Visit_Saranda

Visit_Saranda Visit Saranda association is a regional tourism partnership of Saranda, Finiq, Konispol, Delvina.

Visit Saranda as a destination management organization where all stakeholders of tourism industry collaborate, for creating and promoting a brand for the region of Saranda (including Delvina, Finiq and Konispol), under which to develop a sustainable year-round tourism with highest standards on region and beyond.

09/11/2025

Fermerët e Xarrës reagojnë për lajmin e pa saktësuar dhe përgjithësuese për përmbajtjen e insekticideve të pa lejuara me ligj të disa mandarinave që u janë kryer analizat nga ISUV me kërkesë të AKU-së.

Të nderuar Institucione mbani qëndrim serioz në punën tuaj, dilni e saktëson ku i keni marrë frutat që kryet kontrollet dhe identifikojeni shkelësin dhe largoni mallin nga tregu. Media e nderuar dyshoni, verifikoni dhe saktësoni, turbullira vetëm dëm sjell, dhe sjell dëm për një grup fermerësh që kanë lidhur jetën e tyre me këtë tokë, janë fëmijë të prindërve që kanë punuar në këto toka dhe janë prindër të fëmijëve që du tua trashëgojnë këtë punë, janë burra dhe gra të përgjegjshëm.

Për në Labëri.....E nisëm ditën me Labçe dhe histori për rajonin e Labërisë nga mjeshtër Xhelo, burrat këndonin për të m...
26/01/2025

Për në Labëri.....

E nisëm ditën me Labçe dhe histori për rajonin e Labërisë nga mjeshtër Xhelo, burrat këndonin për të motivuar shpirtin e kërcenin për të stërvitur trupin përpara nisjes për luftë tregon mjeshtri. Skrapaliçja nisë me iso dhe pastaj më varg, e kundërta ndodh me Labçen vazhdon më tej....

20 minuta histori, mësim dhe këngë labçe, 20 herë na u ngjeth trupi nga emocionet, po një turisti sa do ti shijonte kjo traditë e hershme e këngës? shumë ka për ti shijuar....

Për ta kompletuar u nisëm e vizituam fshatrat e bregut e drekuam në Qeparo fshat, vendndodhja, arkitektura më të fuqishme se imagjinata.

Produkte të reja turistike do të krijohen në këtë zonë, të mbështetura te pasuria jo materiale, tashmë e mbrojtur nga UNESCO .

Nënë udhërrëfimin e Elton Caushi dhe mbështetjen e RISIAlbania

www.visit-saranda.al
www.ksamil.al

Në   për të parë më shumë nga sa pamë në   dhe  . Për 20 minuta nga Saranda ndodhemi në Delvinë, u bashkohemi mbledhësve...
23/01/2025

Në për të parë më shumë nga sa pamë në dhe .

Për 20 minuta nga Saranda ndodhemi në Delvinë, u bashkohemi mbledhësve të bimëve medicinale dhe nisim ngjitjen në Sopot, pasi mbledhim sherebelën, nisim zbritjen dhe ndalemi te ferma e gomaricave në Ferma Bures , freskohemi me qumështin e gomaricave dhe takat marrim kur provojmë gjizën e tyre në shijen e fort si të qumështit të bletës.

Kjo është një nga eksperiencat që mund të bëhen në këtë bashki e që mund ti shërbej shumë mirë vendasve për të rritur të ardhurat.

Apo qoftë edhe një vizitë e thjeshtë në fabrikën e bimëve medicinale, ku zonja Vera të pret e rrëfen bimët që ka rajoni ynë, bimë që shërojnë.

Nën udhërrëfimin e Elton Caushi, kolegët, këto mundësi do ti kthejnë në produkte turistike autentike e do ua servirin turistëve këtë sezon.

Produkte që do të promovohen në www.visit-saranda.al dhe www.ksamil.al

Trajnim i mbështetur nga RISIAlbania

Në Finiq këtë të martë për të parë mrekullitë e natyrës, arkitekturës, për të dëgjuar historitë e vendasve e për të përj...
21/01/2025

Në Finiq këtë të martë për të parë mrekullitë e natyrës, arkitekturës, për të dëgjuar historitë e vendasve e për të përjetuar lezetin e fjalëve shqip të folura nga banorët e komunitetit grek.

Shumë produkte turistike do të krijohen në këtë zonë nën udhërrëfimin e Elton Caushi por ajo që na bëri përshtypje ishte prezenca e artistëve vendas , bab e bir që jetojnë në Çukë apo dy vëllezërve që jetojnë në zonë, të cilët janë mjeshtra (ikonograf) të gjallë që pikturojnë Shënjtor në kishat e zonës. Ata kanë shumë për të rrëfyer mbi këtë.

Kolegët kan për të sugjeruar shumë e më shumë produkte turistike autentike të cilat do të sjellin përfitime për banorët vendas dhe më shumë vlerë për ofertën turistike të rajonit të Sarandës.

Nesër në Delvinë.....

Trajnim i mbështetur nga RISIAlbania

Nisëm me Konispolin, trajnimin për të ndërtuar produkte turistike të reja mbështetur në atë që ofron zona. Këto produkte...
20/01/2025

Nisëm me Konispolin, trajnimin për të ndërtuar produkte turistike të reja mbështetur në atë që ofron zona.

Këto produkte turistike do të ndihmojnë banorët vendas të përfitojnë më shumë. Nëse fermeri i mandarinave përfiton duke e sh*tur si produkt konsumi tashmë do të përfitoj edhe duke e sh*tur si eksperiencë turistike kultivimin e mandarinave, më shumë të ardhura për të'.

Së bashku me kolegët dhe nën udhërrëfimin e Elton Caushi vizituam fermat e mandarinave, vizituam qëndrën e qyteti, takuam vendas, provuam kurabije të gatuara në mënyrë artizanale dhe dëgjuam historinë e jashtëzakonshme të Osman Takës, që tashmë identifikohet nëpërmjet kërcimit, muzikës dhe veshjes. Vizituam shtëpit e vjetra të Konispolatëve. Drekuam dhe shijuam ushqimin cilësor të Mursisë.

Kolegët do të sugjerojnë dhe madje do të nisin të sjellin turistë enkas për të vjel mandarina, të shohin shtëpinë e familjes së Osman Takës apo dhe t'ja marrin valles si njëherë Osmani vet.

Nesër në Finiq.....

Trajnim i mbështetur nga RISIAlbania

Ftesë!Për të rinjë dhe të reja të rajonit tonë që duan të krijojnë eksperienca (ture) ditore dhe shumë ditore por nuk di...
07/11/2024

Ftesë!

Për të rinjë dhe të reja të rajonit tonë që duan të krijojnë eksperienca (ture) ditore dhe shumë ditore por nuk dinë sesi apo duan të përmirësojnë njohurit e tyre: Visit Saranda sjell ekspert të fushës, ku për 10 ditë do të na udhërrëfej dhe mësoj sesi të ndërtojmë një eksperienca (ditore dhe shumë ditore) profesionale.

Angazhohu duke na shkrojtur në whatsapp (+355683873305) apo dhe mesazh këtu, në Facebook.

Me trajnimin e 21 udhërrëfyesve vendas dhe rajonal përmirësuam cilësinë e shërbimit turistik në rajon, me iniciativën e re do ta përmirësojmë akoma më shumë.

Address

Rruga Onhezmi
Sarandë
9701

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Visit_Saranda posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Visit_Saranda:

Share