Shoqata Saranda

Directions

Shoqata Saranda Shoqata Saranda ka për objekt të saj evidentimin, ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave historike, social-kulturore dhe sportive të Sarandës!

Sot, më 9 tetor, përkujtojmë Ditën e Çlirimit të Sarandës nga pushtuesit nazistë!I paharruar qoftë kujtimi i luftëtarëve...
09/10/2026

Sot, më 9 tetor, përkujtojmë Ditën e Çlirimit të Sarandës nga pushtuesit nazistë!

I paharruar qoftë kujtimi i luftëtarëve të lirisë, që luftuan dhe sakrifikuan për çlirimin e qytetit tonë!

Lavdi dhe mirënjohje përjetë 🇦🇱🙏

Sarandë 2002….
08/10/2026

Sarandë 2002….

Një fotografi e rrallë, e shkrepur më 21 shtator 1967, që na sjell pranë një copëz të bukur nga Saranda e dikurshme.Në t...
04/10/2026

Një fotografi e rrallë, e shkrepur më 21 shtator 1967, që na sjell pranë një copëz të bukur nga Saranda e dikurshme.

Në të shohim disa pensionistë sarandiotë, njerëz të një brezi që e njihte mirë vlerën e punës, të solidaritetit dhe të ndihmës ndaj njëri-tjetrit. Atë ditë, ata kishin dalë për t’u ardhur në ndihmë punonjësve të bujqësisë në Çukë.

Janë banorë të Sarandës së vjetër, njerëz që lanë pas kujtime, histori dhe gjurmë në jetën e qytetit. Sot, pas kaq shumë vitesh, kjo fotografi nuk është thjesht një kujtim i ruajtur në kohë, por edhe një dëshmi e shpirtit të një brezi që jetoi me thjeshtësi, punë e solidaritet.

Në këmbë:
Halil Mato, Pavllo Vasili, Lame Xhama, Qirana Ilia, Niqi Ndini, Servet Roboçi, Meleq Xhaferi.

Ulur:
Çerçiz Demo, Tefik Jashari, Vasil Gjikopulli, Aliko Beluli.

🕯️ I paharruar qoftë kujtimi i tyre!
Me respekt e mall për saranditët e vjetër dhe për një kohë që jeton ende në kujtimet dhe fotografitë tona. 🙏

📷 Foto e publikuar nga Agron Xhama

Saranda 112 vjet më parë, në Tetor të vitit 1914.Muaj të mbarë 🤗🙏
01/10/2026

Saranda 112 vjet më parë, në Tetor të vitit 1914.

Muaj të mbarë 🤗🙏

⚽ Një foto, një histori – “Butrinti” i Sarandës, 1971Një kujtim i bukur nga historia sportive e Sarandës.Ekipi i të rinj...
30/09/2026

⚽ Një foto, një histori – “Butrinti” i Sarandës, 1971

Një kujtim i bukur nga historia sportive e Sarandës.

Ekipi i të rinjve të “Butrintit”, pjesëmarrës në ish-Kategorinë e Parë (Superliga e sotme), më 26 nëntor 1971, pas fitores së pastër 3–0 ndaj ekipit të të rinjve të “Lokomotivës” së Durrësit.

Nga e majta në të djathtë: Kastriot Kaçupi, me nr. 6; Lefter Vogli, me nr. 12; Panajot Qiro, me nr. 5; Stefan Tulo, me nr. 10; Lefter Shehu, me nr. 4; dhe kapiteni i skuadrës, Vangjel Kuremeno, me nr. 8.

Emra dhe kujtime që mbeten pjesë e historisë së volejbollit sarandjot. Një brez që përfaqësoi me pasion dhe krenari fanellën e “Butrintit” dhe qytetin e Sarandës. ⚽💙

Me këtë foto të 6 Majit 1991, i urojmë një ditë të mbarë gjithë sarandiotëve, kudo ku ata jetojnë e punojnë ❤️🙏
15/09/2026

Me këtë foto të 6 Majit 1991, i urojmë një ditë të mbarë gjithë sarandiotëve, kudo ku ata jetojnë e punojnë ❤️🙏

Largohet nga jeta inxhinier Jani Peta!U largua sot nga jeta, duke lënë në hidhërim të thellë familjen e tij, miqtë e shu...
12/09/2026

Largohet nga jeta inxhinier Jani Peta!

U largua sot nga jeta, duke lënë në hidhërim të thellë familjen e tij, miqtë e shumtë dhe ish-kolegët, inxhinier Jani Peta.

Jani ishte një profesionist i përkushtuar dhe një qytetar i nderuar, shumë i dashur dhe i vlerësuar nga bashkëqytetarët e tij dhe nga kolegët e shumtë, në të gjithë sektorët dhe kantieret e ndërtimit ku ai ushtroi veprimtarinë e tij profesionale.

Gjithmonë do ta kujtojmë Janin për natyrën e tij të dashur, fisnikërinë dhe respektin që tregonte ndaj të gjithëve.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve 🙏

Address

Sarandë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Saranda posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share