30/10/2023
A e di se….
1. Halluini është një festë Satanike. Kisha Satanike, e cila adhuron të ligun, ka tre festa kryesore. Haullini është një prej tyre. Në këtë ditë adhuruesit e djallit bëjnë flijime kafshësh dhe njerëzish. Ish Satanistët kanë dëshmuar që edhe dhunojnë njerëzit fizikisht dhe seksualisht në këtë ditë.
Sot e kësaj dite, në vendet si Britani apo Amerikë, gjëra të tilla po bëhen gjithnjë e më shumë. Në censusin e fundit në Angli, kisha Satanike ishte feja që ishte rritur më shumë!
Pyetja është a duhet të festojmë Halluin kur në mbarë botën po bëhen gjërat të liga?
2. Halluini është kulmi i aktiviteteve të Satanistëve. Ata kalojnë javën para Halluinit duke mallkuar lagje dhe qytete të tëra. Ish Satanistët dëshmojnë se si kanë vendosur gjëra Satanike në të katër cepat e një lagje që të mallkonin atë. Të tjerët kanë mallkuar vëndet në një gjendje ekstazi.
Pse duhet të marrim pjesë në një gjë që është për mallkimin e njerëzve?
3. Halluini vjen para një ditë shumë të veçantë për Satanistët. 1 Nentor është dita kur Satanistët besojnë se frymërat janë më të lira që të veprojnë. Përpiqen të bëjnë shumë magjira në këtë ditë. Njerëzit në Amerikën Jugore besojnë se frymerat e të vdekurve kthehen në botë. Ata bëjnë lloj lloj rituale dhe shkojnë tek varrezat me shpresë që të afërmit e tyre nuk do vijnë atje.
A duhet t’i bashkohemi një feste kur bëhen magjira dhe vepra të liga?
4. Halluini ka origjina pagane. Halluini vjen prej festës Kelte “Samhain.” Fillimisht kjo festë ishte për të sjell “fat” për të korrat e njerëzve por me kalimin e kohës festa u shndrrua. Njerëzit besonin se njerëzit ktheheshin nga varri si fantazma. Ata shpesh yshteshin që të kishin fat atë vit. Disa donin fat për të korrat e tyre dhe disa ishin yshtur që të martoheshin atë vit!
A duhet ti bashkohemi gjërave pagane?
Ata besonin se ndarja midis botës fizike dhe shpirtërore ishte më pak në këtë ditë. Keltët, nga Skocia dhe Irlanda, sollën këtë festë në Amerikë dhe ne kemi marrë prej Amerikanëve.
A duhet ne të ndjekim verbërisht diçka vetëm se sh*ten maska dhe kostume në dyqane? A duhet bërë diçka vetëm se vjen nga Amerika? A duhet të marrim pjesë në diçka vetëm se është bërë tashmë pjesa e programit shkollor dhe pjesa e kulturës Shqiptare?
5. Gjërat që bëhen në Halluin janë Satanike. Njerëzit në Amerikë merrnin kunguj dhe krijonin forma të frikshme prej tyre dhe e vendosnin tek dera e shtëpisë. Pse? Që të frikësonin frymërat e këqija që të mos vinin brenda! Maskat po ashtu dhe kostumet e frikshme ishin perdorur në Amerikën Veriore dhe Jugore që të frikësonin frymërat.
Gjithashtu njerëzit linin gjërat të embla përjashta që të “embëlsonin” frymërat e liga që të mos hynin brenda shtëpisë për të bërë keq. Pra kur fëmijët shkojnë derë në derë duke kërkuar karamele, po imitojnë një rit të vjetër Satanik pa ditur gjë!
A duhet të lejojmë fëmijët tanë që të imitojnë gjërat Satanike? A duhet të rrisim fëmijët që të imitojnë të keqen?
Çfarë duhet të bëjmë ne në ditën e Halluinit?
• Nuk duhet të festojmë Halluin në asnjë lloj mënyre. Halluini nuk është gjë për t’u festuar por për t’u shmangur! Duhet të shmangim çdo dukje të së keqes (1 Thesalonikasve 5:22).
• Nuk duhet të lejojmë fëmijët tanë që të marrin pjesë në këto gjëra Satanike. Edhe pse mund të mërziten, edhe pse mund të jenë të vetmit në klasë që të mos marrin pjesë në të tilla gjëra, duhet të mbajmë qendrim.
• Duhet të edukojmë fëmijët tanë për të vërtetën për Halluinin. Duhet të shpjegojmë përse nuk jemi dakort që ata të bëjnë gjërat që bëjnë të tjerët. Nëse do hidheshin të tërë nga një urë a do lejoje fëmijën tënd të bëjë një gjë të tillë? Pse pra do lejosh atë që të marrë pjesë në një vepër të errësirës?
• Duhet të flasim me mësuesit e shkollës. Nuk duhet të lemë ata që të imponojnë Halluinin mbi fëmijët tanë. Shumica prej tyre nuk kanë asnjë ide për çfarë do të thotë Halluini. Pse nuk flet me mësuesin kujdestar të fëmijës tënd për këtë gjë?
• Nëse nuk je kthyer tek Krishti, duhet të kthehesh sot! Haluini ka të bëjë vetëm me errësirën dhe me veprat e të ligut. Por Bibla thotë se Jezusi ka ardhur “për të shkatërruar veprat e djallit.” Jezusi është “drita e botës” (Gjoni 8:12). Ai erdhi nga qielli si njeri, jetoi një jetë të përsosur, vdiq në kryq për mëkatet dhe u ngjall ditën e tretë. Kushdo që pendohet për mëkatet e tyre dhe beson tek Krishti do të shkojë nga mbretëria e errësirës në mbretërinë e dritës. Shpirti i tij do shpëtohet nga i ligu dhe nga dënimi i përjetshëm. Nëse nuk e ke dorëzuar jetën tënde në duart e Jezusit, bëje sot!
• Organizo një alternativ për fëmijët e tu. Është shumë e vështirë për një fëmijë që të mos jetë si të gjithë të tjerët. Por mund të organizosh një festë në shtëpi, me shoqërinë e fëmijës apo madje në kishë që të festosh Jezusin si Dritën e botës.
Kisha, para se të ishte shpikur Halluini, festonte ata njerëz të shenjtë që kishin vdekur por që kishin lenë një dëshmi të mirë. Ne sot festojmë Ditën e Reformacionit, kur Martin Luther e gozhdoi 95 tezat e tij në derën e kishës së Vittenburgut. Kjo ditë shënoi fillimi i Reformacionit i cili rizbuloi ungjillin e vërtetë.
Më mirë të festojmë ata njerëz që na kanë sjell dritën e ungjillit se sa të lejojmë familjet tona të kremtojnë errësirën.
Nga Will Niven