Political Balkan Forum

Directions Contact the organization

Political Balkan Forum Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Political Balkan Forum, Non-Governmental Organization (NGO), Lagjia 1, Rruga "Stadiumi", Pogradec.

Eshtë bashkim vullnetar –studiuesish ,analistë,ekspertë, të luftës për mbrojtjen e demokracisë, në mbështetjen nderkombëtare, konventave, si dhe luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit si dhe të gjitha shfaqjet negative.

> Shqipëria drejt BE-së…Por të përndjekurit politikë ende presin drejtësi!Si mund të hyjmë në Europë me një parlament që...
07/11/2025

> Shqipëria drejt BE-së…
Por të përndjekurit politikë ende presin drejtësi!
Si mund të hyjmë në Europë me një parlament që ende mban erë komunizëm?
> Flasim për Europë, por qeverisim si në ’45!
Të përndjekurit politikë presin dëmshpërblim, ndërsa ish-komunistët bëjnë ligje për “integrim”.
> Integrim europian pa drejtësi për të përndjekurit?
Kjo s’është Europë – është maskë mbi plagët e
komunizmit.

Subscribe:https://www.youtube.com/c/TelevizioniSCAN?sub_confirmation=1WEB: https://scantv.al/Facebook:https://www.facebook.com/televizioniscan/Instagram:http...

Njihuni me qendrestaret e diktatures me ata që ngritën në mes të plumbave flamurin pa yllin bolshevik,  me krimet  që ka...
07/11/2025

Njihuni me qendrestaret e diktatures me ata që ngritën në mes të plumbave flamurin pa yllin bolshevik, me krimet që ka kryer diktatura kundra të burgosurve politikë të Spaçit dhe familjeve të tyre! Në shenjë mirnjohje bani share këtij filmi-dokumentar!

Revolta e Spaçit, e 21 majit 1973, hyri në historinë e Shqipërisë si një nga ngjarjet më dramatike që tronditi regjimin e asaj kohe. Për tri ditë me radhë, t...

Aranit Çela - Një xhelat fashist i konvertuar në xhelat komunist i cili si hetus ushtarak numëron mbi 600 persekutime mi...
18/12/2024

Aranit Çela - Një xhelat fashist i konvertuar në xhelat komunist i cili si hetus ushtarak numëron mbi 600 persekutime mizore të njerëzve të pafajshëm. Ky gagaç komunist që i shërbente klikës fashiste të kohës jo vetëm që nuk u dënua nga demokracia, por jetoi paqësisht 94 vjet [1924-1918].

Film Dokumentar - E Kaluara nuk Kthehet Gjykimi i Ahmet Kabash*t me grupin Hamit Matjanit - 13 Prill 1954

Aranit Çela - Një xhelat fashist i konvertuar në xhelat komunist i cili si hetus ushtarak numëron mbi 600 persekutime mi...
18/12/2024

Aranit Çela - Një xhelat fashist i konvertuar në xhelat komunist i cili si hetus ushtarak numëron mbi 600 persekutime mizore të njerëzve të pafajshëm. Ky gagaç komunist që i shërbente klikës fashiste të kohës jo vetëm që nuk u dënua nga demokracia, por jetoi paqësisht 94 vjet [1924-1918].

Film Dokumentar - E Kaluara nuk KthehetGjykimi i Ahmet Kabash*t me grupin Hamit Matjanit - 13 Prill 1954

05/11/2024
06/06/2024

(Fjala e Ramiz Alisë me dyer të mbyllura më 1989)

Lexoje 2 minuta dhe shperndaje 👇👇

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji- U tha Ramiz Alia të pranishmëve Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
1. Në respektimin e të drejtave të njeriut
2. Në krijimin e pluralizmit politik.
Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh ndaj dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.
Do t’ë nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta, të djathta dhe të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne,programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne.
Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.
Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati.
Në këtë mënyrë, do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës Antikomuniste.
Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të thonë për ne. edhe këta, e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të marrin pushtetin, sepse Ata, sa po të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, ne bëhemi hyzmeqarët e tyre.
Në zbatim e të drejtave të njeriut, duhet që t’u japim dhe kompensim në para të burgosurve politikë e t’u kompletojmë komoditete banimi.
Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe, për “defekte teknike”, do të kthehen përsëri ë gjykim në shkallën e Parë.
Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria.
Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.
Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë.
Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që e studioj. Dhe ata (sovjetikët) kanë ecur shumë përpara. Për këtë jeni në dijeni, sikundër i kemi diskutuar edhe më parë këto probleme.
Ne kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë.
Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të na kundërshtojnë, këtyre nuk do tiu japim punë. Një shqetësim mund të na krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do t’u japim nga një minipension dhe do t’u mbajmë ison.
Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, Ne kemi platformën tonë.
Çdo gjë e kemi të programuar. Strategjinë e keni që të gjithë të qartë. Në përputhje me këtë strategji, kemi përcaktuar edhe rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe, ndaj Nomeklaturës së Lartë Komuniste, “Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.
E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja.
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’jua përmend.

Ditën e mirë dhe mirupafshim!

13/12/2022

🇦🇱"Forumi Politik i Ballkanit" vlerëson faktorin ndërkombëtar nëpërmjet pranisë të OSBES-së në Shqipëri nga data 13–15 dhjetor 2021, organizoi në Tiranë një konferencë kombëtare për zhdukjet e diktaturës komuniste. Familjarët e të zhdukurve falënderojnë Prezencën e OSBES-se në Tiranë dhe ambasadorin e SHTZ-së, Vincezo Del Monaco dhe Sh. Z. Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, për kontributin politik dhe financiar të konferencës. Për tridhjetë e dy vjet, politika dhe i ashtuquajturi shtet demokratik, si pasardhëse e diktaturës komuniste, heshtën për krimin e diktaturës Enveriste. Dy partitë kryesore janë Partia Socialiste trashëgimtare dhe ricikëluese e trashëgimtarëve të diktaturës dhe Partia Demokratike, e drejtuar nga intelektualë dhe ideologë të privilegjuar të sistemit diktatorial, Enverist. Gjenocidi komunist në këtë periudhë tranzicioni u përball me një shoqëri të heshtur dhe me drejtësi inekzistente. Çfarë është krimi komunist? Kush është krimineli komunist? A duhet dënuar krimi komunist? Pse duhet të dënohen kriminelët komunistë? Këto pyetje janë thelbësore për një shoqëri të civilizuar. Nga përgjigjja e plotë e tyre varet mirëqënia e shoqërisë në përgjithësi. Shqipëria pret të dënohen krimet që morën trupat e mbi 5000 Shqipëtarëve të pa fajshëm. Por kur do të vijë kjo ditë? Një komb nuk mund të ecë përpara pa dënuar kriminelët e komunizmit.

🇺🇸The Balkan Political Forum" evaluates the international factor in Albania from December 13-15, 2021, organized in Tirana a national conference on the disappearances of the communist dictatorship. The families of the disappeared thank the presence of the ambassador of the SHTZ, Vincezo Del Monaco and Mr. Peter Zingraff, Ambassador of the Federal Republic of Germany, for the political and financial contribution of the conference. For thirty-two years, politics and the so-called democratic state, as the successor of the communist dictatorship, were silent about the crime of the Enverist dictatorship. The two main parties are the Party Socialist heir and recycler of the heirs of the dictatorship and the Democratic Party, led by privileged intellectuals and ideologues of the dictatorial system, Enverist. The communist genocide in this transition period was faced with a silent society and non-existent justice. What is communist crime? Who is the communist criminal? Should the communist crime be punished? Why should it be punished where are the criminals communist terrorists? These questions are essential for a civilized society. The well-being of society in general depends on their full response. Albania expects to be punished for the crimes that took the bodies of over 5,000 innocent Albanians. But when will this day come? A nation cannot move forward without punishing the criminals of communism.

13/06/2022

Studiuesja amerikane Lori Amy në një intervistë për Zërin e Amerikës analizon ndikimin në ditët e sotme të trashëgimisë komuniste në Shqipëri.

Address

Lagjia 1, Rruga "Stadiumi"
Pogradec
7301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Political Balkan Forum posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Political Balkan Forum:

Shortcuts

Share