Me degë në qytetet kryesore të Shqipërisë, Korpusi Shqiptar Vullnetarëve numëron mëse 5 000 anëtarë dhe janë të shumtë ata që shtohen çdo ditë. Prej themelimit të kësaj lëvizjeje në dhjetor 2008-të, nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, dhe nisjen e aksioneve në pranverë-verën e vitit 2009, kemi organizuar aksione vullnetare për pastrimin e bregdetit para dhe gjatë sezonit turistik në mënyrë q
ë të ndërgjegjësojmë duke vepruar. Kjo është qenë fushata me ndikimin më të madh mjedisor në Shqipëri. Në çdo aksion kanë marrë pjesë mesatarisht 200 vullnetarë dhe janë pastruar plazhet e zonave më të mëdha e më të rëndësishme turistike të vendit, nga Velipoja në Orikum. Aksionet tona nuk kanë qëllim vetëm sensibilizimin por edhe veprimin konkret. Të rinj, studentë, intelektuale, qytetarë të thjeshtë e personazhe publike ju bashkuan kësaj lëvizjeje në çdo aksion të organizuar. Për të treguar punën që është bërë në këto aksione, mjafton të themi se në çdo aksion janë mbledhur mesatarisht 1500 thasë me mbeturina dhe gjatë 3 sezoneve deri në verën e vitit 2011 janë organizuar mëse 50 aksione masive në plazhet e vendit. Imazhet që mund të shihni në këtë faqe janë gjithashtu një dëshmi e qartë e tërë veprimtarisë, misionit dhe rezultateve të këtyre aksioneve. Rrjedhojë e fushatës sonë, në maj 2010 qeveria miratoi krijimin e një ‘Task Force’ për pastrimin e territorit dhe ndotja nga mbeturinat tashmë është një çështje e shtruar për zgjidhje. Duke vijuar fushatën sensibilizuese dhe aksionet konkrete ne fushen e mjedisit, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Komisionit për Demokraci, FML-ja ndërmori fushatën për nxitjen e qytetarëve që ata të bashkëpunojnë me pushtetin vendor për të denoncuar shkaktarët e ndotjes së mjedisit. Për disa qytete kryesore si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Orikumi, në bashkëpunim me bashkitë u vendosën numra telefoni, në të cilët qytetarët mund të denoncojnë këdo që shikojnë që hedh mbeturina në rrugë, nga apartamenti, nga makina apo që dëmtojnë hapësirat publike në forma të tjera. Në çdo qytet u ndërmor një fushatë informimi për këto numra telefoni, përmes shpërndarjes së se fletëpalosjeve, posterave, reklamave televizive dhe në gazeta. Në shkurt të vitit 2012 vihet në dispozicion numri (pa pagesë) për të Denoncuar Ndotësit, pranë Bashkisë Tiranë. Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës do të marrim prasysh çdo denoncim qytetar për të mundur të shkojmë drejt zgjidhjes. Bëhuni pjesë e Korpusit Shqiptar të Vullnetarët sepse ne e meritojmë një Shqipëri më të pastër! Drejtues i lëvizjes: Mentor KIKIA ([email protected])
Koordinatore: Anisa YMERI ([email protected])