Shoqata Une Gruaja

Call Directions Website Contact the organization

Shoqata Une Gruaja Shoqata "Unë Gruaja" është një OJF me anëtarësi e regjistruar pranë gjykatës të shkallës së parë Tiranë në vitin 2003

18/10/2026
🏠 17 Tetor – Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e VarfërisëTema 2026–2028: “Të Bashkuar për Paqen dhe të Drejtat e Njeriut”...
17/10/2026

🏠 17 Tetor – Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë

Tema 2026–2028: “Të Bashkuar për Paqen dhe të Drejtat e Njeriut”
Fokusi i vitit 2026: “Shtëpi të sigurta për të gjithë”

Në këto ditë të vështira për vendin tonë, 17 Tetori na kujton se zhdukja e varfërisë është e pandashme nga paqja, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe respektimi i dinjitetit njerëzor.

Një shtëpi e sigurt nuk është vetëm një çati. Ajo duhet të jetë vendi ku çdo njeri jeton pa frikë, pa dhunë dhe pa pasiguri; ku fëmijët mund të rriten të mbrojtur, gratë të ndihen të sigurta dhe familjet të ndërtojnë të ardhmen e tyre me dinjitet.

Por siguria nuk duhet të përfundojë te pragu i shtëpisë.

Ngjarjet e ditëve të fundit na kujtojnë se fëmijët, të rinjtë dhe çdo qytetar duhet të ndihen të mbrojtur edhe në hapësirat publike dhe në marrëdhënien me institucionet që kanë detyrimin t’u garantojnë siguri. Pa mbrojtjen e jetës, dinjitetit dhe integritetit fizik, nuk mund të ketë paqe dhe respektim të plotë të të drejtave të njeriut.

Më shumë se 2.8 miliardë njerëz në botë përballen me forma të ndryshme të pasigurisë së strehimit. Pa një banesë të sigurt dhe të përballueshme, bëhet më e vështirë qasja në arsim, kujdes shëndetësor, punësim dhe pjesëmarrje në jetën e komunitetit.

Varfëria nuk është vetëm mungesë të ardhurash. Ajo është edhe mungesë sigurie, mundësish, shërbimesh dhe zëri në vendimet që ndikojnë jetën e përditshme.

Sot bëjmë thirrje për politika që:

🔹 e trajtojnë strehimin e sigurt si një të drejtë themelore;
🔹 përfshijnë njerëzit që përjetojnë varfëri në vendimmarrje;
🔹 mbrojnë gratë, fëmijët dhe familjet më të cenueshme;
🔹 garantojnë përgjegjshmëri dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari;
🔹 sigurojnë që askush të mos mbetet pas.

🤍 Çdo njeri meriton jo vetëm një shtëpi, por një shoqëri ku mund të jetojë i sigurt, i dëgjuar dhe me dinjitet.

Dje, më 16 tetor, u shënua Dita Botërore e Ushqimit, me temën:“Të sjellim risi sot. Të ushqejmë të nesërmen.”Në këto dit...
17/10/2026

Dje, më 16 tetor, u shënua Dita Botërore e Ushqimit, me temën:
“Të sjellim risi sot. Të ushqejmë të nesërmen.”

Në këto ditë të vështira për vendin tonë, ky mesazh merr një kuptim edhe më të thellë. Siguria ushqimore, dinjiteti dhe mirëqenia e njerëzve ndërtohen në një shoqëri ku mbizotërojnë paqja, dialogu, solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin.

Bota prodhon ushqim të mjaftueshëm për të gjithë, por miliona njerëz vazhdojnë të përballen me urinë ose nuk mund të përballojnë një ushqyerje të shëndetshme.

Inovacioni në bujqësi nuk është vetëm teknologji. Ai është edhe dija e trashëguar ndër breza, puna e fermerëve, ruajtja e farërave vendase, përdorimi i kujdesshëm i tokës dhe ujit, bashkëpunimi në komunitet dhe përfshirja e grave dhe të rinjve në vendimmarrje.

🌱 Gratë rurale janë ndër shtyllat e sistemeve tona ushqimore. Ato prodhojnë dhe përpunojnë ushqimin, ruajnë traditat dhe kujdesen për tokën dhe burimet natyrore.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të mbjellim qetësi, të ushqejmë shpresën dhe të ndërtojmë një të ardhme ku askush të mos mbetet pas.

🤍 Sepse të ushqesh të nesërmen do të thotë të kujdesesh sot për njerëzit, tokën dhe komunitetin.

🌾 15 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Grave RuraleKëtë vit, Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale e gjen vendin tonë në një mome...
15/10/2026

🌾 15 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale

Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale e gjen vendin tonë në një moment të vështirë, të shënuar nga protesta, tensione dhe shqetësimi i të rinjve për të ardhmen e tyre.

Në ditë të tilla, më shumë se festim, nevojitet reflektim.

Zëri i qytetarëve, i të rinjve, i grave dhe i komuniteteve rurale duhet të dëgjohet. Dialogu, respektimi i të drejtave dhe shmangia e çdo forme dhune janë themeli i një shoqërie demokratike dhe të drejtë.

Sot gratë rurale mes pasigurive ekonomike dhe sociale, vazhdojnë të punojnë tokën, të ushqejnë familjet, të ruajnë traditat dhe të mbajnë gjallë komunitetet e tyre.

Ato kujdesen për tokën, ujin, biodiversitetin dhe produktet vendase, por puna e tyre shpesh mbetet e padukshme dhe e pambështetur.

Të respektosh gratë rurale do të thotë të dëgjosh zërin e tyre, të mbrosh të drejtat e tyre dhe t’u krijosh mundësi reale për një jetë dinjitoze.

Sot qëndrojmë pranë çdo qytetari që kërkon një të ardhme më të drejtë, me paqe, dialog dhe respekt për dinjitetin njerëzor.
Effect Europe AWEN-Albanian Women Empowerment Network

12/10/2026

The EU Horizon ‘NaturaConnect’ project brought main partners together in building a resilient ecological network of conserved areas across Europe for nature and people. The initiative aims to support countries in designing and developing a blueprint for a truly coherent Trans-European Nature Network (TEN-N) of conserved areas that protect at least 30% of land, with at least one third of it under strict protection, and to restore 20% of ecosystems to halt and reverse biodiversity loss.

Expansion of protected areas to cover at least 30% of the land area is recommended to effectively conserve biodiversity. The mediterranean biogeographic region has significant potential for expanding strict protected areas.

Read more about theTrans-European Nature Network : https://www.pont.org/naturaconnect-pont-connect-join-forces-in-building-a-trans-european-nature-network-ten-n/

🌿 Produkte lokale, traditë dhe punë e grave ruraleNë ditën e Konferencës Rajonale, më 29 shtator 2026, holli i Hotel Gra...
10/10/2026

🌿 Produkte lokale, traditë dhe punë e grave rurale
Në ditën e Konferencës Rajonale, më 29 shtator 2026, holli i Hotel Grand Palace në Korçë u bë hapësirë për prezantimin e produkteve lokale dhe takime me gratë që i prodhojnë.
Panairi solli pranë pjesëmarrësve punën, mjeshtërinë dhe traditat e komuniteteve rurale, duke i dhënë një pamje konkrete diskutimit për fuqizimin ekonomik të grave.
📸 Ndajmë disa momente nga stendat dhe bashkëbisedimet me pjesëmarrësit.
Duke mbështetur produktet lokale, mbështesim gratë dhe ekonominë e komuniteteve tona.
Grand Hotel Palace Korce

🌿 Momente takimi, bashkëbisedimi dhe shkëmbimiPërtej paneleve, Konferenca Rajonale për fuqizimin e grave rurale në Ballk...
08/10/2026

🌿 Momente takimi, bashkëbisedimi dhe shkëmbimi

Përtej paneleve, Konferenca Rajonale për fuqizimin e grave rurale në Ballkanin Perëndimor krijoi hapësirë për takime mes grave rurale, përfaqësuesve të institucioneve, partnerëve dhe donatorëve.

📸 Në këto foto ndajmë disa momente nga salla dhe bashkëbisedimet gjatë konferencës së 29 shtatorit 2026 në Korçë.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që u bënë pjesë e këtij dialogu dhe sollën përvojën e angazhimin e tyre!

🌿 Moments of connection, conversation and exchange

Beyond the panels, the Regional Conference on Rural Women’s Empowerment in the Western Balkans created space for meetings between rural women, institutional representatives, partners and donors.

📸 These photos capture moments from the conference hall and conversations during the conference held on 29 September 2026 in Korçë, Albania.

Thank you to all participants for being part of this dialogue and sharing their experience and commitment!

We Effect Europe Embassy of Sweden in Tirana Embassy of Japan in Albania Universiteti "Fan S. Noli", Korçë - UNIKO Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Këshilli Qarkut Korçë Prefektura Korçë Zegullaj Petrika Tollkuçi

🌿 Dialog rajonal – nga problematikat e grave rurale drejt veprimit institucionalNë Konferencën Rajonale, më 29 shtator 2...
07/10/2026

🌿 Dialog rajonal – nga problematikat e grave rurale drejt veprimit institucional

Në Konferencën Rajonale, më 29 shtator 2026 në Korçë, përfaqësues institucionalë nga vendet e Ballkanit Perëndimor diskutuan politikat dhe masat për fuqizimin ekonomik të grave rurale.

Në dialog kontribuuan:

▪️ Emine Kelmendi – Kosovë;
▪️ Elda Pengu – Shqipëri;
▪️ Elena Novachka – Maqedonia e Veriut;
▪️ Suada Selimović – Bosnje dhe Hercegovinë;
▪️ Katarina Petrović Murić – Serbi.

Dialogu lidhi sfidat e ngritura nga gratë rurale me rolin e institucioneve në krijimin e mundësive dhe mbështetjes konkrete.

Falënderojmë të gjitha panelistet për kontributin dhe shkëmbimin e përvojave!

🌿 Regional dialogue – from rural women’s challenges to institutional action

At the Regional Conference, held on 29 September 2026 in Korçë, Albania, institutional representatives from Western Balkan countries discussed policies and measures to support rural women’s economic empowerment.

The dialogue featured contributions from:

▪️ Emine Kelmendi – Kosovo;
▪️ Elda Pengu – Albania;
▪️ Elena Novachka – North Macedonia;
▪️ Suada Selimović – Bosnia and Herzegovina;
▪️ Katarina Petrović Murić – Serbia.

The dialogue connected the challenges raised by rural women with the role of institutions in creating opportunities and providing practical support.

We thank all panelists for their contributions and for sharing their experiences!

🌿 Nga sfidat te zgjidhjet – zërat dhe përvojat e grave rurale në Ballkanin PerëndimorHistoritë e grave rurale dhe gjetje...
06/10/2026

🌿 Nga sfidat te zgjidhjet – zërat dhe përvojat e grave rurale në Ballkanin Perëndimor

Historitë e grave rurale dhe gjetjet e dokumenteve kombëtare të qëndrimit u sollën së bashku në panelin e parë të Konferencës Rajonale, më 29 shtator 2026.

Gratë rurale ndanë përvojat, sfidat dhe arritjet e tyre, ndërsa ekspertet prezantuan gjetjet dhe rekomandimet për fuqizimin ekonomik të grave në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë panel kontribuuan:

▪️ Mima Dahic dhe Mevlida Mehanovic – Bosnje dhe Hercegovinë;
▪️ Shpresa Gosalci dhe Valdete Sahiti – Kosovë;
▪️ Vanja Zorić Šundić dhe Natalija Dobrilović Dondić – Mali i Zi;
▪️ Biljana Petrovska-Mitrevska dhe Olga Jordanoska-Guevska – Maqedonia e Veriut;
▪️ Biljana Maletin dhe Jadranka Kolar – Serbi;
▪️ Eva Trako dhe Etlona Hamolli – Shqipëri.

Nga përvojat personale te rekomandimet për politika dhe mbështetje konkrete, paneli vendosi në qendër nevojat dhe prioritetet e grave rurale.

Falënderojmë të gjitha folëset për kontributin dhe për zërin që i dhanë këtij dialogu rajonal!

Konferenca u organizua nga Shoqata “Unë, Gruaja”, në bashkëpunim me Platformën Rajonale për Përmirësimin e Statusit Social dhe Ekonomik të Grave Rurale në Ballkanin Perëndimor, me mbështetjen e We Effect Europe.


We Effect Europe Rural Women Regional Platform - RWRP Udruženje građana Vive Žene, Tuzla Ecokoswomen EKW Национална федерација на фармери - National Federation of farmers - NFF

05/10/2026

🌿 Nga avokimi në zbatim – për fuqizimin ekonomik të grave rurale!
Më 29 shtator 2026, në Korçë, Shoqata “Unë, Gruaja” organizoi Konferencën Rajonale për Fuqizimin e Grave Rurale në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me Platformën Rajonale për Përmirësimin e Statusit Social dhe Ekonomik të Grave Rurale, me mbështetjen e We Effect Europe.
Gra rurale, ekspertë dhe përfaqësues institucionalë nga gjashtë vendet e rajonit u bashkuan për të ndarë përvoja, për të diskutuar sfidat dhe për të kërkuar rrugë konkrete drejt fuqizimit ekonomik.
🎥 Në këtë kronikë televizive sjellim momente nga konferenca, ku historitë e grave rurale dhe rekomandimet e ekspertëve u bënë pjesë e dialogut me institucionet.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve për kontributin dhe angazhimin! Së bashku, punojmë që zëri i grave rurale të dëgjohet dhe nevojat e tyre të përkthehen në mbështetje e mundësi reale.

Petrika Tollkuçi
Florinda Zegullaj
We Effect Europe
Embassy of Sweden in Tirana
Rural Women Regional Platform - RWRP

Address

Rruga Rresh*t Çollaku
Pogradec
7303

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00
Sunday 08:00 - 16:00

Telephone

+355676470005

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Une Gruaja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Une Gruaja:

Shortcuts

Share