zv/Kryetari me autorizim të Kryetarit dhe vetëm nëpërmjet vënies në dijeni të plotë të Kancelarit të USH-së. Neni 24
Llogaria bankare e K.S.U.SH-së është ajo e Universitetit të Shkodrës me shtesën /K.S.U.SH. Kreu 5
Zgjedhjet
Neni 25
Zgjedhjet për Këshillin Studentor të Universitetit të Shkodrës, procedurat dhe modalitetet e mbajtjes së tyre rregullohen me Rregullore të vecantë të miratuar nga Bordi Ekzekutiv jo më vonë se 45 ditë para mbarimit të mandatit të K.S.U.SH-së në fuqi. Kreu 6
Dispozita kalimtare dhe të fundit
Neni 26
Ky statut mund të ndryshohet me propozim të 1/4 të anëtarëve të Mbledhjes së Senatorëve dhe me votim të 2/3 së tyre. Ndryshimi i paraqitet për miratim Rektorit. Nëse ai e gjen jo të ligjshëm ndryshimin nuk e miraton atë. Neni 27
Brenda 2 javësh nga miratimi i këtij Statuti nga Mbledhja e Senatorëve, kalohet menjëherë për miratim tek Rektori i USH-së, në vënien në dijeni edhe të Rektorit të USH-së për organizimin dhe funksionimin e plotë të këtyre strukturave të pavarura studentore. Neni 28
Ky statut hartohet në 3 kopje origjinale, nga të cilat një kopje i kalon Rektorit të Universitetit të Shkodrës, një kopje Kryetarit të K.S.U.SH-së, si dhe një kopje depozitohet në Arkivën e Universitetit të Shkodrës. Neni 29
Ky Statut hyn në fuqi me miratimin e tij nga Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.