Shoqata Une, Gruaja

Shoqata Une, Gruaja Shoqata “Unë, Gruaja” është një OJF me anëtarësi e regjistruar pranë Gjykatës të Shkallës të Parë Tiranë, në vitin 2003.

Shoqata "Une, Gruaja" është e njohur si Organizate Lider në rajon në lidhje me çështjet e grave dhe barazisë gjinore dhe ka disa vjet eksperiencë në realizimin e aktiviteteve kunder të dhunës ndaj grave dhe per barazinë gjinore, lidershipit, qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen lokale. "Une, Gruaja", është duke sjellë një ndryshim pozitiv në komunitetin tonë, dhe pjesëmarr

ësit në aktivitetet e shoqatës demonstrojnë se janë duke u bërë një forcë lëvizëse dhe agjent ndryshimi në zhvillimin e komunitetit të rajonit tonë. Eshtë një shoqatë jo-fitimprurësë, jo-politike dhe jo-fetare. Ka për qellim fuqizimin dhe integrimin e gruas dhe të rinjve në shoqëri dhe krijimin e shanseve të barabarta për gratë, vajzat, dhe të rinjtë në rajonin Pogradec-Korçë
Synon:
-Të kontribuojë në parandalimin dhe reduktimin e dhunes me baze gjinore dhe dhunës në familje nëpërmjet zbatimit dhe forcimit të ligjit.
- Rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit në proceset demokratike - fokus të veçantë gratë dhe te rinjte
- Nxitjen e komunitetit / familjen dhe turizmin kulturor në zonën e Pogradecit
- Përmirësimin e kapaciteteve dhe menaxhimit te organizatës dhe sigurimi i qëndrueshmërisë.

Address

RR. Rresh*t Çollaku
Pogradec
7000

General information

Fushat e veprimtarisë: Gruaja, familja dhe çështjet sociale të saj, Barazia gjinore dhe ndikimi në politikat e qeverisjes lokale, Pjesëmarrja e gruas në vendimmarrje, Ngritja dhe fuqizimi i kapaciteteve të OJF-ve të reja të grave, si dhe bashkëpunimi ndërrajonal i grave, Zhvillimi i kulturës dhe traditave Zhvillimi i një mjedisi të shëndetshëm

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

00355 83 22 2140

Products

Aktivitete:
Sensibilizimi për Dhunën në Familje
Gruaja në vendimmarrje
Gruaja në zonat rurale (Mini-Centers)
Botime

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Une, Gruaja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Une, Gruaja:

Share

Histori Suksesi

Ema* kishte shenja në fytyrë dhe trup. U referua tek mjeku për të realizuar vizitë mjekësore dhe u pajis me raport mjeko-ligjor.

Shoqata UG i ka ofruar Emës ndihmë psikologjike dhe juridike falas. E ka ndihmuar duke e shoqëruar në Polici dhe Gjykatë për të marrë UMM dhe UM.

U referua në Zyrën e Barazisë Gjinore, Polici, Mjeku Ligjor, Njësinë Administrative përkatëse për ndihmë ekonomike etj. Ema shprehu se ndodhej pa mbështetjen e të afërmve dhe e frikësuar për të qëndruar në banesën ku kishte jetuar më parë me ish-bashkëshortin. Ne e këshilluam që të shkojë tek Qendra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje dhe e ndihmuam për të plotësuar dosjen.