Gruaja tek Gruaja

Directions Website

Gruaja tek Gruaja Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gruaja tek Gruaja, Non-Governmental Organization (NGO), Shkodër.

Shërbim këshillimi psikologjik për fëmijë, vajza, gra viktima të dhunës në familje

Shërbim këshillimi ligjor për fëmijë, vajza, gra viktima të dhunës në familje

Strehim Emergjent 48-orë

Shërbim këshillimi për burrat e dhunshëm ZDB Organizata “Gruaja tek Gruaja” - organizatë jofitimprurëse, jo politike dhe jo fetare, duke kontribuar efektivisht në promovimin e barazisë gjinore në Qarkun e Shkodrës, që në vitin 2002. Organizata “Gruaja tek Gruaja” punon në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, fokusuar tek të drejtat e fëmijeve, vajzave dhe grave viktima të dhunës në familje. Programet e organizatës “Gruaja tek Gruaja” janë të fokusuara në përmirësimin e statusit social, ekonomik dhe politik të grave duke ofruar: shërbime psiko – ligjore për fëmijë, gra, vajza viktima të dhunës në familje si dhe shërbime rehabilitimi për dhunuesit (www.zdb.al).

📢 REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË THIRRJES PËR NËNGRANTE AGREE!Kemi kënaqësinë të njoftojmë publikimin e rezultateve përfund...
12/10/2026

📢 REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË THIRRJES PËR NËNGRANTE AGREE!

Kemi kënaqësinë të njoftojmë publikimin e rezultateve përfundimtare të Thirrjes për Nëngrante në kuadër të projektit AGREE! – Veprim për të Drejtat e Vajzave për Barazi dhe Fuqizim, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes, janë miratuar për mbështetje financiare 7 projekte dhe 1 aktivitet i veçantë, që synojnë fuqizimin e vajzave, promovimin e barazisë gjinore dhe krijimin e mundësive më të sigurta e gjithëpërfshirëse për të rejat.

Consulting and Development Partners (Code Partners-Arka)

Fondacioni HTL “Peter Mahringer”

Shoqata “Komuniteti Papa Xhovani i XXIII”

Shkodra Tennis

Shpresa për të Ardhmen

Qendra Andrra

Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë (QSNNN)

Shoqata Internacionale për Solidaritetin – SHIS

👏 Urime organizatave të përzgjedhura!

Falënderojmë të gjitha organizatat që aplikuan për angazhimin, idetë dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të të drejtave të vajzave.

Së bashku, vijojmë të mbështesim zërin, pjesëmarrjen dhe fuqizimin e vajzave në komunitetet tona! 💜

EUFunded WomanToWoman Albania

📖 Në ambjentet e gjimnazit “28 Nëntori”, u zhvillua takimi i parë i projektit “Lexime për barazi”. Në këtë takim ishte e...
12/10/2026

📖 Në ambjentet e gjimnazit “28 Nëntori”, u zhvillua takimi i parë i projektit “Lexime për barazi”. Në këtë takim ishte e ftuar poetja Arjola Zadrima GruaH me të cilën patëm kënaqësinë të flisnim për poezinë si një burim force dhe frymëzimi për të përballur sfidat e jetës dhe në të njëjtën kohë përdorimin e poezisë për të shprehur të vërtetat individuale.

“Poezia më ka ndihmuar të kthej momentet e mia të vështira në forcë”, u shpreh poetja. E cilësoi rrugëtimin poetik si rrugëtimin e gruas, plot sfida dhe pengesa, por me një qëllim të fundëm zhvillimin, emancipimin njerëzor dhe shprehjes së dashurisë.

Falenderojmë prof. Orjeta Dushin për lehtësimin e këtij takimi.

Ky projekt u mundësua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

QKLL🇦🇱
Gjimnazi “28 Nëntori”

Informim dhe ndërgjegjësim për drejtësinë për të mituritOrganizata “Gruaja tek Gruaja”, me mbështetjen e AAPSK, zhvilloi...
07/10/2026

Informim dhe ndërgjegjësim për drejtësinë për të miturit

Organizata “Gruaja tek Gruaja”, me mbështetjen e AAPSK, zhvilloi sesione informuese me të rinjtë në Gjimnazin “Dodë Kaçaj” në Bajzë dhe Gjimnazin “Sherif Hoxha” në Koplik.

Gjatë takimeve u diskutua mbi përgjegjësinë e të miturve, pasojat e veprimeve të paligjshme, presionin e bashkëmoshatarëve, menaxhimin e konflikteve dhe zgjedhjet e përgjegjshme.

Në fokus të veçantë ishte qasja restauruese e drejtësisë për të miturit, ku prioritet i jepet rehabilitimit, riintegrimit dhe marrjes së përgjegjësisë, dhe jo thjesht ndëshkimit.

Takimet u zhvilluan me pjesëmarrjen e Shërbimit Psikosocial dhe NJMF Malësi e Madhe, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për mbështetjen dhe riintegrimin e të miturve.

REZULTATET PARAPRAKE TË THIRRJES PËR NËN-GRANTEPër Skemën e Nën-grantimit në kuadër të projektit “AGREE! – Veprim për të...
05/10/2026

REZULTATET PARAPRAKE TË THIRRJES PËR NËN-GRANTE

Për Skemën e Nën-grantimit në kuadër të projektit “AGREE! – Veprim për të Drejtat e Vajzave për Barazi dhe Fuqizim”

Nr. i referencës: EuropeAid/179703/DH/ACT/Multi

Gruaja tek Gruaja publikon rezultatet paraprake të Thirrjes për Nën-grante, të zbatuar në kuadër të projektit “AGREE! – Veprim për të Drejtat e Vajzave për Barazi dhe Fuqizim”.

Pas vlerësimit administrativ, të pranueshmërisë dhe të cilësisë së aplikimeve të dorëzuara, aplikantët e mëposhtëm janë përzgjedhur në listën e ngushtë:

Consulting and Development Partners (Code Partners-Arka)

Fondacioni HTL “Peter Mahringer”

Shoqata “Komuniteti Papa Xhovani i XXIII”

Shkodra Tennis

Shpresa për të Ardhmen

Qendra Andrra

Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë (QSNNN)

Shoqata Internacionale për Solidaritetin – SHIS

Aplikantët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen nga Gruaja tek Gruaja ndërmjet datave 6 dhe 9 tetor 2026 lidhur me hapat e mëtejshëm të procesit të përzgjedhjes, përfshirë konsultimin për çdo çështje ose sqarim që lidhet me aktivitetet e propozuara dhe/ose buxhetin, sipas rastit.

Aplikantet te cilet nuk jane te perzgjedhur dhe nuk jane te dakort me rezultatet paraprake, kane te drejten te dorezojne nje ankese. Ankesat duhet te dorezohen me shkrim ne adresen [email protected] jo me vone se ora 09:00, date 12 tetor 2026.

Ankesat e marra pas afatit të përcaktuar nuk do të merren në shqyrtim.

Ju lutemi, vini re se këto janë rezultate paraprake dhe nuk përbëjnë vendimin përfundimtar për dhënien e mbështetjes financiare. Vendimi përfundimtar do të merret pas përfundimit të procedurës së ankimimit dhe procesit të konsultimit me aplikantët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

Të gjithë aplikantët do të njoftohen me shkrim për rezultatin e aplikimit të tyre.

Falënderojmë të gjitha organizatat që dorëzuan aplikime për interesin dhe pjesëmarrjen e tyre në Thirrjen për Nën-grante.

Kjo thirrje për propozime është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e Gruaja tek Gruaja dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Sesion informues me nxënësit e Gjimnazit “28 Nëntori” – ShkodërNë Gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër zhvilluam një sesion in...
24/09/2026

Sesion informues me nxënësit e Gjimnazit “28 Nëntori” – Shkodër

Në Gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër zhvilluam një sesion informues me nxënësit, në kuadër të projektit “Siguri përmes Riintegrimit: Model i koordinuar për të miturit në konflikt me ligjin në Qarkun Shkodër”.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi drejtësinë për të mitur, përgjegjësinë, pasojat ligjore të përfshirjes në veprimtari kriminale, menaxhimin e konflikteve dhe presionin e grupit, si dhe mbi rëndësinë e zgjedhjeve të përgjegjshme në jetën e përditshme, ku së bashku me nxënësit patëm mundësi të diskutonim rreth interesit të tyre mbi situatat e konfliktit, ndikimin e shoqërisë dhe mënyrat se si mund të bëhen zgjedhje më të përgjegjshme.

Një pjesë e rëndësishme e sesionit ishte edhe njohja me ndryshimin ndërmjet “të miturit në konflikt me ligjin” dhe “të miturit në kontakt me ligjin”, si dhe me parimet që duhet të udhëheqin trajtimin e të miturve: interesi më i lartë i fëmijës, mosdiskriminimi, proporcionaliteti, e drejta për t’u dëgjuar, rehabilitimi dhe riintegrimi.

Aktiviteti u zhvillua nga Shoqata “Gruaja tek Gruaja”, përmes Zyrës për Djem dhe Burra (ZDB), me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me Gjimnazin “28 Nëntori” dhe Shërbimin e Provës në Shkodër.

Falënderojmë stafin e shkollës, Shërbimin e Provës dhe veçanërisht nxënësit për pjesëmarrjen dhe diskutimin e hapur.

09/08/2026
📚 The local cycle of CSO Capacity Building trainings has been successfully completed!Over the past days, representatives...
29/06/2026

📚 The local cycle of CSO Capacity Building trainings has been successfully completed!

Over the past days, representatives of local civil society organizations and young activists came together to strengthen their knowledge, exchange experiences, and enhance their capacities for creating sustainable impact within their communities.

💭 Through interactive sessions, group work, practical exercises, and collaborative discussions, participants explored key topics such as organizational development, project planning, partnership building, advocacy, fundraising, and effective community engagement.

🗣️ This training marks an important step in strengthening the capacity of civil society organizations and youth leaders to design, implement, and sustain initiatives that promote equality, inclusion, and active civic participation.

This activity is implemented within the project “AGREE! – Action for Girls’ Rights to Equality and Empowerment”, supported by the 🇪🇺 European Union (IPA Fund).

CapacityBuilding ActiveCitizenship WesternBalkans AGREEProject

📚 The local cycle of Peer Education trainings has been successfully completed!Over the past days, young people from the ...
13/06/2026

📚 The local cycle of Peer Education trainings has been successfully completed!

Over the past days, young people from the local community came together to strengthen their communication, facilitation, and leadership skills while exploring the role of peer education in creating positive change among their peers.

💭 Through interactive activities, group work, simulations, and practical exercises, participants learned how to share knowledge effectively, facilitate discussions, support their peers, and encourage active participation within their communities.

🗣️ This training marks an important step in empowering young people to become confident peer educators, capable of inspiring learning, collaboration, and engagement among other young people.

This activity is implemented within the project “AGREE! – Action for Girls’ Rights to Equality and Empowerment”, supported by the 🇪🇺 European Union.

NonFormalEducation CommunityEngagement YoungLeaders WesternBalkans AGREEProject

📚 The local cycle of Gender Equality and Anti-Discrimination trainings has been successfully completed!Over the past day...
09/06/2026

📚 The local cycle of Gender Equality and Anti-Discrimination trainings has been successfully completed!

Over the past days, young people from the local community came together to strengthen their knowledge, exchange perspectives, and develop practical skills for promoting equality, inclusion, and respect for diversity.

💭 Through interactive discussions, group work, simulations, and real-life case analysis, participants explored topics such as gender stereotypes, discrimination, social norms, and active citizenship.

🗣️ This training marks an important step in empowering young people to become agents of positive change within their communities and beyond.

This activity is implemented within the project “AGREE! – Action for Girls’ Rights to Equality and Empowerment”, supported by the 🇪🇺 European Union (IPA Fund).

YouthLeadership CommunityEngagement WesternBalkans AGREEProject

The 3-day National Training on Social and Financial Education was successfully held in Shkodra 📍, bringing together youn...
11/05/2026

The 3-day National Training on Social and Financial Education was successfully held in Shkodra 📍, bringing together young participants in an interactive learning experience focused on self-awareness, social responsibility, financial literacy, and entrepreneurship 🚀

Through participatory activities, reflection exercises, simulations, and group discussions 🤝, participants explored practical tools and real-life situations that strengthened both their personal and professional development skills 📚

🔹 Day 1 focused on self-awareness, confidence, barriers, rights, and social responsibility, encouraging participants to reflect on their identity, personal strengths, and the impact of their choices within their communities 🧠
🔹 Day 2 explored financial literacy and decision-making, including budgeting, saving, financial planning, digital finance, and responsible financial behavior through practical simulations and real-life dilemmas 💰
🔹 Day 3 focused on entrepreneurship and project development, helping participants identify community challenges, transform ideas into opportunities, and develop concrete initiatives through teamwork and creative problem-solving 💡🛠️

The training created a safe and engaging space for learning, collaboration, and personal growth, empowering young people with practical knowledge, critical thinking, and skills for future decision-making 🌍✨

This academy is part of the project:
“AGREE! – Action for Girls’ Rights to Equality and Empowerment”,
supported by the 🇪🇺 European Union (IPA Fund)

🔖 Hashtags

EUProjects YouthLeadership NGOTraining CapacityBuilding GirlsRights SocialChange

Address

Shkodër
40001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gruaja tek Gruaja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share