Ta shpëtojmë

Ta shpëtojmë Mendime të lira dhe reagime për botën që na rrethon!

05/07/2026

Lutem shpesh “O Zot ma mbaj mendjen”
Por kur shoh apo dëgjoj tmerre te tilla shume shpesh mendja me jep mesazhe te keqia.

Zoti te lasht shnosh per veten tende, se paske deke (vdeke) e te dekt ora ne mut. (Po ta them gegnisht, moj bajge lope)

07/06/2026
26/05/2026

Çdonjëri prej jush ka qenë në Arafat

A e di se ke qëndruar në Arafat para se të krijoheshe me mijëra vite? Dhe se atje e ke shqiptuar fjalën e teuhidit para se të kishe trup?

Kjo nuk është imagjinatë apo metaforë, por një prej të vërtetave më madhështore që lidhen me krijimin e njeriut; ajo që dijetarët e akides e quajnë “Bota e grimcave” (عالم الذر).

Në një hadith të saktë, të transmetuar nga Ibn Abbasi r.a. Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Allahu e mori besëlidhjen nga shpina e Ademit në Nu’man – pra në Arafat – dhe nxori prej pasardhësisë së tij (sulbit) çdo njeri që do ta krijonte deri në Ditën e Kiametit. Pastaj i shpërndau para Tij si grimca të imëta dhe u foli drejtpërdrejt…”

Aty, në të njëjtin vend që sot njihet si Arafat, Allahu i nxori të gjithë shpirtrat e njerëzimit dhe ua drejtoi pyetjen më të madhe, të cilën Kur’ani e ka përjetësuar:

“Dhe kur Zoti yt nxori nga bijtë e Ademit, prej shpinave të tyre, pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmitarë kundër vetvetes: ‘A nuk jam Unë Zoti juaj?’ Ata thanë: ‘Po, dëshmuam.’” (A‘raf, 172)

Këtu qëndron edhe një prej sekreteve më madhështore të Haxhit.

Kur haxhiu qëndron sot në Arafat, ai nuk po shkon në një vend të panjohur. Në një kuptim të thellë, ai po rikthehet te pika e parë e besëlidhjes së shpirtit të tij me Allahun.

Po rikthehet në vendin ku njerëzimi pranoi se vetëm Allahu është Zoti, Krijuesi dhe Sunduesi i gjithçkaje, dhe dëshmoi për teuhidin para se të zbriste në këtë botë.

Kur haxhiu ngre zërin me telbije, tehlil dhe tekbir, ai nuk po shqipton thjesht fjalë të reja; ai po ripërtërin një besëlidhje të vjetër.

Në këtë botë, me trup, mendje dhe vullnet të lirë, ai po e përsërit atë “Po” që shpirti i tij e tha dikur në Botën e grimcave.

Prandaj Haxhi nuk është vetëm udhëtim.
Është kthim.

Kthim te fitra (ontologjia).
Kthim te besëlidhja.
Kthim tek Allahu.

Ndoshta për këtë arsye Pejgamberi ﷺ tha:
“Kush e kryen Haxhin dhe nuk bën mëkate e as fjalë të ndyta, kthehet si ditën kur e ka lindur nëna e tij.”

Lavdia i takon Allahut që e bëri Arafatin vend të besëlidhjes dhe Haxhin rrugëtim drejt rikthimit te Ai.

O Allah, na mundëso qëndrimin në Arafat, na bëj prej atyre që e ripërtërijnë sinqerisht besëlidhjen e teuhidit dhe na kthe te Ti me kthim të bukur.

09, dhulhixhe, 1447
26, maj, 2026
Agim Bekiri

25/04/2026

💣Samir Mane, hija e pushtetit që peshon sa Edi Rama dhe balta 30-vjeçare e korrupsionit!

​Prej më shumë se tre dekadash, Shqipëria mbahet peng nga një sistem ku politika dhe oligarkia bëhen një.

E ndërsa sytë e publikut shpesh drejtohen vetëm nga qeveria, dosjet e fundit të SPAK po nxjerrin në dritë një të vërtetë të hidhur:

Samir Mane ka një influencë po aq të frikshme dhe përcaktuese sa vetë Edi Rama në qeverisjen e këtij vendi.
Ai nuk është thjesht një biznesmen; ai është një nga ingranazhet kryesore të asaj balte korrupsioni që ka mbërthyer Shqipërinë, duke i përdhunuar shqiptarët ekonomikisht—jo vetëm për këto 30 vite që lamë pas, por duke rrezikuar t'i mbajë peng edhe për 30 vitet e ardhshme.

​Nga përgjimet e SPAK për dosjen e ish-Presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, del zbuluar skema se si shteti kthehet në një dyqan personal për interesat e oligarkëve:

​⛏️ Ligje me porosi për Oligarkun: Kur kompania e Manes kishte nevojë, ligji për minierat ndryshohej urgjentisht në Kuvend me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Kryemadhit dhe Metës, për të favorizuar "Albchrome" në kurriz të sigurisë dhe rregullave të tregut.

​🏡 Vila e Ryshfetit në Rolling Hills: Çmim i për këto "nderka"? Një vilë luksoze (me hamam dhe sauna, sipas porosive të Metës) në kompleksin e Manes.

​📱 Shteti në shërbim privat: Përdorimi i pushtetit politik për të ushtruar presion dhe zgjidhur hallet e Manes me AKEP-in, Përmbarimin Gjyqësor dhe institucionet e tjera shtetërore.

​💰 Qoka dhe miliona Cash: Sh*tblerje apartamentesh në Qerret për 300 mijë euro cash (të padeklaruara), udhëtime në Paris e Londër, dhe bileta koncertesh për familjarët e politikanëve të paguara nga familja Mane.
​Pse dështoi "dhurimi" i Vilës?

Jo nga pendesa apo frika nga ligji! Gjithçka u anulua në panik e sipër kur Ambasadori Grek në Tiranë zbuloi rastësisht se do të bëhej "komshi" me dyshen Meta-Kryemadhi.

​Kjo dosje është vetëm maja e ajsbergut. Tregon qartë se si pasuritë publike, ligjet e shtetit dhe taksat e shqiptarëve përdoren si monedhë shkëmbimi mes një grushti njerëzish.

Derisa të kuptojmë që politikanët e korruptuar dhe oligarkët e paprekshëm janë dy anët e së njëjtës monedhë, faturën e këtij rrënimi ekonomik do të vazhdojnë ta paguajnë qytetarët e thjeshtë.

Address

Xhamia Plumbit
Shkodër

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ta shpëtojmë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share