OB&O "Opportunity, Balance & Overcoming"

Call Directions Website Contact the organization

OB&O "Opportunity, Balance & Overcoming" Edukim,trajnim,konsulence,kujdes dhe mbeshtetje per grate, vajzat, te rinjte dhe femijet!

📢 THIRRJE PËR PJESËMARRJEPër mësues dhe prindër në Mirditë 🌱 “Të Rritemi së Bashku” – Një vend ku çdo fëmijë ka të drejt...
10/10/2026

📢 THIRRJE PËR PJESËMARRJE
Për mësues dhe prindër në Mirditë
🌱 “Të Rritemi së Bashku” – Një vend ku çdo fëmijë ka të drejtën të lulëzojë!
Organizata OBO, në kuadër të projektit “Të Rritemi së Bashku”, të realizuar falë mbështetjes së dhuruesve, Fondacionit Credins dhe platformës Smile.al, fton mësuesit dhe prindërit të bëhen pjesë e trajnimeve që synojnë forcimin e njohurive dhe aftësive për të mbështetur zhvillimin dhe përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
👩‍🏫 Për mësuesit
Trajnim mbi edukimin gjithëpërfshirës, me fokus në metodat dhe praktikat që ndihmojnë në mbështetjen e fëmijëve me nevoja të ndryshme zhvillimore, duke krijuar një mjedis mësimor ku çdo fëmijë ndihet i pranuar, i vlerësuar dhe i mbështetur.
👨‍👩‍👧 Për prindërit dhe kujdestarët
Trajnim për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, me fokus në komunikimin, mirëqenien emocionale dhe mënyrat praktike për të nxitur zhvillimin, pavarësinë dhe përfshirjen e tyre në jetën e përditshme.
🌈 Së shpejti, një mjedis i sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për fëmijët!
Në kuadër të këtij projekti, Organizata OBO po punon për krijimin e një hapësire multisensore në Rrëshen, ku fëmijët me aftësi të kufizuara do të kenë mundësi të mësojnë, të luajnë, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të marrin mbështetje të përshtatur me nevojat individuale.
💚 Pse të bëheni pjesë?
Sepse çdo fëmijë meriton mundësinë të zhvillohet, të mësojë dhe të ndihet i mbështetur. Së bashku mund të ndërtojmë një komunitet ku çdo fëmijë ka vendin dhe mundësitë që meriton.

📩 Për të shprehur interesin për pjesëmarrje, dërgoni një email në: [email protected]

🙏 Faleminderit çdo dhuruesi që bëri të mundur këtë nismë!

🙏 Faleminderit Fondacionit Credins dhe Smile.al për mbështetjen dhe besimin!

🙏 Faleminderit të gjithëve që ndanë, promovuan dhe besuan në këtë nismë!

🌱 Të rritemi së bashku, sepse përfshirja fillon nga ne!

Mirdita Rreshen

💻 Aftësi Digjitale – Inovacion Rinor  Projekti “Aftësi Digjitale – Inovacion Rinor” ka hyrë në një fazë të rëndësishme t...
04/10/2026

💻 Aftësi Digjitale – Inovacion Rinor
Projekti “Aftësi Digjitale – Inovacion Rinor” ka hyrë në një fazë të rëndësishme të zbatimit, duke vijuar me ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe krijimin e kushteve më të mira për përdorimin e teknologjisë në procesin mësimor.
📌 Në kuadër të projektit, në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, 10 klasa do të pajisen me projektorë, ndërsa një klasë model digjitale do të pajiset me tabelë interaktive dhe pajisje mbështetëse, duke përmirësuar infrastrukturën digjitale dhe kushtet për integrimin e teknologjisë në procesin mësimor.
👩‍💻👨‍💻 Krahas investimit në infrastrukturë, projekti do të vijojë me trajnime praktike për nxënësit dhe mësuesit, hartimin dhe pilotimin e një manuali për përdorimin pedagogjik të teknologjisë, si dhe aktivitete për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira.
✨ Teknologjia në shkollë nuk është vetëm pajisje – është më shumë mundësi për të mësuar, krijuar dhe zhvilluar aftësitë e së ardhmes.
🇪🇺 Projekti “Aftësi Digjitale – Inovacion Rinor” zbatohet nga Opportunity Balance and Overcoming (OBO) dhe financohet nga Bashkia Lezhë dhe Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
ArsimDigjital DigitalSkills YouthInnovation

📍 Të rinjtë nga afër dhe online në Këshillin Bashkiak MirditëNga njohuritë te përvoja konkrete e vendimmarrjes vendore! ...
30/09/2026

📍 Të rinjtë nga afër dhe online në Këshillin Bashkiak Mirditë
Nga njohuritë te përvoja konkrete e vendimmarrjes vendore! Të rinjtë pjesëmarrës në projektin “Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030” patën mundësinë të ndiqnin një seancë të rregullt të Këshillit Bashkiak Mirditë, me pjesëmarrje fizike dhe online.
🏛️ Përmes kësaj përvoje, të rinjtë u njohën nga afër me mënyrën se si zhvillohet një mbledhje e Këshillit Bashkiak, si diskutohen çështjet me interes vendor dhe si funksionon procesi i vendimmarrjes në nivel lokal.
💬 Pas seancës, aktiviteti vijoi me diskutim dhe reflektim mbi atë që të rinjtë vëzhguan dhe mësuan, duke e kthyer pjesëmarrjen në një përvojë praktike të edukimit qytetar.
Të njohësh procesin është hapi i parë për të marrë pjesë në të. Zëri i të rinjve fiton më shumë hapësirë kur ata informohen, angazhohen dhe përfshihen në jetën e komunitetit të tyre.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030”, i cili po zbatohet në Bashkinë Mirditë si pjesë e “Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
TëRinjtë QeverisjaVendore PjesëmarrjaRinore OBO

📢 THIRRJE PUBLIKE PËR TË RINJTË🏛️ Apliko për të marrë pjesë në “Simulimin e funksionimit të Këshillit Bashkiak”!Organiza...
29/09/2026

📢 THIRRJE PUBLIKE PËR TË RINJTË
🏛️ Apliko për të marrë pjesë në “Simulimin e funksionimit të Këshillit Bashkiak”!
Organizata Opportunity Balance and Overcoming (OBO) hap thirrjen për përzgjedhjen e 25 të rinjve, 15–29 vjeç nga Bashkia Mirditë, për të marrë pjesë në “Simulimin e funksionimit të Këshillit Bashkiak”.
Aktiviteti u ofron të rinjve mundësinë të njohin nga afër si funksionon Këshilli Bashkiak, procesi i vendimmarrjes vendore dhe si mund të përfshihen të rinjtë në qeverisjen vendore, përmes një eksperience praktike simulimi.
🔹 Prioritet do t’u jepet të rinjve që kanë marrë pjesë në trajnimet e zhvilluara më parë.
📩 Si të aplikoni?
Dërgoni në [email protected]:
Emër/Mbiemër Nr. telefoni dhe një përgjigje të shkurtër për pyetjen:
“Pse dëshiroj të jem pjesë e Simulimit të Këshillit Bashkiak?”
📅 Afati i aplikimit: 09.10.2026
Bëhu pjesë, shpreh mendimin tënd dhe përjeto nga afër vendimmarrjen vendore!
🇪🇺 Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030”, i cili po zbatohet në Bashkinë Mirditë si pjesë e “Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

19/09/2026

Kur të rinjtë nuk janë vetëm pjesëmarrës, por bëhen pjesë e zgjidhjes.

Dy ditë pune intensive sollën në një hapësirë të përbashkët 30 të rinj nga Mirdita, jo vetëm për të mësuar, por për të menduar, diskutuar dhe propozuar.

📝 Idetë nisën nga pyetje të thjeshta, por të rëndësishme:
Çfarë u mungon të rinjve? Çfarë duhet të ndryshojë? Ku dhe si mund të dëgjohet zëri i tyre?

Nga këto pyetje lindën diskutime dhe propozime konkrete për kulturën, sportin, kohën e lirë, hapësirat publike dhe mundësitë për një përfshirje më të madhe të të rinjve në jetën e komunitetit.

🎯 Gjatë dy ditëve, të rinjtë punuan së bashku për t’i kthyer shqetësimet dhe nevojat e tyre në ide konkrete për komunitetin. Ata identifikuan çështje që i prekin drejtpërdrejt, diskutuan zgjidhje dhe formuluan propozime që mund të çohen më tej në dialogun me institucionet vendore.

30 të rinj.
Shumë këndvështrime.
Një qëllim i përbashkët: një Mirditë ku të rinjtë kanë hapësirë për të propozuar, për t’u dëgjuar dhe për të marrë pjesë.

💬 Strategjia Rinore 2026–2030 fillon duke dëgjuar ata për të cilët po ndërtohet.

🇪🇺 Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030”, i cili po zbatohet në Bashkinë Mirditë si pjesë e “Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

17/09/2026

Të rinjtë kanë nevojë për hapësirë. Shoqëria ka nevojë për të rinjtë. 💙

Krijimi i hapësirave të sigurta, fizike apo digjitale, për të rinjtë do të thotë gjithashtu të sigurohemi që shëndeti mendor të njihet, të dëgjohet dhe të mbështetet siç duhet.

Por çfarë do të thotë në të vërtetë të kujdesemi për shëndetin tonë mendor?

Në këtë video, Klara ndan këndvështrimin e saj mbi rëndësinë e shëndetit mendor, duke na kujtuar se krijimi i hapësirave ku të rinjtë mund të shprehen lirshëm, të flasin për emocionet dhe shqetësimet e tyre dhe të kërkojnë mbështetje është pjesë thelbësore e mirëqenies së tyre.

YOUTH NEEDS SPACE. SOCIETY NEEDS YOUTH.

euDEARprogramme



We are the YOU(th) CARE for Change community, a project co-funded by the euDEAR programme, supporting youths across 12 countries in tackling global challenges.

14/09/2026
11/09/2026

🏛️ Të rinjtë e Mirditës – nga njohja e qeverisjes tek dialogu me institucionet!

Në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030”, u zhvillua Dita II e trajnimit, duke e çuar procesin një hap më tej: nga njohuritë teorike drejt përvojës së drejtpërdrejtë me qeverisjen vendore.

📚 Gjatë sesionit, të rinjtë u njohën me rolin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak, si një nga strukturat kryesore të vendimmarrjes në nivel vendor, si dhe me mundësitë që kanë të rinjtë për t’u përfshirë në proceset vendimmarrëse.

🏛️ Një pjesë e rëndësishme e ditës ishte vizita studimore në Bashkinë Mirditë, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me strukturën organizative, funksionet e drejtorive dhe mënyrën se si institucioni ofron shërbime për qytetarët.

🤝 Përmes takimit dhe diskutimit me përfaqësues të Bashkisë, të rinjtë patën mundësi të bëjnë pyetje, të ndajnë këndvështrimet e tyre dhe të kuptojnë më mirë se si mund të ndërtohet një komunikim më i drejtpërdrejtë mes të rinjve dhe institucioneve vendore.

🗣️ Nga njohuritë tek pjesëmarrja. Nga pjesëmarrja tek veprimi. Më shumë zë për të rinjtë e Mirditës!

🇪🇺 Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030”, i cili po zbatohet në Bashkinë Mirditë si pjesë e “Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

11/09/2026

Different countries. One fearless community. One unforgettable weekend. 💜 95 coaches from 7 countries came together in Vienna, Austria from August 27-30, for the 261 Fearless Coach Summit-Crossing Borders, joined by WE RUN and members of 261 Fearless Club Albania - Women's Running Club.

From inspiring conversations and shared learning to laughter and new friendships, the Summit strengthened connections across borders and cultures. A special highlight was the Meet Run with 261 Fearless Club Vienna, where we shared miles and meaningful moments with resilient women who have found a new home in Vienna.🏃‍♀️🌍💜

10/09/2026

Të rinjtë e Mirditës – më shumë zë, më shumë pjesëmarrje në vendimmarrje!
Në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030”, u zhvillua Dita I e trajnimit mbi qeverisjen vendore dhe përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.
Gjatë sesioneve, të rinjtë u njohën me mënyrën se si funksionon qeverisja vendore dhe me rolin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Bashkisë Mirditë, duke diskutuar se si vendimmarrja në nivel vendor lidhet drejtpërdrejt me jetën dhe nevojat e tyre.
💡 Përmes punës në grupe, pjesëmarrësit identifikuan dhe diskutuan nevojat dhe sfidat që hasin të rinjtë në Mirditë, si dhe propozuan ide për përmirësimin e jetës së të rinjve dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në zhvillimin e komunitetit.

Ky është një hap drejt krijimit të një hapësire ku të rinjtë e Mirditës jo vetëm dëgjohen, por kontribuojnë me ide dhe propozime konkrete për të ardhmen e tyre.

🗣️ Më shumë njohuri. Më shumë pjesëmarrje. Më shumë zë për të rinjtë e Mirditës.

🇪🇺 Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Qeverisje dhe Strategji Rinore 2026–2030”, financuar nga Bashkia Mirditë dhe Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

TeRinjtePerQeverisje TeRinjteEMirdites PjesemarrjaRinore QeverisjaVendore Mirdita

Address

At Gjergj Fishta
Rrëshen
4601

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OB&O "Opportunity, Balance & Overcoming" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to OB&O "Opportunity, Balance & Overcoming":

Shortcuts

Share