Intelektualet e rinj, Shprese (IRSH)

Directions Website Contact the organization

Intelektualet e rinj, Shprese (IRSH) Partner in the development of civil society

Based in northern Albania, this socio-cultural, independent, non-political, non-profit, non-governmental organisation (NGO) draws on communication approaches and activities to foster the access of young people to information. Intelektualet e rinj, Shprese (IRSH) (which can be translated as "Young Intellectuals, Hope") works on the development of civil society, and on the promotion of peace and stability in the Balkan region. IRSH aims to represent young people who hope to be intellectuals (e.g., teachers, university professors, students, engineers, advocates, doctors, and/or economists) who are passionate about creating a changed Albania. Projects focus on the following fields: juridical and human rights, social-economical issues, women's rights protection, education, free and independent information development, and art, culture, and sports for development. Consisting of approximately 200 members (who, for the most part, are volunteers), IRSH was founded in 1994 by students and professors of the Luigj Gurakuqi University in Shkoder, Albania, and is licensed by Albanian Youth, Culture and Sports Ministry.

🌿 Bashkë në terren për mbrojtjen e natyrës!Në kuadër të projektit COASTRUST, Intelektualët e Rinj, Shpresë – IRSH, në ba...
19/10/2026

🌿 Bashkë në terren për mbrojtjen e natyrës!

Në kuadër të projektit COASTRUST, Intelektualët e Rinj, Shpresë – IRSH, në bashkëpunim me INCA dhe partnerët, mbështeti realizimin e patrullimeve dhe monitorimeve të përbashkëta në zonën Lumi Buna–Velipojë, me pjesëmarrjen e AdZM Shkodër, organizatave të shoqërisë civile dhe peshkatarëve.

🐟 Njohuritë e peshkatarëve mbi territorin dhe mjedisin ujor, së bashku me përvojën e strukturave përgjegjëse, ndihmojnë në evidentimin e problematikave mjedisore dhe përcjelljen e informacionit tek institucionet kompetente.

📋 Përmes këtij aktiviteti u realizuan:

✅ Hartimi i planit operativ të kontrollit, për të orientuar veprimet në terren dhe koordinuar aktorët e përfshirë.
✅ Mbledhja dhe dokumentimi i informacionit nga monitorimet e përbashkëta, si bazë për vlerësimin e nevojave dhe veprimet e mëtejshme.

🤝 Ky bashkëpunim nxit komunikimin ndërmjet institucioneve dhe komunitetit, duke i dhënë peshkatarëve një rol aktiv në kujdesin për burimet natyrore nga të cilat varet edhe jetesa e tyre.

💙 Mbrojtja e Buna–Velipojës është përgjegjësi e përbashkët!

DEKLARATË PUBLIKENë mbështetje të studentëve dhe të drejtës së tyre për të protestuarShoqata “Intelektualët e Rinj, Shpr...
17/10/2026

DEKLARATË PUBLIKE

Në mbështetje të studentëve dhe të drejtës së tyre për të protestuar

Shoqata “Intelektualët e Rinj, Shpresë” (IRSH) shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e saj për studentët që po ngrenë zërin në mbrojtje të të drejtave dhe kërkesave të tyre legjitime.

E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë themelore demokratike, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

IRSH bën thirrje për respektimin e plotë të lirisë së shprehjes dhe tubimit paqësor, duke dënuar çdo formë dhune, intimidimi apo presioni ndaj protestuesve. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe strukturave ligjzbatuese të garantojnë sigurinë e pjesëmarrësve dhe të shmangin çdo përdorim të panevojshëm apo joproporcional të forcës.

Protesta paqësore nuk duhet të shihet si kërcënim, por si shprehje e demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare.

Institucionet publike kanë përgjegjësinë të dëgjojnë shqetësimet e studentëve, të angazhohen në dialog të hapur e konstruktiv dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete, transparente dhe të drejta.

Si një organizatë e themeluar nga të rinjtë dhe e angazhuar prej më shumë se tri dekadash në promovimin e demokracisë, pjesëmarrjes qytetare dhe të drejtave të njeriut, IRSH beson se të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes për çështjet që ndikojnë në të ardhmen e tyre.

ZËRI I TË RINJVE DUHET TË DËGJOHET!

DrejtaPërTëProtestuar

📊 ZËRI I TË RINJVE PËR SHKODRËN!IRSH publikon Raportin e Monitorimit Dixhital të Kontratës Sociale Shkodër 2023–2027.Në ...
13/10/2026

📊 ZËRI I TË RINJVE PËR SHKODRËN!

IRSH publikon Raportin e Monitorimit Dixhital të Kontratës Sociale Shkodër 2023–2027.

Në kuadër të projektit Digital Voices for Inclusive Local Democracy, 98 të rinj dhe të reja (73 femra dhe 25 meshkuj) shprehën mendimet e tyre mbi gjashtë prioritetet kryesore të zhvillimit vendor.

📍 Çfarë tregojnë rezultatet?

✅ Demokracia vendore dhe transparenca – 76,5% PO

✅ Drejtësia sociale – 66,3% PO

✅ Zhvillimi i qëndrueshëm vendor – 68,4% PO

🚌 Transporti publik – 48,0% PO

🏫 Shkollat, kopshtet dhe çerdhet – 52,0% PO

🛣️ Infrastruktura rrugore – 72,4% PO

🔎 Transporti publik dhe infrastruktura arsimore rezultojnë dy fushat me vlerësimin më të ulët pozitiv, duke kërkuar vëmendje të veçantë nga institucionet vendore.

📢 Çfarë kërkojmë nga Bashkia Shkodër?

Transparencë dhe raportim publik mbi realizimin e angazhimeve të Kontratës Sociale 2023–2027.

Përmirësimin e transportit publik, linjave, orareve dhe lidhjeve me njësitë administrative.

Investime të planifikuara në shkolla, kopshte dhe çerdhe, me fokus ngrohjen, sigurinë dhe infrastrukturën.

Mbështetje më të aksesueshme sociale dhe mundësi konkrete për punësimin dhe sipërmarrjen rinore.

Konsultim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe monitorim publik periodik të angazhimeve.

🤝 Të rinjtë nuk duan vetëm të dëgjohen. Ata duan të shohin se mendimi i tyre ndikon në vendimmarrje!

IRSH fton Bashkinë Shkodër dhe Këshillin Bashkiak të zhvillojnë një dialog të hapur mbi rezultatet dhe rekomandimet e raportit.

📌 Rezultatet pasqyrojnë perceptimet e 98 pjesëmarrësve dhe nuk përbëjnë vlerësim përfaqësues për të gjithë qytetarët e Shkodrës.

Zëri qytetar është themeli i një qeverisjeje vendore transparente dhe gjithëpërfshirëse!

Projekti “Digital Voices for Inclusive Local Democracy” mbështetet nga Digital Spark, në kuadër të Regional Support Mechanism (EECA), i implementuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe Digital Democracy Initiative.

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rin...
10/10/2026

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!
Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rinj, Shpresë po vijon fushatën publike të avokimit për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Kontratës Sociale 2023–2027 të Bashkisë Shkodër.
🎯 Përmes kësaj fushate synojmë të dëgjojmë drejtpërdrejt mendimin dhe vlerësimin e qytetarëve mbi mënyrën se si po zbatohen në praktikë prioritetet dhe angazhimet e Kontratës Sociale.
📍 PRIORITETI 6 – Infrastruktura Rrugore
❓ A mendoni se Bashkia Shkodër po bën mjaftueshëm për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe infrastrukturës rrugore?
👍 PO apo 👎 JO?
💬 Na jepni mendimin tuaj!
Për të ruajtur privatësinë dhe anonimitetin tuaj, ju ftojmë të na shkruani përgjigjen, përvojën apo sugjerimet tuaja me mesazh privat (DM/Inbox). Nëse preferoni që mendimi juaj të jetë publik, mund ta shkruani edhe në koment.
🗣️ Çdo mendim ka rëndësi! Përgjigjet dhe sugjerimet tuaja do të na ndihmojnë të krijojmë një pasqyrë sa më të drejtë, të qartë dhe gjithëpërfshirëse mbi gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe zbatimin e Prioritetit 6 të Kontratës Sociale.
📌 Disclaimer: Projekti “Digital Voices for Inclusive Local Democracy” mbështetet nga Digital Spark, në kuadër të Regional Support Mechanism (EECA), i implementuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe Digital Democracy Initiative.

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rin...
09/10/2026

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!
Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rinj, Shpresë po vijon fushatën publike të avokimit për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Kontratës Sociale 2023–2027 të Bashkisë Shkodër.
🎯 Përmes kësaj fushate synojmë të dëgjojmë drejtpërdrejt mendimin dhe vlerësimin e qytetarëve mbi mënyrën se si po zbatohen në praktikë prioritetet dhe angazhimet e Kontratës Sociale.
📍 PRIORITETI 5 – Shkollat, Kopshtet dhe Çerdhet
❓ A mendoni se Bashkia Shkodër po investon mjaftueshëm në përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës së shkollave, kopshteve dhe çerdheve?
👍 PO apo 👎 JO?
💬 Na jepni mendimin tuaj!
Për të ruajtur privatësinë dhe anonimitetin tuaj, ju ftojmë të na shkruani përgjigjen, përvojën apo sugjerimet tuaja me mesazh privat (DM/Inbox). Nëse preferoni që mendimi juaj të jetë publik, mund ta shkruani edhe në koment.
🗣️ Çdo mendim ka rëndësi! Përgjigjet dhe sugjerimet tuaja do të na ndihmojnë të krijojmë një pasqyrë sa më të drejtë, të qartë dhe gjithëpërfshirëse mbi kushtet në institucionet arsimore dhe zbatimin e Prioritetit 5 të Kontratës Sociale.
📌 Disclaimer: Projekti “Digital Voices for Inclusive Local Democracy” mbështetet nga Digital Spark, në kuadër të Regional Support Mechanism (EECA), i implementuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe Digital Democracy Initiative.

🌊COASTRUST | Kujdestaria BregdetareTakim ndërgjegjësues me komunitetin e peshkatarëve të Bunës dhe Velipojës Intelektual...
08/10/2026

🌊COASTRUST | Kujdestaria Bregdetare

Takim ndërgjegjësues me komunitetin e peshkatarëve të Bunës dhe Velipojës

Intelektualët e Rinj, Shpresë – IRSH, në bashkëpunim me INCA dhe partnerët, zhvilloi në Velipojë një takim konsultativ mes komunitetit lokal, peshkatarëve të zonës dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe qendrore, në kuadër të projektit COASTRUST.

Takimi u fokusua në shqetësimet teknike, sociale dhe mjedisore që prekin punën e përditshme të peshkatarëve, si dhe në rëndësinë e peshkimit të përgjegjshëm dhe ruajtjes së burimeve detare e bregdetare.

Përmes dëgjimit dhe dialogut të hapur, aktiviteti synoi të nxiste përfshirjen e peshkatarëve në mbrojtjen e Peisazhit Lumi Buna–Velipojë dhe të forconte bashkëpunimin me AdZM Shkodër dhe aktorët e tjerë lokalë e qendrorë.

🌊 Peshkatarët dhe komuniteti janë partnerë kyç në kujdestarinë e përbashkët të mjedisit. Përvoja dhe propozimet e tyre janë të rëndësishme për zgjidhje që mbrojnë natyrën dhe mbështesin jetesën e komunitetit.

Peshkimi i qëndrueshëm mbron të ardhmen!

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rin...
08/10/2026

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!
Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rinj, Shpresë po vijon fushatën publike të avokimit për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Kontratës Sociale 2023–2027 të Bashkisë Shkodër.
🎯 Përmes kësaj fushate synojmë të dëgjojmë drejtpërdrejt mendimin dhe vlerësimin e qytetarëve mbi mënyrën se si po zbatohen në praktikë prioritetet dhe angazhimet e Kontratës Sociale.
📍 PRIORITETI 4 – Transporti Publik
❓ A mendoni se transporti publik në Bashkinë Shkodër është i mjaftueshëm, i aksesueshëm dhe u përgjigjet nevojave të qytetarëve?
👍 PO apo 👎 JO?
💬 Na jepni mendimin tuaj!
Për të ruajtur privatësinë dhe anonimitetin tuaj, ju ftojmë të na shkruani përgjigjen, përvojën apo sugjerimet tuaja me mesazh privat (DM/Inbox). Nëse preferoni që mendimi juaj të jetë publik, mund ta shkruani edhe në koment.
🗣️ Çdo mendim ka rëndësi! Përgjigjet dhe sugjerimet tuaja do të na ndihmojnë të krijojmë një pasqyrë sa më të drejtë, të qartë dhe gjithëpërfshirëse mbi situatën e transportit publik dhe zbatimin e Prioritetit 4 të Kontratës Sociale.
📌 Disclaimer: Projekti “Digital Voices for Inclusive Local Democracy” mbështetet nga Digital Spark, në kuadër të Regional Support Mechanism (EECA), i implementuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe Digital Democracy Initiative.

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rin...
07/10/2026

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!
Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rinj, Shpresë po vijon fushatën publike të avokimit për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Kontratës Sociale 2023–2027 të Bashkisë Shkodër.
🎯 Përmes kësaj fushate synojmë të dëgjojmë drejtpërdrejt mendimin dhe vlerësimin e qytetarëve mbi mënyrën se si po zbatohen në praktikë prioritetet dhe angazhimet e Kontratës Sociale.
📍 PRIORITETI 3 – Zhvillimi i Qëndrueshëm Vendor
❓ A mendoni se Bashkia Shkodër po bën mjaftueshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet?
👍 PO apo 👎 JO?
💬 Na jepni mendimin tuaj!
Për të ruajtur privatësinë dhe anonimitetin tuaj, ju ftojmë të na shkruani përgjigjen, përvojën apo sugjerimet tuaja me mesazh privat (DM/Inbox). Nëse preferoni që mendimi juaj të jetë publik, mund ta shkruani edhe në koment.
🗣️ Çdo mendim ka rëndësi! Përgjigjet dhe sugjerimet tuaja do të na ndihmojnë të krijojmë një pasqyrë sa më të drejtë, të qartë dhe gjithëpërfshirëse mbi zbatimin e Prioritetit 3 dhe të Kontratës Sociale në tërësi.
📌 Disclaimer: Projekti “Digital Voices for Inclusive Local Democracy” mbështetet nga Digital Spark, në kuadër të Regional Support Mechanism (EECA), i implementuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe Digital Democracy Initiative.

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rin...
06/10/2026

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!
Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rinj, Shpresë po vijon fushatën publike të avokimit për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Kontratës Sociale 2023–2027 të Bashkisë Shkodër.
🎯 Përmes kësaj fushate synojmë të dëgjojmë drejtpërdrejt mendimin dhe vlerësimin e qytetarëve për mënyrën se si po zbatohen në praktikë prioritetet dhe angazhimet e Kontratës Sociale.
📍 PRIORITETI 2 – Drejtësia Sociale
❓ A mendoni se Bashkia Shkodër ofron mbështetje të mjaftueshme për familjet dhe grupet në nevojë?
👍 PO apo 👎 JO?
💬 Na jepni mendimin tuaj!
Për të ruajtur privatësinë dhe anonimitetin tuaj, ju ftojmë të na shkruani përgjigjen, përvojën apo sugjerimet tuaja me mesazh privat (DM/Inbox). Nëse preferoni që mendimi juaj të jetë publik, mund ta shkruani edhe në koment.
🗣️ Çdo mendim ka rëndësi! Përgjigjet dhe sugjerimet tuaja do të na ndihmojnë të krijojmë një pasqyrë sa më të drejtë, të qartë dhe gjithëpërfshirëse mbi zbatimin e Prioritetit 2 dhe të Kontratës Sociale në tërësi.
📌 Disclaimer: Projekti “Digital Voices for Inclusive Local Democracy” mbështetet nga Digital Spark, në kuadër të Regional Support Mechanism (EECA), i implementuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe Digital Democracy Initiative.

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rin...
05/10/2026

📢 ZËRI JUAJ KA RËNDËSI!
Në kuadër të projektit “Digital Voices for Inclusive Local Democracy”, IRSH – Intelektualët e Rinj, Shpresë ka nisur fushatën publike të avokimit për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Kontratës Sociale 2023–2027 të Bashkisë Shkodër.
🎯 Synimi ynë është të sjellim në vëmendje të publikut prioritetet e Kontratës Sociale dhe, mbi të gjitha, të dëgjojmë vlerësimin e vetë qytetarëve për mënyrën se si këto angazhime po zbatohen në praktikë.
📍 PRIORITETI 1 – Demokracia Vendore dhe Transparenca
❓ A mendoni se Bashkia Shkodër i informon dhe i përfshin mjaftueshëm qytetarët në çështjet që lidhen me komunitetin?
👍 PO apo 👎 JO?
💬 Na jepni mendimin tuaj!
Për të garantuar privatësinë dhe anonimitetin tuaj, ju ftojmë të na shkruani përgjigjen dhe sugjerimet tuaja me mesazh privat (DM/Inbox). Nëse preferoni që mendimi juaj të jetë publik, mund ta shkruani edhe në koment.
Çdo mendim, vlerësim apo sugjerim do të na ndihmojë të krijojmë një pasqyrë sa më të drejtë, të qartë dhe gjithëpërfshirëse mbi zbatimin e prioriteteve të Kontratës Sociale në Bashkinë Shkodër.
📌 Disclaimer: Projekti “Digital Voices for Inclusive Local Democracy” mbështetet nga Digital Spark, në kuadër të Regional Support Mechanism (EECA), i implementuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe Digital Democracy Initiative.

Address

L: Qemal Stafa, Rr: Daut Borici, Nr: 874, Shkoder
Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Intelektualet e rinj, Shprese (IRSH) posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Intelektualet e rinj, Shprese (IRSH):

Shortcuts

Share