ZDB ZDB ofron sherbime keshillimi per te ndihmuar personat, te cilet demtojne familjaret e tyre.

ZDB ( Zyra per Djem dhe Burra ) ofron sherbime keshillimi per te ndihmuar personat, te cilet me fjale apo me vepra, demtojne familjaret e tyre. Ne mund t'ju ndihmojme :
- Ne kuptimin e pasojave qe shkakton, tek famioljaret tuaj, dhuna qe ju ushtroni.
- Ne njohjen dhe marrjen e pergjegjesive per veprimet qe ju kryeni.
- Ne zhvillimin dhe permiresimin e aftesive te komunikimit ne cift.
- Ne kontroll

in dhe zbutjen e zemerimit.
- Ne ndryshimin e sjelljes dhe zgjidhjen e konflikteve, pa perdorur dhune.

Xhelozia nuk vret!!!Xhelozia është një emocion. Vrasja është një veprim që burrat zgjedhin dhe marrin vendim për te.Kur ...
11/07/2026

Xhelozia nuk vret!!!
Xhelozia është një emocion. Vrasja është një veprim që burrat zgjedhin dhe marrin vendim për te.
Kur xhelozia perzihet me nevojën për kontroll, mendimet patriarkale, mungesën e vetëkontrollit dhe aksesin në armë, rreziku për femicid rritet ndjeshëm.
Për këtë arsye, është e rëndësishme të mos e normalizojmë dhunën duke e justifikuar me shprehje si "e vrau nga xhelozia". Këto shpjegime e thjeshtëzojnë një fenomen shumë më kompleks.
Parandalimi fillon duke identifikuar herët faktorët e rrezikut, duke mbështetur viktimat dhe duke ofruar programe reabilitimi për dhunuesit.
www.zdb.al
www.gtg.al

Kurdoherë pranë jush, shpëtojmë jetë.

Në kuadër të projektit “Siguri Përmes Riintegrimit – Model i Koordinuar për të Miturit në Konflikt me Ligjin në Qarkun S...
22/06/2026

Në kuadër të projektit “Siguri Përmes Riintegrimit – Model i Koordinuar për të Miturit në Konflikt me Ligjin në Qarkun Shkodër”, i zbatuar nga tek Gruaja me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), u zhvillua një aktivitet informues dhe trajnues në Malësi të Madhe.

🎯 Aktiviteti u fokusua në:
✅ Rritjen e njohurive mbi drejtësinë për të miturit;
✅ Forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për identifikimin dhe referimin e rasteve;
✅ Promovimin e qasjeve rehabilituese dhe riintegruese për të miturit në konflikt me ligjin;
✅ Ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbështetjes psikologjike, sociale dhe komunitare për një fillim të ri.

🤝 Besojmë se çdo i ri meriton një mundësi për ndryshim, zhvillim dhe riintegrim të suksesshëm në komunitet.

“Çdo i ri ka mundësinë për një fillim të ri.”

21/06/2026
Me 5 Dhjetor 2025 në Zyrën për Djem dhe Burra zhvilluam një workshop me avokatët e Dhomës së Avokatisë Shkodër mbi zbati...
09/12/2025

Me 5 Dhjetor 2025 në Zyrën për Djem dhe Burra zhvilluam një workshop me avokatët e Dhomës së Avokatisë Shkodër mbi zbatimin e ligjit për dhunën në familje dhe rolin e tyre në mbrojtjen ligjore.

Gjatë takimit u diskutua:
• si funksionojnë Urdhrat e Mbrojtjes dhe Urdhrat e Mbrojtjes së Menjëhershme,
• detyrimet e institucioneve,
• roli i avokatëve në mbrojtjen e palëve,
• rëndësia e programeve të rehabilitimit për dhunuesit.

Falenderojmë Dhomën e Avokatisë Shkodër, avokatët pjesëmarrës për bashkëpunimin dhe kontributin në këtë aktivitet.

Address

Edith Durham
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ZDB posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ZDB:

Shortcuts

Share