Fondacioni Diakonia Albania

Call Directions Website

Fondacioni Diakonia Albania Bringing hope to children, families & communities across Albania since 1992. Community Development | Child Care | Humanitarian Aid

Duke sjellë shpresë për fëmijët, familjet dhe komunitetet në mbarë Shqipërinë që prej vitit 1992.

We are grateful to Volkmar Klein  for visiting Albania Diakonia, sharing his insights at the Diakonia Conference 2026, a...
11/10/2026

We are grateful to Volkmar Klein for visiting Albania Diakonia, sharing his insights at the Diakonia Conference 2026, and taking the time to visit Bishnica and meet the local community.

It was a pleasure to welcome him and to share firsthand the work and commitment of Diakonia Albania in supporting children, families, and people in need in remote mountain communities.

Thank you, Volkmar, for your interest, encouragement, and kind words about our work!

📍Konferenca Diakonia 2026 | Pogradec – BishnicëMë 8–10 tetor, Diakonia Albania organizoi Konferencën Diakonia 2026, me t...
10/10/2026

📍Konferenca Diakonia 2026 | Pogradec – Bishnicë

Më 8–10 tetor, Diakonia Albania organizoi Konferencën Diakonia 2026, me temën “Si arrijnë kandidatët te njerëzit gjatë fushatave zgjedhore?”, duke bashkuar përfaqësues të politikës, institucioneve vendore, shërbimeve sociale, bashkëpunëtorë dhe miq të Diakonias.

Falënderojmë ish deputetin e bungestagut Gjerman Volkmar Klein , mikun e Diakonias dhe mik të çmuar të Shqipërisë, si dhe referantët Jonathan Pano dhe Afrim Krasniqi, për kontributin dhe diskutimet e vlefshme mbi komunikimin politik dhe marrëdhënien me qytetarët.

Mirënjohje për përfaqësine e Bashkisë Pogradec Entela Gusho, Manjola Kamolli, Mimoza Shuli, Sotiraq Mangeri, Ivana Capollari etj, për praninë e tyre, si dhe për përfaqësuesit e shërbimeve sociale dhe bashkëpunëtorët tanë që u bënë pjesë e këtij aktiviteti.

Një falënderim i veçantë për Dietmar Schoer dhe Aurora Zeqo për organizimin e konferencës, si dhe për Nehemia Gateway Albania për mikpritjen dhe ambientet e bukura ku u zhvillua aktiviteti.

Konferenca vijoi edhe në Bishnicë, ku patëm kënaqësinë të ndajmë me të ftuarit më shumë nga puna e Diakonias dhe angazhimi ynë në komunitet. ❤️

Në fund, falënderojmë Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e kësaj konference!

01/09/2026

📦 Mbështetje për familjet – Gusht 2026
Gjatë muajit gusht, Diakonia Albania vazhdoi mbështetjen për familjet në nevojë përmes shpërndarjes së ndihmave humanitare.

🤍 Ju ftojmë të dhuroni dhe të bëheni pjesë e kësaj pune.
Çdo kontribut ndihmon që ne të vazhdojmë të jemi pranë njerëzve që kanë nevojë për mbështetje.
Për të dhuruar ose për më shumë informacion, na kontaktoni në mesazh privat.

03/08/2026
03/08/2026

MIRËNJOHJE! ❤️

Pas shumë javësh pune dhe përgatitjesh, Festa e Bishnicës 2026 – "Një Derë Drejt Pyllit" u realizua me sukses falë bashkëpunimit të shumë njerëzve dhe institucioneve.

Në emër të Fondacionit Diakonia Albania, shprehim mirënjohjen tonë për:

Znj. Entela Gusho, Nënkryetare e Bashkisë Pogradec.

Znj. Manjola Kamolli, Kryetare e Këshillit Bashkiak Pogradec.

Z. Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Gjermani.

Z. Frieder Weinhold, President i CHW e.V. Germany dhe President i Bordit të Fondacionit Diakonia Albania.

Z. Ilia Mane, Kryetar i Njësisë Administrative Velçan.

Z. Ledjan Zeqollari, për mbështetjen në organizim dhe realizimin e ekspozitës.

Z. Artin Halili, për koordinimin e programit kulturor.

Z. Florian Çela, për prezantimin e historisë së Bishnicës.

Znj. Selvie Lufo, nxënësit dhe stafin e Shkollës së Mesme të Bashkuar Velçan.

Grupin Artistik të Qendrës Kulturore "Lasgush Poradeci". Z.Eritan Kamolli dhe grupin e tyre.

Artistët Avni Lushka, Artur Memollari, Nils Albrecht dhe Detlef Knolf, që i dhanë festës emocion dhe atmosferë.

Të gjithë prodhuesit lokalë, pjesëmarrësit në panair, banorët e Bishnicës dhe vullnetarët.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin dhe Bordin e Fondacionit Diakonia Albania dhe CHW– Aurora Zeqo, Enver Roshi, Sotiraq Mangeri, Valter Kryemadhi, Nils Albrecht – si dhe për të gjithë punonjësit dhe vullnetarët, të cilët punuan me përkushtim për javë të tëra që kjo festë të bëhej realitet.

Faleminderit Bashkisë Pogradec, Njësisë Administrative Velçan, partnerëve dhe çdo personi që besoi dhe kontribuoi në këtë nismë.

Mirupafshim në Festën e Bishnicës 2027! 🌿❤️

01/08/2026
FESTA E BISHNICËS 2026 – "Një Derë Drejt Pyllit" 🌿Me mirënjohje të veçantë falënderojmë të gjithë ata që e bënë të mundu...
01/08/2026

FESTA E BISHNICËS 2026 – "Një Derë Drejt Pyllit" 🌿

Me mirënjohje të veçantë falënderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë të bukur: folësit, artistët, nxënësit, Bashkinë Pogradec, komunitetin e Bishnicës dhe çdo vullnetar që dha kontributin e tij.
Një falënderim i veçantë shkon për stafin dhe vullnetarët e Fondacionit Diakonia Albania, të cilët me javë të tëra pune, përkushtimi dhe organizimi e kthyen këtë ide në realitet.

Faleminderit të gjithëve! Mirupafshim në Festën e Bishnicës 2027! 🌿

28/04/2026

TË JETOSH ME ARSIMIN, Sotiraq Mangeri, DREJTUESI QË ZGJEDH PËRULËSINË MBI ZHURMËN

Sotiraq Mangëri, drejtori i Zyrës Arsimore Vendore Pogradec, është një nga ata njerëz që nuk e ka nevojë zhurmën për të treguar rëndësinë e rolit që mban. Një figurë e qetë, por me peshë. Një drejtues që nuk e sheh karrigen si privilegj, por si përgjegjësi.

Prej vitesh në arsim, ai sot e drejton Zyrën Arsimore me një qasje të tillë ku bie në sy mirësjellja e sinqertë dhe një përulësi që pak drejtues e kanë.Nuk sillet si drejtor që pret pas dere, por si një njeri që të pret, të dëgjon dhe përpiqet të të zgjidhë hallin, me një përkushtim që të kujton më shumë një sportelist të ndershëm sesa një funksionar të lartë.

Tipiku i intelektualit pogradecar. Fjalëpak aty ku nuk duhet të flitet kot, dhe mendimtar aty ku duhet dhënë zgjidhje.

Në një realitet ku shpesh drejtuesit me profil politik shihen me skepticizëm, Mangëri është përjashtimi që e rrëzon këtë tezë. E sheh shpesh të ulur në një kafe, duke biseduar lirshëm me vartësit, me humor dhe pa barriera autoriteti, një pamje kjo që nuk ndodh shpesh. Por ai e bën të duket normale, e bën njerëzore.

Sa për kontributin në arsim, ndoshta s'ka nevojë të renditen arritje. Janë njerëzit që flasin për të, dhe kjo është dëshmia më e fortë. Ndërsa përvoja si Kryetar i Këshillit Bashkiak për katër vite tregoi qartë se profesionalizmi, toni i ulët dhe qasja për të zgjidhur problemet, jo për t’iu shmangur atyre) nuk janë thjesht cilësi, por mënyra e tij e jetesës.

Sotiraq Mangëri është nga ata njerëz që nuk bëjnë shumë zhurmë, por lënë gjurmë. Dhe Pogradeci ka nevojë pikërisht për këtë lloj drejtuesi. Intelektualë të vërtetë, profesionistë me integritet dhe mbi të gjitha, njerëz që mbeten njerëz, edhe kur ngjiten lart.
Gazeta Pogradeci

17/04/2026

Address

Rr. Mihal Ballkameno
Pogradec
7301

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fondacioni Diakonia Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share