26/11/2025
Javën e kaluar, Shkolla e Mesme Pyjore Shkoder, nderoi ish-nxënësit e saj me një aktivitet të veçantë. Dua të falënderoj sinqerisht stafin për vlerësimin që më kanë treguar mua edhe të gjithë ish-studentëve ndër vite.
Puna dhe përkushtimi juaj kontribuojnë në menyrë pozitive në mjedisin dhe pylltarinë në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë.
U uroj nxënësve dhe mësuesve të tanishëm suksese të mëdha në këtë udhëtim sfidues, por domethënës.