16/07/2026
📍 Shkodër
✅Përmbyllëm me sukses trajnimin 1-ditor "Kujdesi i Informuar mbi Traumën (TIC) për Punonjësit e Sherbimit Publik". 26 profesionistë të stafit psiko-social dhe shëndetësor u bënë pjesë e këtij sesioni intensiv në Shkodër, i cili u fokusua në rritjen e kapaciteteve për trajtimin e duhur të rasteve të dhunës.
🔛Përgjatë trajnimit u trajtuan tema thelbësore që përfshijnë kuptimin e traumës psikologjike dhe lidhjen e saj me Dhunën me Bazë Gjinore (GBV), risitë e Kuadrit të ri Ligjor (Ligji 11/2026) për mbrojtjen në sferën publike, private dhe digjitale, si dhe kompetencat e shtuara të policisë e ndalimin e ndërmjetësimit. Gjithashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua komunikimit me viktimat për shmangien e ri-traumatizimit përmes dëgjimit aktiv dhe zbatimit të protokolleve të reja në praktikën institucionale, duke vënë theksin te detyrimi ligjor i punonjësve publikë për raportim të menjëhershëm.
👏Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin maksimal në rritjen e standardeve të shërbimit dhe mbrojtjes për çdo individ.
Ky aktivitet mbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian ne kuader te projektit: Krenar të kemi të Drejta: Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit të GRAVE dhe personave LGBTIQ+ në Shqipëri, Europe Aid/177069/DD/ACT/AL – IPA III/2023/452-57. Përmbajtja e tij është vetëm përgjegjësi e partnereve dhe jo domosdoshmërisht pasqyron qendrimet e Bashkimit Evropian”