Grupi Vullnetar Sabr

Grupi Vullnetar Sabr Kemi si mision ndihmën për njerëzit në nevojë. Grumbullojmë dhe shpërndajmë ndihma te familjet në nevojë. Jeni të mirëpritur të dhuroni, për hir të Zotit tuaj.

Të ndihmojmë njëri-tjetrit që askush të mos ndjejë urinë.

Bamirës Zoti ju shpërbleft 🤲
29/05/2026

Bamirës Zoti ju shpërbleft 🤲

Falënderim nga Zemra Grupi Vullnetar “Sabr” SarandëTë nderuar miq, dashamirës dhe kontribues,Me ndihmën e Zotit dhe falë...
27/05/2026

Falënderim nga Zemra
Grupi Vullnetar “Sabr” Sarandë
Të nderuar miq, dashamirës dhe kontribues,
Me ndihmën e Zotit dhe falë bujarisë suaj, sot arritëm të sjellim gëzim dhe shpresë në vatrën e një familjeje në nevojë në qytetin tonë.
Në prag të festës së shenjtë të Kurban Bajramit, atëherë kur solidariteti dhe dora e shtrirë ndaj tjetrit marrin vlerën më të madhe, grupi ynë vullnetar “Sabr” Sarandë arriti të realizojë një mision të rëndësishëm. Falë mbështetjes së pakursyer të dy kontribuesve tanë të çmuar
(të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë), ne i dërguam kësaj familjeje pako me ushqime bazë dhe mishin e Kurbanit.
Nuk ka lumturi më të madhe sesa të shohësh buzëqeshjen në fytyrat e atyre që kanë më së shumti nevojë, e sidomos në ditë festash.
Një falënderim i veçantë shkon për dy donatorët tanë, të cilët u bënë sebep që kjo familje ta presë Bajramin me tryezën plot dhe me zemrën e ngrohtë. Zoti ju shpërbleftë mirësinë, ju dhashtë mbarësi e begati në familjet tuaja!
Falënderojmë gjithashtu çdo vullnetar të grupit “Sabr” që sakrifikon kohën dhe energjinë e tij për t’ju gjendur pranë njerëzve në vështirësi.
Vazhdojmë përpara, të bashkuar në punë të mira! 🤝✨
Me respekt dhe mirënjohje,
Grupi Vullnetar “Sabr” Sarandë

Gëzuar kurban bajramin!🫶🏻Zoti ju shpërbleft .
27/05/2026

Gëzuar kurban bajramin!🫶🏻
Zoti ju shpërbleft .

🚨 Apel për Ndihmë – Grupi Vullnetar Sabr Sarandë 🚨 Vëllezër dhe motra.Një familje është në gjendje shumë të vështirë eko...
26/05/2026

🚨 Apel për Ndihmë – Grupi Vullnetar Sabr Sarandë 🚨

Vëllezër dhe motra.
Një familje është në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Fëmijët po ushqehen vetëm me bukë dhe sheqer, ndërsa janë edhe me temperaturë dhe kollë. Familja ka nevojë urgjente për ushqime dhe biberona/pampers për fëmijë 13-15 kg, sidomos në këto ditë të Kurban Bajramit. 😢

Kush ka mundësi të kontribuojë qoftë edhe pak, Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Le të bëhemi sebep për t’ua lehtësuar sadopak gjendjen kësaj familjeje. 🤲

📍 Organizuar nga: Grupi Vullnetar Sabr Sarandë

📩 Për ndihma dhe kontribute kontaktoni në privat.

E pajisur me pasaportë, vaksina të bëra dhe mikroçip (për udhëtim jashtë shtetit). E mësuar me shtëpi. DM për më shumë i...
03/05/2026

E pajisur me pasaportë, vaksina të bëra dhe mikroçip (për udhëtim jashtë shtetit). E mësuar me shtëpi.
DM për më shumë info.

Me ndihmën e Allahut, një besimtar musliman bamirës nga Dibër, zona e Maqellarë, iu bashkua Grupi Vullnetar Sabr Sarandë...
28/04/2026

Me ndihmën e Allahut, një besimtar musliman bamirës nga Dibër, zona e Maqellarë, iu bashkua Grupi Vullnetar Sabr Sarandë duke kontribuar me 200 mijë lekë për dy familje në nevojë.

Kjo ndihmë u shpërnda me nga 100 mijë lekë për secilën familje:

1-Një familjeje që ka një fëmijë të sëmurë dhe kishte nevojë për ilaçe.
2-Një familjeje me pleq të moshuar që kishin nevojë për ushqime bazike dhe mbështetje.

Amanetin e kemi dërguar direkt të nesërmen, por kërkojmë ndjesë që për shkak të angazhimeve dhe ngarkesës nuk arritëm ta publikojmë më herët, ndaj po e postojmë tani.

Lusim Allahun ta shpërblejë këtë vëlla bamirës me të mira, t’ia shtojë bereqetin në pasuri dhe familje, t’ia pranojë sadakanë dhe ta bëjë shkak hajri në dynja dhe ahiret. Amin.

Falënderimi i takon ZOTIT që gjithmonë vendos në zemrat e njerëzve mëshirë dhe dëshirë për të ndihmuar ata që janë në vë...
21/04/2026

Falënderimi i takon ZOTIT që gjithmonë vendos në zemrat e njerëzve mëshirë dhe dëshirë për të ndihmuar ata që janë në vështirësi.

Grupi Vullnetar Sabr Sarandë shpreh mirënjohjen më të sinqertë për dy vëllezër muslimanë, të cilët u bashkuan me këtë kauzë humane duke dhuruar 200 mijë lekë për familjen në nevojë, së cilës i ishin ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë.

Gjithashtu falënderojmë edhe personin tjetër bamirës që kontribuoi duke dërguar ushqime për këtë familje, duke lehtësuar sadopak gjendjen e tyre.

Allahu i shpërbleftë të gjithë kontribuesit me të mira në dynja dhe ahiret, ua shtoftë bereqetin në pasuri e familje, dhe ua bëftë këtë vepër të rëndë në peshoren e veprave të mira.

“E çfarëdo të mire që jepni, Allahu e di mirë atë.”

🤲🤍Projekti u plotësua🤲🤍Allahu të shpërbleft me të mira vëlla i dashur ty dhe atij vllait Musliman.Ti je prej atyre njerë...
18/04/2026

🤲🤍Projekti u plotësua🤲🤍

Allahu të shpërbleft me të mira vëlla i dashur ty dhe atij vllait Musliman.
Ti je prej atyre njerëzve që gjithmonë na je gjendur pranë dhe na ke mbështetur sa herë ka pasur nevojë. Zoti ta shtoftë bereqetin në pasuri, familje dhe shëndet, dhe ta bëftë këtë sadaka peshë të rëndë në peshoren e veprave të mira.
Faleminderit shumë për zemërgjerësinë tënde 🤲🏻🤍

🚨 APEL PËR NDIHMË 🚨Vëllezër dhe motra, një familje në nevojë po kalon ditë shumë të vështira. Kanë 4 muaj pa paguar ener...
18/04/2026

🚨 APEL PËR NDIHMË 🚨

Vëllezër dhe motra, një familje në nevojë po kalon ditë shumë të vështira. Kanë 4 muaj pa paguar energjinë elektrike dhe fatura ka shkuar 130 mijë lekë të vjetra, dhe dje jua kanë prerë dritat,
ndërkohë që në familje ka edhe fëmijë të vegjël.

Përveç kësaj, familja ka nevojë edhe për ushqime dhe pampersa 11-16 kg për beben.

Le të bëhemi sebep për t’ua lehtësuar këtë hall.
Çdo kontribut, sado i vogël, ka vlerë të madhe tek Allahu dhe për këtë familje.

📌 Kush dëshiron të ndihmojë, të na kontaktojë në faqen Grupi Vullnetar Sabr Sarandë.

🤲 Allahu e shpërbleftë çdo bamirës dhe ia shtoftë bereqetin në familje.

13/04/2026

#😥

Address

Rruga E Flamurit Lagjia Nr 1 Sarande
Sarandë
9700

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Grupi Vullnetar Sabr posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share