Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII

Directions Contact the organization

Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII operon në Shqipëri me struktura të ndryshme në , TIRANE ,

Ne Tirane gjendemi ne rruga Rauf Fico ish rruga Irfan Tomini te rruga qe çon ne qendra kristal.

E enjte, 8 tetor 2026Tirana - Ministria e Drejtësisë9:00-12:30Konferenca "ASKUSH NUK MUND TË NA VJEDHË SHPRESËN" mbi rez...
05/10/2026

E enjte, 8 tetor 2026
Tirana - Ministria e Drejtësisë
9:00-12:30
Konferenca "ASKUSH NUK MUND TË NA VJEDHË SHPRESËN" mbi rezultatet e projektit të bashkëpunimit ndërkombëtar Të Drejtat e Njeriut dhe Shëndeti Mendor në Shqipëri, i zhvilluar në institutin IEVP (instituti për ekzekutimin e dënimeve penale) në Lezhë – Shënkoll dhe i mbështetur nga Rajoni Autonom i Friuli Venezia Giulia.

Projekti, i udhëhequr nga Komuniteti i Sant'Egidio, ka partnerë, përfshirë Autoritetin Shëndetësor të Universitetit Giuliano Isontina (ASUGI), Shoqatën Komunitare Papa Giovanni XXIII dhe Kongregacionin e Etërve Rogacionistë, të cilët janë përfshirë prej vitesh në mbështetjen e programeve gjithëpërfshirëse të rehabilitimit dhe deinstitucionalizimit që respektojnë të drejtat e njeriut.

Shënkolli është burgu ku ekzekutohen dënimet penale në Shqipëri. Ai mban 476 individë me probleme të shëndetit mendor që kanë kryer krime. Ata janë burra që kanë kryer një gamë të gjerë veprash penale, përfshirë edhe vepra të lehta, që lidhen me mosdiagnostikimin dhe mosmenaxhimin e sëmundjes së tyre. Burgu është nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë.

“Askush nuk mund të na vjedhë shpresën”: ky është titulli i një murali të madh të pikturuar në murin e brendshëm të burgut nga një grup të burgosurish.

Kjo frazë dhe shumë fraza e fjalë të tjera u mblodhën gjatë misioneve trevjeçare të projektit dhe janë fryt i një pune që, nëpërmjet takimeve, respektit dhe miqësisë, u ka dhënë zë, dinjitet dhe shpresë të burgosurve. Kjo punë ka përfshirë jo vetëm të burgosurit, por edhe stafin e burgut - mjekë, edukatorë dhe policë burgu - dhe specialistë, profesionistë dhe vullnetarë të tjerë, si italianë ashtu edhe shqiptarë.

Në këtë mënyrë, përvoja italiane e reformës së shëndetit mendor dhe krijimi i rrjeteve lokale të shërbimeve për njerëzit me çrregullime mendore është vënë në dispozicion të shoqërisë dhe qeverisë shqiptare.

23/09/2026

🔊 ZËRA QË LËNË GJURMË 👣

✨ Më shumë se art. Një mbrëmje për të lënë gjurmë!

Bashkohu me ne për një eksperiencë ku arti, muzika dhe komuniteti bëhen një!

📸 Mostra Fotografike

🎨 Një Telajo, Shumë Zëra (Ekspozitë Interaktive)

🎻 Show me Violinë Live (Stringirls)

🌱 Kopshti Urban & Sistemi Hidroponik

🍹 Cocktail

📅 8 Tetor | Ora 18:30

📍 Ferma Dasandra (Tiranë–Ndroq, km 12)

🎟️ Hyrja është e lirë – Eventi është i hapur për të gjithë!

📞 Për rezervime kontaktoni në:
💬 WhatsApp: +355696687001
📧 Email: [email protected]

Eja, shiko, ndjej dhe lër gjurmën tënde! 💫

Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII operon në Shqipëri me struktura të ndryshme në , TIRANE ,

THIRRJE PËR APLIKIM: KONSULENCË PËR AGRONOM              PROJEKTI "COLTIVARE INCLUSIONE"Organizata "Shoqata Komuniteti P...
20/07/2026

THIRRJE PËR APLIKIM: KONSULENCË PËR AGRONOM
PROJEKTI "COLTIVARE INCLUSIONE"

Organizata "Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII" shpall thirrjen për angazhimin e një Eksperti Agronom (Konsulent) në kuadër të projektit "Coltivare Inclusione", një iniciativë që synon zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe përfshirjen sociale përmes kopshtarisë urbane dhe hidroponisë.
Rreth Projektit

Projekti "Coltivare Inclusione" synon krijimin e një hapësire gjithëpërfshirëse të kopshtarisë urbane dhe agrokulturës inovative në Fermën Didaktike. Fokus i veçantë i kushtohet ndërtimit të kapaciteteve dhe aftësimit të individëve me aftësi të ndryshme intelektuale, duke përdorur natyrën dhe bujqësinë si mjete për zhvillim personal dhe profesional.

Në kuadër të këtij projekti, do të zhvillohen module trajnimi që ndërthurin formimin teorik me atë praktik. Këto module do të përfshijnë mbjelljen, ndjekjen dhe menaxhimin e kopshtit urban, si dhe menaxhimin e sistemeve moderne të hidroponisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Ekspertit:
Eksperti i përzgjedhur do të ketë si fokus kryesor:
• Përgjegjësi për Sistemin e Hidroponisë: Ndjekja, kontrolli dhe menaxhimin teknik i këtij sistemi.
• Përgjegjësi për Kopshtin Urban: Mbikëqyrja e të mbjellave dhe menaxhimi i hapësirës së kopshtit.
• Formim Profesional: Zhvillimi i trajnimeve (teori dhe praktikë) të përshtatura posaçërisht për individë me aftësi të ndryshme intelektuale.
• Përgatitje Didaktike: Hartimi dhe përgatitja e slide-ve dhe materialeve prezantuese për seancat mësimore.

Kushtet e Angazhimit dhe Logjistika
• Kohëzgjatja totale e aktivitetit: 48 orë angazhim (Shtator-Dhjetor)
• Grafiku i punës: I ndarë 2 herë në javë, nga 2 orë për çdo seancë.
• Pagesa: 60 Euro / orë.
• Vendi i realizimit: Ferma Didaktike Dasandra, Adresa: Rruga Nacionale Tiranë - Ndroq, Km 12 (ngjitur me Iliria Palace).
• Transporti: Transporti është individual dhe sigurohet nga vetë personi (eksperti).

Kriteret dhe Dokumentet e Kërkuara.
Të gjithë ekspertët e interesuar duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
1. Diplomë e nivelit Master në Agronomi.
2. Letër reference nga të paktën 1 punëdhënës i mëparshëm.
3. Curriculum Vitae (CV) e përditësuar (ku pasqyrohet përvoja në hidroponi, kopshtari dhe/ose trajnim).
Procedura e Aplikimit

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e sipërpërmendura në mënyrë elektronike:
• 📧 Adresa e emailit: [email protected]
• ✏️ Titulli i emailit (Subject): Aplikim për Agronom
• 📅 Afati i fundit për aplikim: 13 Gusht 2026

Në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile 2026, zhvilluam në Bashkinë Malësi e Madhe aktivitetin “Ti Nuk Je Vetëm”, një tak...
19/06/2026

Në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile 2026, zhvilluam në Bashkinë Malësi e Madhe aktivitetin “Ti Nuk Je Vetëm”, një takim informues dhe ndërgjegjësues mbi parandalimin e dhunës në familje dhe rëndësinë e mbështetjes për viktimat.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me shërbimet që ofrohen për gratë dhe vajzat në situata dhune, si dhe me mekanizmat ekzistues të mbrojtjes dhe referimit. Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua informimit ligjor, ku eksperti ligjor i organizatës sonë prezantoi dhe interpretoi ndryshimet më të fundit në legjislacionin për dhunën në familje, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të pjesemarresve .

Ky aktivitet u mundësua përmes mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, si pjesë e projektit "Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile", zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).


National Resource Centre for Civil Society in Albania Partners Albania for Change and Development

Në kuadër të projektit "Kultivimi i Përfshirjes", ju ftojmë të jeni pjesë e një ngjarjeje të veçantë ku do të zhvillohet...
26/05/2026

Në kuadër të projektit "Kultivimi i Përfshirjes", ju ftojmë të jeni pjesë e një ngjarjeje të veçantë ku do të zhvillohet një shfaqje teatrale dhe art & craft (aktivitet argëtues për fëmijët).

​Shfaqja teatrale me titull "Jetesë në komunitet": Një komedi që përmes ironisë dhe humorit pasqyron realitetin tonë modern.

Art & Craft: Një hapësirë plot ngjyra dhe imagjinatë, e dedikuar tërësisht argëtimit të fëmijëve përmes punimeve krijuese me duart e tyre.

​📌 Kur? E shtunë, 30 maj, ora 10:00
📍 Ku? Te Liqeni

​Hyrja është e hapur për të gjithë! Ejani të kalojmë një fundjavë plot art, të qeshura dhe reflektim së bashku. 👥❤️

​🤝 Ky aktivitet zhvillohet në bashkëpunim me Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë

​

Sot, në ambientet e shkollës American British STEAM Academy, u zhvillua një aktivitet i veçantë në kuadër të projektit “...
22/04/2026

Sot, në ambientet e shkollës American British STEAM Academy, u zhvillua një aktivitet i veçantë në kuadër të projektit “Coltivare Inclusione”, me rastin e Ditës së Tokës.

Aktiviteti synoi të rrisë ndërgjegjësimin e nxënësve mbi rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit dhe lidhjen që kemi me natyrën. Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, fëmijët u angazhuan në aktivitete praktike dhe edukative, duke mësuar mbi kultivimin e bimëve, rëndësinë e tokës dhe rolin që secili prej nesh ka në mbrojtjen e saj.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të përfshihen në mbjelljen e bimëve, të eksplorojnë elementë të bujqësisë së qëndrueshme dhe të zhvillojnë ndjeshmëri ndaj mjedisit përmes punës në grup. Një fokus i veçantë iu kushtua përfshirjes dhe bashkëpunimit, duke krijuar një hapësirë ku çdo fëmijë mund të kontribuojë dhe të ndjehet pjesë aktive e komunitetit.
Ky aktivitet shërbeu jo vetëm si një moment edukimi, por edhe si një përvojë që nxit përgjegjësinë sociale dhe respektin për natyrën.

🌱 Në kuadër të projektit “Coltivare Inclusione” kemi nisur ciklin e trajnimeve për kultivimin e bimëve përmes metodës së...
07/04/2026

🌱 Në kuadër të projektit “Coltivare Inclusione” kemi nisur ciklin e trajnimeve për kultivimin e bimëve përmes metodës së hidroponisë. 💧🌿
Kjo iniciative synon të ndërthurë inovacionin në bujqësi me përfshirjen sociale, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillimin e aftësive praktike dhe profesionale.
Përmes hidroponisë, pjesëmarrësit mësojnë teknika moderne të kultivimit pa tokë, të përshtatshme edhe për hapësira urbane, duke hapur rrugë për socializim dhe integrim në tregun e punës.
🌍 Së bashku kultivojmë jo vetëm bimë, por edhe përfshirje, aftësi dhe një të ardhme më të qëndrueshme!

Address

Shkodër

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII:

Shortcuts

Share