Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare

Directions

Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare, Community Service, Prrenjas.

⛰️🍂Parku Kombëtar Shebenik është një nga atraksionet më të veçanta natyrore të Bashkisë Prrenjas, ku ngjyrat e vjeshtës,...
25/10/2026

⛰️🍂Parku Kombëtar Shebenik është një nga atraksionet më të veçanta natyrore të Bashkisë Prrenjas, ku ngjyrat e vjeshtës, pyjet madhështore dhe peizazhet mahnitëse krijojnë një pamje të rrallë bukurie. ❤️

🍁 Ejani në Rrajcë, zbuloni magjinë e Shebenikut dhe përjetoni nga afër bukurinë që na fal natyra! 🏞️❤️

🍂

📍 Prrenjas🚧 Në Lagjen e Re (ish-Bitumi) punimet kanë avancuar drejt fazës së shtrimit të asfaltit ,një investim i financ...
20/10/2026

📍 Prrenjas

🚧 Në Lagjen e Re (ish-Bitumi) punimet kanë avancuar drejt fazës së shtrimit të asfaltit ,një investim i financuar nga Buxheti i Bashkisë Prrenjas i cili përmirëson infrastrukturën rrugore, lehtëson lëvizjen e banorëve dhe kontribuon në urbanizimin dhe zhvillimin e lagjes.

🤝 Në fokus mbeten nevojat e banorëve dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës, përmes investimeve konkrete në shërbim të komunitetit.

💪

🏠 Vijon puna për rikonstruksionin e banesave të familjeve në nevojë në Bashkinë Prrenjas!📊Përmes programit të strehimit ...
19/10/2026

🏠 Vijon puna për rikonstruksionin e banesave të familjeve në nevojë në Bashkinë Prrenjas!

📊Përmes programit të strehimit social bashkia Prrenjas në bashkëfinancim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit që prej vitit 2020 ka mbështetur 200 familje të cilat kanë përfituar nga ky program. Edhe për këtë vit ndërhyrjet vijojnë në 22 familje të përzgjedhura .

🏛️ 🤝Bashkia Prrenjas vazhdon me angazhimin për të qënë pranë njerëzve me mbështetje konkrete dhe përkushtim për të përmirësuar jetën e çdo familjeje.

13/10/2026
📍Prrenjas🚧 Ka përfunduar puna për shtrimin e hapësirave ndërmjet pallateve përballë shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli”➡️ ...
01/10/2026

📍Prrenjas

🚧 Ka përfunduar puna për shtrimin e hapësirave ndërmjet pallateve përballë shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli”➡️ ndërkohë puna vijon me shtrimin e trotuarit në rrugën “1 Maj” dhe sistemimin e hapësirave ndërmjet pallateve nga rruga “1 Maj” deri tek rruga “Blerim”.

Më shumë siguri për këmbësorët, më shumë rregull në hapësirat publike dhe një qytet që merr çdo ditë një pamje më të mirë. 🚶‍♂️👭

🙏

📍 PishkashSë bashku me deputetin e zonës Olsi Komici inspektuam nga afër punimet për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës ...
28/09/2026

📍 Pishkash

Së bashku me deputetin e zonës Olsi Komici inspektuam nga afër punimet për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës së fshatit Pishkash, një investim i financuar nga Buxheti i Bashkisë Prrenjas.
🚧Përveç asfaltimit projekti përfshin ndriçimin rrugor,sinjalistikën vertikale dhe horizontale,elementë të sigurisë dhe kullimit të ujërave duke krijuar kushte më të mira dhe më të sigurta për lëvizjen e banorëve të fshatit Pishkash💡🛣️

Një tjetër projekt që i shtohet punëve të kryera për komunitetin dhe zhvillimin e zonës. 🚧

27/09/2026

Sot, në Ditën Botërore të Turizmit sjellim disa momente nga Panairi Agro-Turistik & Kulturor në Rrajcë. 🎬

🤍❤️ Rrajca me gatimet tradicionale, kulturën, traditat e zonës, me natyrën e mrekullueshme mbetet një potenciali i jashtëzakonshëm agro-turistik i Bashkisë Prrenjas. 🏡🌳

✨ Një vend ku tradita, natyra dhe mikpritja bëhen bashkë për të krijuar një përvojë unike.♥️

📍Panairi Agro-Turistik dhe Kulturor në Rrajcë bëri bashkë traditën, kulturën, artizanatin dhe produktet e zonës, duke sj...
25/09/2026

📍Panairi Agro-Turistik dhe Kulturor në Rrajcë bëri bashkë traditën, kulturën, artizanatin dhe produktet e zonës, duke sjellë një ditë të veçantë në zemër të Rrajcës 🌿🏡edhe pse shiu shoqëroi ditën tonë, ai nuk e zbehu aspak gjallërinë dhe atmosferën e bukur të panairit.☀️

🍎 Shije dhe produkte të zonës
🧵 Duar që ruajnë mjeshtërinë e artizanatit
🎨 Talenti i nxënësve të shkollave përmes “Art & Zeje”
🎭 Folklor dhe tradita të trashëguara brez pas brezi

Një ditë që solli në vëmendje kulturën, traditat dhe pasuritë e zonës tonë, duke dëshmuar potencialin agro-turistik të kësaj zone dhe të gjithë Bashkisë Prrenjas. 🌿🏡

24/09/2026

🌿 Një udhëtim, dy përvoja që duhen jetuar! 🌿

🏔️ Parku Kombëtar Shebenik ju fton të zbuloni bukuritë e natyrës, ajrin e pastër dhe peizazhet mbresëlënëse.
🍴 Më pas, ndaloni te Taverna Lisi për të shijuar gatimet tradicionale dhe mikpritjen e ngrohtë.

✨ Eja në Shebenik, eksploro natyrën dhe shijo shijet e zonës!
📍 Prrenjas – një destinacion që ia vlen ta zbulosh.

21/09/2026

PANAIRI AGRO-TURISTIK DHE KULTUROR

📅 25 SHTATOR 2026
⏰ ORA 10:00
📍 Shkolla e Mesme Rrajcë “Sali Halili”

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një dite të veçantë kushtuar traditës, kulturës, produkteve vendase dhe pasurive turistike të zonës së Rrajcës dhe Prrenjasit.

🍯 Produkte tradicionale
🌿 Gatime të zonës
🧺 Artizanat dhe tradita
🎶 Kulturë dhe trashëgimi
🌄 Bukuritë dhe potencialet turistike të zonës

Ejani të festojmë së bashku traditën që na bashkon dhe kulturën që na identifikon!

Address

Prrenjas

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share