New Impact Association

Call Directions Website Contact the organization

New Impact Association Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from New Impact Association, Youth Organization, Pogradec.

Sot në Tiranë u çel zyrtarisht projekti “Të jesh lider i ri në Diasporë”, një nismë e New Impact Association, që synon t...
07/10/2026

Sot në Tiranë u çel zyrtarisht projekti “Të jesh lider i ri në Diasporë”, një nismë e New Impact Association, që synon të evidentojë, promovojë dhe lidhë të rinjtë shqiptarë kudo në botë.

Projekti ynë do të sjellë në vëmendje përvojat dhe kontributin e studentëve, profesionistëve, sipërmarrësve, artistëve, sportistëve, krijuesve dhe aktivistëve, duke krijuar hapësirë për shkëmbim njohurish, mbështetje dhe bashkëpunime konkrete.

Në kuadër të çeljes së projektit u ngrit grupi i punës dhe u prezantua Koordinatorja e Diasporës, Tea Sinamati, së bashku me Besin dhe Zhuljenin. Paralelisht, ka nisur puna me 12 koordinatorët lokalë në Shqipëri, të cilët do të kontribuojnë në ndërtimin dhe zgjerimin e këtij rrjeti.

Nga Italia në Gjermani, nga Greqia në Mbretërinë e Bashkuar, nga SHBA në Kanada dhe më gjerë, synimi ynë është të afrojmë të rinjtë shqiptarë përmes asaj që dinë, asaj që kanë arritur dhe asaj që mund të ndërtojnë së bashku.

Sepse lidershipi fillon kur merr përgjegjësi, ndan dijen dhe krijon mundësi edhe për të tjerët.

Nëse je 15–29 vjeç, shqiptar/e dhe jeton në diasporë, të ftojmë të bëhesh pjesë e platformës së projektit tonë.
Prezanto historinë tënde, ndaj idetë dhe lidhu me bashkëmoshatarë që duan të kontribuojnë.

Përvoja jote mund të frymëzojë dikë. Ideja jote mund të gjejë partnerin e duhur. Një njohje e re mund të hapë rrugën drejt një mundësie.

Të rinjtë shqiptarë në diasporë që kanë histori që frymëzojnë, i ftojmë të aplikojnë tani dhe të bëhen pjesë e një rrjeti ku kontributi yt ka vlerë dhe zëri yt dëgjohet.

Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të
Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit



Sot më 29.09.2026 është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.Sot kujtojmë se trashëgimia kulturore nuk është vetëm aj...
29/09/2026

Sot më 29.09.2026 është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.

Sot kujtojmë se trashëgimia kulturore nuk është vetëm ajo që na ka mbetur nga e kaluara. Është historia që vazhdon të jetojë në qytetet tona, në kalatë, në rrugët e vjetra, në monumentet dhe mbi të gjitha në kujtesën e njerëzve.

Nga Kalaja e Petrelës, te Kalaja e Pogradecit dhe Kalaja e Peqinit, Shqipëria dëshmon shtresë pas shtrese historinë e saj dhe lidhjen mes kulturës, territorit dhe komuniteteve.

Kalaja e Petrelës është një dëshmi e historisë dhe e peizazhit që rrethon Tiranën.
Kalaja e Pogradecit është një trashëgimi e lidhur ngushtë me historinë, liqenin dhe identitetin e qytetit.
Kalaja e Peqinit është një pikë e rëndësishme e historisë së lashtë dhe e rrugëve që kanë lidhur qytetërime e territore ndër shekuj.

Por trashëgimia nuk mund të jetojë vetëm në libra.

Ajo duhet të njihet, të mbrohet, të promovohet dhe t'u përcillet të rinjve.

Pikërisht për këtë besojmë se të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore.

Nga historia që trashëgojmë, tek e ardhmja që ndërtojmë.

New Impact vazhdon të punojë për të sjellë kulturën, trashëgiminë dhe komunitetin më pranë të rinjve dhe për t'i kthyer vlerat e territorit në mundësi për zhvillim.
Ky projekt mbështetet nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile - AMSHC

FESTË NË KALA: “Zbulimi i vlerave të humbura përmes syrit të rinisë” mbërrin në PeqinNew Impact Association  zhvilloi më...
25/09/2026

FESTË NË KALA: “Zbulimi i vlerave të humbura përmes syrit të rinisë” mbërrin në Peqin

New Impact Association zhvilloi më 18 shtator 2026, në Sallën e Këshillit Bashkiak, prezantimin e projektit në qytetin e Peqinit.

Ky takim mblodhi së bashku përfaqësues të Bashkisë Peqin, të rinj e të reja, historianë dhe aktorë të jetës kulturore të qytetit, të cilët u njohën me qëllimet, objektivat dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të projektit.

Në fokus të prezantimit ishte pasuria historike dhe kulturore të qytetit dhe krahinës së Peqinit, me një vëmendje të veçantë ndaj kalasë të qytetit dhe potencialit të saj për t’u promovuar dhe rivitalizuar vlerat e saja historike përmes, përfshirjes aktive të të rinjve.
Gjatë takimit u prezantua vizioni i projektit për ta sjellë trashëgiminë kulturore më pranë qytetarëve dhe sidomos brezit të ri, duke përdorur artin, komunikimin bashkëkohor, dokumentimin dhe rrëfimin e historive lokale si mjete për të rizbuluar dhe promovuar vlerat e monumenteve të trashëgimisë.

Të rinjtë do të kenë një rol të rëndësishëm në këtë proçes, përmes realizimit të performancave artistike, intervistave, dokumentarëve, materialeve audiovizive dhe interpretimit të historive, legjendave e rrëfenjave që lidhen me kalatë dhe trashëgiminë kulturore të qyteteve pjesëmarrëse.

Takimi shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e projektit, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi mes institucioneve vendore, të rinjve, historianëve dhe komunitetit, me synimin e përbashkët për të nxjerrë në pah vlerat e trashëgimisë kulturore të qytetit dhe krahinës së Peqinit dhe për t’i përcjellë ato tek brezi i rinj.

“FESTË NË KALA” vijon kështu rrugëtimin e tij në qytetet Pogradec, Peqin dhe në Petrelë, duke synuar të krijojë një qasje të re dhe bashkëkohore ndaj trashëgimisë kulturore, ku të rinjtë nuk janë vetëm dëgjues dhe vizitorë, por aktorë aktivë në promovimin, dokumentimin dhe rijetësimin e historisë dhe kulturës sonë.

Shoqata “New Impact” falënderon Kryetarin e Bashkisë Z. Bukurosh Maçi, Bashkinë e Peqinit, përfaqësuesit institucionalë, historianët, të rinjtë dhe të gjithë pjesëmarrësit për mikpritjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar ndaj kësaj nisme.

Ky projekt mbështetet nga
Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile - AMSHC

Shoqata "New Impact Association ” në partneritet me Qendra "Epoka e Re" Fier Vento di Terra ONG  përmbylli me sukses pro...
23/09/2026

Shoqata "New Impact Association ” në partneritet me Qendra "Epoka e Re" Fier Vento di Terra ONG përmbylli me sukses projektin mjedisor “Rojtarët e Ujërave”, i cili u lançua më 17 prill 2025 .

Ky project u fokusua në monitorimin dhe studimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore në rajonin Fier–Divjakë dhe ultësirën bregdetare të tij.
Shoqata “New Impact”, nëpërmjet ekspertit mjedisor Besmir Bedalli, realizoi studimin dhe interpretimin e parametrave fiziko-kimikë të ujërave sipërfaqësore, (pH, lëndët ushqyese të ndotjes si nitritet, nitratet, fosfatet dhe metalet rënda si hekuri dhe bakri).
Monitorimi dhe studimi i parametrave fiziko-kimikë u realizua në 20 pika monitorimi, nga të cilat 8 pika në rajonin e Fierit dhe 12 pika në rajonin e Divjakës. Pikat e monitorimit përfshinë zonën e Hidrovorit të Darëzezës, Hidrovorit të Semanit, si dhe kanalet kulluese që shkarkojnë në Lagunën e Karavastasë.

Nëpërmjet këtij projekti u evidentuan dhe u adresuan pikat kritike “hot-spot” të ndotjes së ujërave sipërfaqësore në këto rajone. Gjithashtu, u rekomandua përmirësimi i informimit dhe rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe aktorëve relevantë, në nivel lokal dhe qendror, me synim forcimin e masave për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e politikave dhe kuadrit rregullator për ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore.
Shoqata “New Impact” shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj për bashkëpunimin e ngushtë me Qendrën “Epoka e Re” dhe Shoqatën “Vento di Terra”, si dhe për mbështetjen e GreenAL dhe të donatorit që mundësoi financimin e këtij projekti nga Sida – Embassy of Sweden in Tirana dhe zbatuar nga CoPlan Institute for Habitat Development , në bashkëpunim me VIS Albania COSV Albania

FEST N’KALA   KALAJA E PEQINITNë kuadër të projektit “FEST N’KALA”, Shoqata New Impact zhvilloi një seri takimesh dhe bi...
30/08/2026

FEST N’KALA KALAJA E PEQINIT

Në kuadër të projektit “FEST N’KALA”, Shoqata New Impact zhvilloi një seri takimesh dhe bisedash me banorë të Peqinit, historianë dhe persona me njohuri mbi trashëgiminë historike e kulturore të qytetit, me qëllim mbledhjen dhe dokumentimin e të dhënave mbi historinë e Kalasë së Peqinit.

Përmes këtyre takimeve, u synua të hidhej dritë mbi historinë e kalasë, funksionin e saj ndër shekuj, periudhat e ndryshme të ndërtimit dhe rindërtimit, si dhe rolin që ajo ka pasur në zhvillimet historike të zonës.

Rrëfimet e banorëve dhe njohuritë e historianëve u ndërthurën me të dhëna dhe burime historike, për të sjellë një pasqyrë sa më të plotë të një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë së Peqinit.

Në këtë material do të ndajmë me ju historinë e Kalasë së Peqinit, nga gjurmët e saj më të hershme, te transformimet që ka pësuar ndër shekuj dhe deri te rëndësia që ajo mbart sot si monument i trashëgimisë kulturore.
Historia e Kalasë së Peqinit nuk fillon me muret që shohim sot.

Gjurmët më të hershme të lidhura me këtë fortifikim i përkasin periudhës romake, kur në këtë territor kalonte Via Egnatia, një nga arteriet kryesore të komunikimit të Perandorisë Romake. Fortifikimi kishte një funksion të rëndësishëm strategjik: ruajtjen dhe kontrollin e rrugës, si dhe mbikëqyrjen e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe trupave ushtarake. Bashkia e Peqinit e përshkruan kalanë si një fortifikim me origjinë antike, të lidhur me rrjetin e Via Egnatia-s.

NË PERIUDHËN ROMAKE

Në periudhën romake, zona njihej me emrin Claudiana/Clodiana dhe përbënte një pikë të rëndësishme përgjatë itinerarit të Via Egnatia-s. Për këtë arsye, prania e një strukture fortifikuese në këtë pikë kishte rëndësi të veçantë ushtarake dhe logjistike.

Megjithatë, duhet bërë një dallim i rëndësishëm historik: nuk duhet të barazojmë automatikisht fortifikimin romak me kalanë që shohim sot. Burimet tregojnë se vendi ka kaluar nëpër disa faza ndërtimi, shembjeje dhe rindërtimi gjatë shekujve.

Një pjesë e studiuesve e lidh kalanë mesjetare të Peqinit me shekullin XV.

Sipas studiuesëve, të dhënat e analizuara e vendosin themelimin e kalasë në një periudhë të ngjashme me Kalanë e Prezës, pas viteve 1431–1432. Kjo periudhë përkon me ndryshime të mëdha politike dhe ushtarake në territor dhe me nevojën për kontrollin e rrugëve strategjike.

Por kjo datë nuk është absolute.

Në shekullin XVI, kalaja shfaqet si një fortifikim i rëndësishëm osman, i ndërtuar për të siguruar kontrollin e një korridori strategjik që lidhte zonën e Elbasanit me Kavajën, Durrësin dhe Vil Bashtovën.

Sipas burimeve tona fortifikimi ishte relativisht i vogël, i ndërtuar në terren të sheshtë, në formë katërkëndëshi kënddrejtë, me përmasa rreth 57 × 51 metra. Në fazën fillestare përfshinte kulla në qoshe dhe një hyrje në murin rrethues.

Pra, funksioni i saj ishte i qartë: mbrojtje, kontroll territorial dhe sigurimi i rrugës strategjike.

Në shekullin XVII kemi një prej dëshmive më interesante dhe më konkrete për mënyrën se si dukej dhe funksiononte Kalaja e Peqinit.

Në vitin 1670, udhëtari dhe kronikani osman Evliya Çelebi vizitoi Peqinin dhe përshkroi edhe kalanë.

Sipas përshkrimit të tij, muret e kalasë arrinin rreth 12 metra lartësi. Brenda saj ndodhej dizdari, komandanti i kalasë, së bashku me rreth 70 ushtarë.

Çelebiu përmend gjithashtu 5 t**a, rreth 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla, si dhe një xhami të vogël pa minare. Ai përmend edhe një namazgja, një hapësirë lutjeje pranë murit të kalasë.

Kjo dëshmi është veçanërisht e rëndësishme sepse na lejon të kuptojmë se kalaja në atë periudhë nuk ishte thjesht një mur mbrojtës. Brenda saj kishte garnizon, banesa, hapësira fetare dhe infrastrukturë të nevojshme për jetën e përditshme të trupave që shërbenin aty.
Një tjetër element interesant i kalasë janë tunelet, të cilat sipas burimeve shërbenin si dalje në raste rreziku.

Në muret e kalasë janë identifikuar gjithashtu tuba prej balte, të cilët studiuesit i lidhin me një sistem furnizimi me ujë nga jashtë fortifikimit, veçanërisht i rëndësishëm gjatë periudhave të rrethimit ose konfliktit.

Këto elemente tregojnë nivelin e organizimit që kërkohej për ta mbajtur një garnizon funksional edhe në kushte të vështira.
Kalaja e Peqinit nuk është produkt i një periudhe të vetme.

Studimet e monumentit evidentojnë të paktën katër faza ndërhyrjesh, gjatë të cilave struktura është përshtatur, zgjeruar, dëmtuar dhe rindërtuar sipas nevojave të kohës.

Kjo shpjegon edhe përse sot në kalanë e Peqinit mund të dallohen gjurmë të ndryshme ndërtimore.

Disa struktura janë zhdukur, disa janë dëmtuar, ndërsa të tjera janë shtuar në periudha të ndryshme.
Me kalimin e kohës, funksioni ushtarak i kalasë humbi rëndësinë e tij.

Por ajo nuk e humbi vlerën historike.

Sot, muret e saj janë dëshmia e një historie që shtrihet në disa periudha: nga gjurmët e fortifikimit të lidhura me periudhën romake, përmes zhvillimeve mesjetare, deri te rindërtimet dhe përdorimi osman i saj.

Pikërisht kjo e bën Kalanë e Peqinit një monument të veçantë: ajo nuk përfaqëson vetëm një epokë, por një proces të gjatë historik ndërtimi, transformimi dhe përshtatjeje.

Shoqata New Impact shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për banorët e Peqinit, historianët dhe të gjithë ata që ndanë me ne kujtimet, njohuritë dhe rrëfimet e tyre mbi historinë e Kalasë së Peqinit.

Bisedat me komunitetin na ndihmuan të kuptojmë se historia e një monumenti nuk ruhet vetëm në libra dhe dokumente, por edhe në kujtesën e njerëzve që jetojnë pranë tij dhe e kanë trashëguar atë brez pas brezi.

Çdo rrëfim, çdo kujtim dhe çdo detaj i ndarë me ne është një pjesë e mozaikut të historisë së kësaj kalaje.Ky material u realizua në kuadër të projektit “FEST N’KALA”,
me mbështetjen e Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile - AMSHC, me synimin për të promovuar, dokumentuar dhe sjellë më pranë brezit të ri pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore.

🇦🇱🇵🇹 Shoqata New Impact përmbylli me sukses projektin “Shkëmbim kulture dhe praktika pune”, të zhvilluar në kuadër të pr...
19/08/2026

🇦🇱🇵🇹 Shoqata New Impact përmbylli me sukses projektin “Shkëmbim kulture dhe praktika pune”, të zhvilluar në kuadër të programit Erasmus+, në bashkëpunim me partnerët tanë nga Porto, Portugali.

Në kuadër të këtij projekti, tre të rinj portugezë Andre, Beatrix dhe Sara qëndruan për tre muaj në Shqipëri, ku zhvilluan praktika profesionale, trajnime, vizita dhe aktivitete të ndryshme kulturore e edukative.

🎬 Beatrix dhe Sara zhvilluan praktikat e tyre në fushën e regjisë dhe produksionit, duke fituar eksperienca të reja profesionale dhe duke u njohur me mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike në Shqipëri.

🤸 Andre zhvilloi praktikën e tij në fushën e gjimnastikës dhe sportit, duke shkëmbyer eksperienca dhe njohuri me të rinj dhe profesionistë shqiptarë.

Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, të rinjtë patën mundësinë të vizitonin qytete dhe destinacione të ndryshme, të njiheshin me historinë, kulturën dhe traditat shqiptare, si dhe të krijonin miqësi dhe lidhje të reja ndërkombëtare.

🌍 Projekti “Shkëmbim kulture dhe praktika pune” dëshmon edhe një herë rëndësinë e programeve Erasmus+ në krijimin e mundësive për të rinjtë, zhvillimin e aftësive profesionale dhe personale, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit kulturor mes vendeve evropiane.

🇦🇱🇵🇹 Tre të rinj, tre muaj eksperienca, një shkëmbim i jashtëzakonshëm kulturor dhe profesional.
New Impact Association

Shoqata New Impact Association, më 03.07.2026, në Sallën e Këshillit Bashkiak Pogradec, çeli zyrtarisht projektin kultur...
06/07/2026

Shoqata New Impact Association, më 03.07.2026, në Sallën e Këshillit Bashkiak Pogradec, çeli zyrtarisht projektin kulturor “FESTË NË KALA: Zbulimi i vlerave të humbura përmes syrit të rinisë”, një nismë që synon të afrojë brezin e ri me historinë, trashëgiminë kulturore dhe identitetin tonë kombëtar, përmes formave bashkëkohore të artit dhe komunikimit.
Në fokus kësaj radhe ishte pikërisht rivitalizimi dhe kthimi në atraksion , i Kalasë së Pogradecit.

Aktiviteti mblodhi së bashku të rinj nga qyteti i Pogradecit, përfaqësues të shoqatave kulturore, institucioneve publike, historianë, artistë, mësues, si dhe personalitete të jetës kulturore dhe qytetarë, të cilët ndanë vizionin e përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Gjatë ceremonisë së hapjes u prezantuan objektivat dhe aktivitetet kryesore të projektit, i cili do të zbatohet në qytetet Pogradec, Tiranë dhe Peqin, duke angazhuar të rinj dhe të reja në aktivitete kulturore dhe artistike, përmes performancave, dokumentimit dhe interpretimit të historive lokale, rrëfenjave dhe mitologjisë së kalave, si dhe realizimit të intervistave, dokumentarëve.

Në këtë prezantim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Pogradec, Z. Ilir Xhakolli, i cili, siguroi organizatoret dhe te pranishmit per mbështetjen e vazhdueshme të institucionit që drejton, për nismat kulturore dhe rinore në qytet. Ai vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe rëndësinë e projektit në promovimin e trashëgimisë historike dhe identitetit kulturor të Pogradecit, duke shprehur gatishmërinë për të qenë një partner i hapur dhe bashkëpunues në çdo hap të realizimit të tij.

Në përmbyllje të takimit, u dakordësua ngritja e një grupi pune, i cili do të koordinojë dhe përcaktojë një datë të posaçme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në Kalanë e Pogradecit. Ky angazhim synon që ky monument historik të marrë një vëmendje të veçantë në kalendarin kulturor të qytetit, duke e shndërruar atë në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dhe kulturore të Pogradecit.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, institucionet partnere dhe komunitetin për mbështetjen dhe besimin në këtë nismë, e cila shënon fillimin e një rrugëtimi të rëndësishëm për promovimin Kalave, njekohesisht dhe te trashegimise sone kulturore dhe historisë shqiptare.

Ky projekt mbështetet nga Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile - AMSHC

Fest n’Kala 2 – Një sukses që bashkoi artin, kulturën dhe traditën shqiptare! ✨Më 25 korrik, Kalaja e Peqinit u shndërru...
23/09/2025

Fest n’Kala 2 – Një sukses që bashkoi artin, kulturën dhe traditën shqiptare! ✨

Më 25 korrik, Kalaja e Peqinit u shndërrua në një skenë magjike ku muzika, vallja dhe trashëgimia shqiptare u ndërthurën në një mbrëmje të paharrueshme. Fest n’Kala 2 përfundoi me sukses të jashtëzakonshëm, duke sjellë në Peqin një atmosferë unike festive dhe krenarie kombëtare.

Ky projekt u realizua falë mbështetjes së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Peqinit, duke dëshmuar se kur arti dhe institucionet bashkohen, krijohen momente që mbeten gjatë në kujtesë.

Për më shumë se katër orë, publiku pati mundësinë të shijojë një program të larmishëm artistik, ku u interpretuan këngë dhe valle nga të gjitha trevat shqiptare – nga Peqini, Tirana, Elbasani, Veriu e deri në Jug të vendit.

Në skenë u ngjitën artistë të mirënjohur si Valbona Mema, Devis Xherahu, Griselda Vogli, Edmond Kasemi, Fatma Mema, si dhe ansamble folklorike që sollën gjallëri, ngjyra dhe emocione të veçanta.

Me mijëra qytetarë, të rinj dhe të rritur, u mblodhën për të festuar së bashku kulturën tonë, duke e kthyer Fest n’Kala 2 në një ngjarje të madhe të kujtesës dhe trashëgimisë sonë kulturore.

Mirënjohje të veçantë shprehim për:

Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për mbështetjen institucionale,

Bashkinë e Peqinit për bashkëpunimin e ngushtë,

Shoqatën New Impact dhe grupin e punës që udhëhoqi projektin,

Fondin Shqiptar të Zhvillimit, që mundësoi skenën madhështore dhe një organizim dinjitoz.

🎥 Së shpejti do të publikojmë pamjet dhe momentet më të bukura të mbrëmjes, për të ndarë me ju emocionin dhe energjinë që solli Fest n’Kala 2. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Bashkia Peqin

23/07/2025

🎉🎸🎙 Ejani të festojmë në zemër të Shqipërisë – në Peqin! 🇦🇱✨
📅 25 Korrik 2025
🕖 Ora 19:00
📍 Kalaja e Peqinit

Shoqata New Impact, në bashkëpunim me Bashkinë e Peqinit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ju fton në edicionin e dytë të koncertit festiv Fest N’Kala 2 – një natë magjike me muzikë dhe valle popullore shqiptare! 🎶💃

🌟 Të ftuar specialë: Valbona Mema dhe Devis Xherahu
🎤 Së bashku me këngëtarë e valltarë të mrekullueshëm që do të ndezin atmosferën me traditën dhe energjinë e tyre!

Mos e humbisni këtë ngjarje të veçantë që kremton kulturën, trashëgiminë dhe shpirtin e bukur shqiptar.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Bashkia Peqin New Impact Association

Më 14 nëntor përfundoi me sukses projekti festiv “Fest N’Kala”, që shënoi edicionin e tij të parë në kalanë e mrekullues...
16/11/2024

Më 14 nëntor përfundoi me sukses projekti festiv “Fest N’Kala”, që shënoi edicionin e tij të parë në kalanë e mrekullueshme të Petrelës. Ky event I veçantë u organizua në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të zonës së Petrelës dhe Tiranës, si dhe të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, duke sjellë një atmosferë magjike që bashkoi artin, kulturën dhe traditat shqiptare.

Ky projekt u realizua me përkushtim nga Shoqata New Impact dhe i financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, projekti gëzoi mbështetjen e pakursyer të Bashkisë Tiranë dhe Njësisë Administrative Petrelë.
Kala e Petrelës, me historinë dhe simbolikën e saj, u shndërrua në një arenë të gjallë ku traditat u ringjallën nëpërmjet këngëve, valleve dhe kostumeve tradicionale.

Në këtë aktivitet të paharrueshëm morën pjesë mbi 150 artistë, si dhe ansamble dhe grupe folklorike të shquara nga trojet shqiptare dhe rajoni, si:
Qendra Kulturore “Haki Stermilli,” Dibër
Zëri i Kosovës, Fushë Kosovë
Jeta e Re Sllupçan, Kumanovë
Visaret e Krrabës, Tiranë
Dance Plus, Elbasan
Tradita Folklorike Kozare, Kuçovë
Shpresa e Veleshtës, Strugë, Maqedonia e Veriut
Këto ansamble krijuan një atmosferë të pasur me art dhe emocion, duke rikthyer hijeshinë e traditave shqiptare.

Skena u zbukurua nga interpretimet e këngëtarëve të njohur:
Endi Nika, Ulqin
Hatixhe Lushi, Librazhd
Rruzhdi Dervishi, Dibër
Aldo Pepa, Pukë
Refian Maksudi, Ersekë
Mira Qatipi, Korçë
Hysni Hoxha, Librazhd
Lumturie Nonaj, Malësia e Madhe
Almin Shaqiri, Preshevë
Nurie Myftari, Petrelë
Interpretimet e tyre përçuan emocione të thella, duke ruajtur thelbin e trashëgimisë sonë kulturore. Ndërthurja e këngës, valleve dhe kostumeve të veçanta, si Xhubleta, e mbrojtur nga UNESCO, i dha bukuri të veçantë këtij festivali.

Shoqata New Impact falënderon donatorin, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Bashkinë Tiranë dhe Njësinë Administrative Petrelë për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre.

Një falënderim i veçantë shkon për ideatorin Ilir Selba Ilir Selba dhe për të gjithë artistët, valltarët, instrumentistët dhe kostumografët që i dhanë jetë këtij eventi historik.

Juria profesionale, e përbërë nga Mjeshtri i Madh Prof. Ermir Dizdari, Baftjar Çera dhe Endri Sallaku, ndavën çmime dhe medalje për ansamblet dhe grupet me performancat më të mira:

Çmimi i Tretë
1-Ansambli Folklorik Visaret e Krrabës, Tiranë
2-Ansambli Tradita Folklorike Kozare, Kuçovë
3-Ansambli Shpati, Elbasan

Çmimi i Dytë
1-Ansambli Dance Plus, Elbasan
2-Ansambli Shpresa e Veleshtës, Strugë, Maqedonia e Veriut

Çmimi i Parë
1-Ansambli Zëri i Kosovës, Fushë Kosovë
Kupa “Fest N’Kala”
2-Ansambli Përparim Tomçini, Dibër

Çmimi i Madh i 80-Vjetorit të Çlirimit të Petrelës
1-Shoqëria Kulturore Artistike Jeta e Re Sllupçan, Komuna Likovës, Maqedonia e Veriut
Çmimet për artistë të veçantë
Përveç certifikatave të çmimeve, artistët e mëposhtëm u nderuan me Medaljen e 80-Vjetorit të Çlirimit të Petrelës:

Enid Nika, Ulqin, Mali i Zi – Këngëtari më i Mirë
Nurie Myftari, Tiranë – Këngëtarja më e Mirë
Fatbardh Rufati, Jeta e Re Sllupçan, Maqedonia e Veriut – Valltari më i Mirë
Valltarja më e Mirë – Valltarja e Ansamblit Zëri i Kosovës, Fushë Kosovë
Koreografia më e Mirë – Ansambli Zëri i Kosovës, Fushë Kosovë
Kostumografia më e Mirë – Ansambli Shpresa e Veleshtës, Strugë, Maqedonia e Veriut
Rapsodi më i Mirë – Aldo Pepa, Bashkia Pukë
Vallja Dyshe më e Mirë – Kadri Likrama dhe Kapllan Bici, Ansambli Visaret e Krrabës, Tiranë
Çmimi “Sadik Baxhaku” – Lumturie Nonaj, Malësia e Madhe
Çmimi “Muharrem Bakalli” – Për këngëtarin e talentuar dhe me perspektivë të madhe, Mersud Bajrami, Ansambli Jeta e Re Sllupçan, Maqedonia e Veriut
Çmimi i Karrierës – Refian Maksudi, Bashkia Ersekë
“Fest N’Kala” shënoi një moment historik në kalanë e Petrelës, duke promovuar trashëgiminë tonë kulturore dhe lidhjen mes komuniteteve shqiptare nga të gjitha trevat. Ky projekt mbetet një dëshmi e fuqisë së artit dhe traditave për të bashkuar njerëzit.
Foto by Kristaq Janushi

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit New Impact Association
Bashkia Tirane

Address

Pogradec
7301

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 13:00

Telephone

+355672008524

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when New Impact Association posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to New Impact Association:

Share