28/12/2025
Solidaritet dhe mbështetje në këto ditë festash për familjet që kanë më shumë nevojë.
Lions Club Pogradec ka shpërndarë ndihma ushqimore në Mokër, Rëmenj dhe Pogradec për familjet e dëmtuara nga reshjet.
Në këtë periudhë festash, bashkimi, humanizmi dhe kujdesi për njëri-tjetrin janë vlera që na udhëheqin për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, në mënyrë që edhe ata ta përjetojnë këtë kohë me më shumë shpresë dhe dinjitet.
Falënderoj të gjithë anëtarët e Lions Club Pogradec si dhe Zyrën e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë Pogradec për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në shpërndarje të ndihmave.
Së bashku mund të bëjmë më shume për ata që kanë nevojë.
WeServe!