Fshati Laktesh

Fshati Laktesh Mision i saj
Është te DENONCOI çdo gjë (problem) që na shqetësojnë. Prandaj dërgoni çdo gjë që është kundër atyre gjërave që na shqetësojnë.

Na Dërgoni problematik tuaja Νe inbox që do t'u shkojmë deri në zgjedhjet Historiku ynë ���
Titulli :Lakteshi i Mokrës gjatë LANÇ
Autori i faqës zyrtare laktesh: AdministratoriE,gj
Lakteshi është fshat në Mokër të Pogradecit i ndërtuar në terren malor. Njerëzit ishin të varfer, pa shkolle, pa sherbim mjekësor, pa rruge, pa drita, pa uje per te pire e per të vaditur. Vetëm një pjesë e vogel siguro

nte buken, por beu gjithsesi ua merrte taksat të gjithëve. Kështu e gjeti pushtimi fashist Lakteshin, me 45 familje, që ushqeheshin me ato pak prodhime qe merrnin nga toka e pakët. Lëvizjen Antifashiste e mbështeti fuqimisht me pjesëmarrjen e djemve të tij partizanë, me strehimin e bijve e bijave te populli që ishin ngritur e luftonin për liri. 40 partizanë dolën nga ky fshat i vogël. Lakteshi i dha luftës një nga dëshmorët e parë. Ai ishte Selim Gjona, djali i patriotit Liko Gjona. Ishte djalë trim, i zgjuar nuk e duronte dot pushtuesin. Më 12 prill te vitit 1941 kur zhvillohej në tokën tonë lufta Italo-greke, Italia u mund dhe Pogradecit iu dha ultimatumi që brenda 30 diteve te çarmatosej populli e te dorëzonte armet. Ata që qe do shkelnin afatin do të denoheshin me pushkatim. Por populli e sidomos rinia e Pogradecit dhe e Mokrës që nuk e duronin pushtimin fashist i gjente dhe i fshihte armët. Në këtë levizje u perfshi edhe Selim Gjona. Nuk eshte kollaj t’ia heqesh nga krahu mokrarit armët… Selimi në Laktesh bënte thirrje qe te mos dorëzoheshin armet e mbledhura rrugëve, mos paguhen taksat e etje.. Ra ne sy te xhandarët aktiviteti i Selimit… Derguan forca për ta marrë e për ta burgosur. Rrethuan shtëpinë dhe kerkuan te dorëzohej. Ai jo vetem nuk u dorëzua, por u pergjigj me armë nga dritaret e shtepisë duke luftuar deri sa beri fli jeten me arme ne dorë. Dhe mbeti dëshmori i parë i fshatit. Kjo ngjarje beri jehone ne Laktesh e ne Mokër. Populli dhe sidomos te rinjtë shprehën gatishmërinë dhe ishin ne pritje per te marre pjese ne LANÇ. Më 27 Mars 1942 u krijua çeta e Mokrës dhe me 17 Maj 1943 u krijua Batalioni i Mokrës me komandant Resh*t Çollakun, Hero i Popullit. Ardhja e tij në fshat u prit nga populli dhe te rinjte me shume dashuri. Entuziazmi qe i madh. Ne bisedën qe beri ai me popullin sqaroj situatën dhe kerkoj: “Te bashkohemi ne lufte per çlirimin e vendit. Nuk kam nevoje te flas shume me ju, unë jam ne fshatin tim ku kane banuar gjyshi e stërgjyshërit e mi. Une jam me ju dhe ju jeni me mua”. Mbas këtij takimi u regjistruan 40 persona nga te cilet shumica ishin te rinj, por pati dhe te tjere me te rritur si Ahmet Gjona, Bari Belegu etj.. Nga disa familje dolen nga dy persona , nga familja e Elmaz Zenelit dolen Xhemali dhe Resh*ti, nga familja Sali Hamati doli Zijaj e Selimi e nga familja Nebi Biba doli Hajdari dhe Sabriu. Dhe familjet e tjera nga nje si Fetie Gjona e Avni Gjona, Ahmet Gjona, Xhemal Hamati, Bari Belegu, Arif Hyka e Jonuz Sariu, te cilet kaluan nga çeta ne batalionin e Mokrës dhe me vone ne brigada partizane: në Brigadën e Parë, të 9-tën, të 15-tën dhe 20-tën. Ata luftuan deri ne çlirimin e vendit. Tete prej tyre mbas çlirimit mbetën në ushtri, u arsimuan e u graduan dhe shërbyen për disa vite. Ahmet Gjona mori pjese ne te gjitha aksionet e luftimet e Brigadës Parë Sulmuese Partizane deri ne çlirimin e vendit. Ahmeti Gjana kur doli partizan ishte 31 vjeç, i martuar dhe me tre djem. Dy vëllezër Hyseni dhe Idrizi ishin me te mëdhenj. Ai zgjodhi vete te bashkohej vullnetarisht LANÇ. Ahmeti ishte i fuqishëm, i shëndetshëm, trim dhe i guximshëm. Fitoj përvojë në luftë dhe u zgjodh komandant skuadre. Mbas çlirimit batalioni i pare i Brigadës Parë kaloj me forcat e ndjekjes. Ky batalion duke kaluar ne Kelmend te Koplikut u godit ne befasi nga banda e Preng Calit. Terreni ishte shume i thyer, i zhveshur dhe i pambrojtur. Ahmet Gjona ishte ne prapavije per te mbrojtur kollonen nga goditjet e bandës. Nga kjo përpjekje batalioni pati humbje. Midis të rënë ra heroikisht dhe Ahmet Gjona, duke luftuar dhëmbë për dhëmbë me armiqtë. U shpall dëshmor i LANÇ. Por batalioni vazhdoj luftën deri ne fund duke e shpartalluar banden. Preng Cali komandant i bandes u dorzua dhe doli ne gjyq e mori dënimin e merituar. Dalja e 40 luftëtarëve nga ky fshat i vogel ra në sy te forcave balliste që I kallzuan te gjermanët te cilët muaren masa te rrepta. E sulmuan e bene terror e reprezalje kundër fshatareve. U dogjen shtepite e Ahmet Gjones, Hyseni dhe Istref Xhemalit, të Hajdar Bibes, Belul Manit e Haxhi Gjones të gjithë familje partizanësh. U rrahen mizorisht per vdekje Hysen e Istref Gjonaj, Xhemal e Nebi Biba, Bajram Hamiti etje., por asnjeri prej tyre nuk u dorëzua. Ne fshatin Laktesh jane tri shtepi baze Lufte Ilegale; ajo e Sali Hamatit, Belul Manit dhe e Ohran Sariut qe kane ruajtur e mbajtur te deleguarit per drejtimin e luftës e të Komandes se Vendit, si Misto Treska, Neshat Hysi, Nuçi Tira, Maliq Lufo etje.. Komanda e vendit mori informacion se nga fshatrat e Librazhdit, Straniku e Farreti do te kalonte nje force gjermano balliste dhe do te futej ne fshatrat e Mokrës se Pogradecit. Per kete qellim u dergua njesiti i fshatit Laktesh me shoket Hasan Mani, Ramadan Mani, Ohrhan Sariu e Sali Hamati per te vrojtuar. Në të errur te dates 16 Nentor 1943 u vendosen ne vende per vrojtim . Gjermanet e ballistet nga Qafa e Golit bene goditje me mortaja në rrugën nga do kalonte si dhe shtepite e partizaneve qe ishin ne ate lagje. Ne kete përpjekje u vrane kater shoke qe tani jane deshmore të LANÇ. Ne mengjesin e dates 17 Nentorit kaluan lumin e Stravajt dhe u ngjiten ne fshatin Senisht, ne lagjen e Lekajve. Goditjen e dha nje kompani e batalionit te Mokrës. Nga kjo perleshje pati te vrare nga te dy krahet. Aty u vra dhe komandanti i kompanisë Hysen Mane dëshmor i LANÇ. Fshati ka 8 dëshmorë të LANÇ: Bahri Belegu, Hasan Mani, Osmon Sariu, Sali Hamiti, Shefki Sariu, Ahmet Gjona e Selim Gjona dhe Ramadan Mani.Neki Hamiti
lsmail Dranga. Përshkrua me shumë mjeshtri nga administratori i faqes Fshati �� Laktesh �€

Address

Pogradec
3454

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Laktesh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share