Biblioteka e QKF Shijak

Call Directions Contact the organization

Biblioteka e QKF Shijak Biblioteke ne dispozicion te fëmijëve.

13/05/2024
07/06/2023

SI E ÇAU DRITA RRUGËN E SAJ NËPËR ERRËSIRË

Mijëra vjet më parë drita filloi sulmin e saj
kundër errësirës: betejën e parë e nisi zjarri. Kur elektriciteti u përdor për të zëvendësuar të gjitha mjetet e ndriçimit artificial, në sajë të veprës së Edisonit, u tha se Dielli nuk do të perëndonte më
kurrë. Aparatet e ndriçimit, të përdorura në kohët më antike, që i përgiigjen viteve 5000 para erës sonë, nuk janë gjë tịetër veç enë prej guri ose prej metali, në të cilat fiksohej një copë dru prej pishe.
Disa autorë besojnë në një teknikë ndriçimi akoma më antike, në kafaze të vegjël, të cilët përmbanin disa "xixëllonja" të Indisë Lindore që thuhet se ishin mjetet e ndriçimit të përdorura më përpara se të zbulohej zjarri dhe flaka. Ndriçuesi me dru pishe ka mbisunduar për një kohë shumë të gjatë, megjithëse rendimenti i tij ishte shumë i vogël dhe shpërndante më shumë nxehtësi e erë të keqe se sa ndriçim si dhe paraqiste rrezikshmëri për zjarre. Krahas kësaj forme ndriçimi, më vonë u përdorën ndriçues me dhjamë kafshësh ose me vaj. Ata ishin enë të thjeshta prej guri, të afta që të mbanin një lëndë fibre, dhjami ose vaji, gë vendosesh në këto enë dhe që ishte me origjinë nga kafshët. Interesant është fakti se gjatë shekujve të mëvonshëm këto lloje ndriçuesash ruajtën formën e tyre origjinale edhe kur qeramika dhe metalet zëvendësuan gurin natyral. Ndriçuesit e egjyptianëve antikë kanë, praktikisht, formë të njëjtë me atë të ndriçuesave të epokës dhe për më se 5000 vjet, njeriu nuk e ka ndjerë nevojën e përmirësimit dhe të përkryerjes së një mjeti ndriçimi të tillë kaq primitiv. Ky fakt të bën të mendosh që jeta e thjeshtë e patriarkale e paraardhësve tanë, nuk i ka detyrurar ata që të punonin më shumë, ta shtrinin aktivitetin e tyre dhe në orët e natës, për
të kërkuar kështu mjete më të përsosura ndriçimi. Pas epokës romane, ndriçuesi me vaj ka pësuar një evolucion të shpejtë edhe në drejtim artistik. Qiriri si mjet ndriçimi, ishte i njohur nga fenikasit e vjetër dhe ka gjetur përdorim edhe nga romakët, në fillim të erës së re. Romakët e përdornin qiririn si mjet ndriçimi në ceremonitë fetare. Ishin fenikasit, që transportuan qiririn në Bizant (sot Stamboll) ku u vlerësua shumë nga turqit, ndërsa në Evropë ky mjet ndriçimi ishte harruar dhe nuk përdorej deri në fillim të shekullit XI. Paskëtaj. qiriri si mjet ndriçimi pësoi ndryshime të mëdha. U prodhuan qirinj me dyllin e bletëve, më 1894 u përdor parafina si lëndë e parë për prodhimin e qirinjëve, dhe sot përdoret stearina (që nxirret nga dhjamrat).
Ndriçimi me gaz, mund të themi, përbën një kapitull të veçantë në historinë e ndriçimit, ky u shpik nga fillimi i shekullit 19 mbas 16 vjet pune kërkimore. Intensiteti i ndriçimit të flakës së gazit të lirë nuk ishte shumë i fortë dhe, në vitin 1885, një shkencëtar gjerman krijoi rrjetën e thurur me metale të ndryshëm, si oksid tori dhe metale të tokave
të rralla dhe kështu u rrit shumë rendimenti i ndriçimit. Më vonë, ndriçimi me gaz gjeti përdorim të gjerë deri sa u zbulua llamba me hark nga shkencëtarí Davy dhe më vonë llamba inkandeshente nga më Edisoni. Llambat e para elektrike janë prodhuar në dhịetorin e vitit 1879 dhe kishin filament prej karboni. Më vonë ky lloj filamenti u zëvendësua me një seri
filamentesh metalike; sot, nga të gjitha llojet e filamenteve më shumë përdoret ai prej tungsteni në gaze të rralla argon, azot ose kripton. Filamenti përbëhet nga një spiral i thjeshtë ose spiral i dyfishtë
dhe rendimenti ndriçues i llambës rritet me rritjen e fuqisë në vatt të llambës, Sot përdoren edhe llamba lumineshente me shkarkim në gaz dhe në avujt e jodit e të zhivës, si dhe llamba elektrofluoreshente,
që qysh nga viti 1938 po zëvendësojnë llambat e zakonshme inkandeshente, për avantazhet e tyre teknike dhe ekonomike në përdorim.

06/12/2022
03/12/2022
19/10/2022
Keto dite ka dale nga shtypi libri "SHIJAKU NEPER VITE" antologji historike e qytetit tone e shkruar me aq dashuri e pas...
19/10/2022

Keto dite ka dale nga shtypi libri "SHIJAKU NEPER VITE" antologji historike e qytetit tone e shkruar me aq dashuri e pasion nga artisti i meritar i madh shijakas ,piktori, kronikani e per me teper nismetari e promotori i kultures ne qytetin e Shijakut, z. Agim Faja(1939-2017). Pergatitur dhe faqosur me nje kujdes dhe korrektesi nga dy djemte e tij Ergys dhe Ardit Faja. Libri po merret e po lexohet me deshire e gezim te mad nga lexuesi shijakas. Ketu po shfaq disa faqe ku flitet per qendren kulturore te femijeve, ju falemnderit le shijojme shikim te kendshem.

13/07/2022

Soul.2020.

Address

Shijak
2014

Telephone

+355692128944

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka e QKF Shijak posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biblioteka e QKF Shijak:

Share