Kisha Rreze Drite Novosele

Kisha Rreze Drite Novosele Romani Ikisha Rreze Drite
Takime Çdo Jave!
Çdo te Diele Sherbesa e MADHE
(1)

28/04/2026
DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE8 PRILL 2026🤎 BEKOJMË POPULLIN ROM✨ Populli Rom:Të bekuar • Të dashur • Të nderuar nga Zoti🔥 ...
08/04/2026

DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE
8 PRILL 2026

🤎 BEKOJMË POPULLIN ROM

✨ Populli Rom:
Të bekuar • Të dashur • Të nderuar nga Zoti

🔥 Një brez i ri po ngrihet!
🔥 Zoti po sjell shërim, çlirim dhe shpëtim!

🙏 Le të vijë bekimi i Zotit në çdo familje Rom!

Të bekuar janë ata që jetojnë për ZotinSot, në përvjetorin e 9-të të ndarjes nga kjo jetë, kujtojmë me nderim dhe mirënj...
08/01/2026

Të bekuar janë ata që jetojnë për Zotin

Sot, në përvjetorin e 9-të të ndarjes nga kjo jetë, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë vëllain tonë në Krishtin, Fatmir Koçi – një shërbëtor besnik, një bari me zemër atësore dhe një dëshmitar i fuqishëm i Ungjillit.

Fatmiri jetoi jo për veten, por për Krishtin. Me përulësi dhe zjarr frymëror, ai u bë dritë për shumë njerëz, veçanërisht për komunitetin rom. Së bashku me bashkëshorten e tij, Fatmira Koçi, ai ishte ndër pionierët e parë romë të Kishës “Rreze Drite”, duke shërbyer me dashuri, sakrificë dhe besnikëri.

Ai nuk kërkoi lavdi për veten, por që emri i Jezusit të lartësohej. Nga Tirana në Novoselë, dhe në shumë vende të tjera, puna e tij solli shpresë aty ku kishte errësirë, dhe besim aty ku kishte thyerje.

“Lum shërbëtori që, kur të vijë Zoti i tij, do ta gjejë duke bërë kështu.”
(Mateu 24:46)

Edhe pse sot na mungon, ne nuk pikëllohemi pa shpresë, sepse besojmë se ai ka hyrë në gëzimin e Zotit të tij. Jeta e tij vazhdon të flasë përmes veprave, fryteve dhe jetëve të prekura nga shërbesa e tij.

I bekuar ishte në jetë.
I bekuar është në përjetësi.
Dhe kujtimi i tij mbetet një bekim për ne.

Pushofsh në paqen e Zotit, i dashur Fatmir Koçi. 🕊️
Derisa të takohemi përsëri, në lavdinë e Krishtit.

URGJENT PËR NOVOSELËN, VLORË🚨 LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM 🚨Në zbatim të:• Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbroj...
08/01/2026

URGJENT PËR NOVOSELËN, VLORË

🚨 LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM 🚨

Në zbatim të:
• Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
• Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
• Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë *VLORË*
Njësisë Administrative *NOVOSELË*

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:
• Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
• Prefektin e Qarkut përkatës
• Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.
Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:
• Fëmijët
• Të moshuarit
• Personat me aftësi të kufizuara
• Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:
• Mjetet e Bashkisë
• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
• Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:
• Policinë e Shtetit
• Njësitë e kujdesit shëndetësor
• Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:
• Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
• Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
• Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

ShËRBESA BEKO ROMËT 2025
30/12/2025

ShËRBESA BEKO ROMËT 2025

🇭🇺🤝🇪🇺Së bashku në Jánoshalma, Hungarisi misione ungjillore nga Europapër të bekuar popullin romëme Ungjillin e Mbretëris...
17/10/2025

🇭🇺🤝🇪🇺

Së bashku në Jánoshalma, Hungari
si misione ungjillore nga Europa
për të bekuar popullin romë
me Ungjillin e Mbretërisë së Perëndisë ✝️

Kisha “Rreze Drite” – Novoselë
🌍 Shërbesa “Beko Romët”
Misionare & Ambasadore: Fatmira Koçi
Xhirë Agjaku
Mariglen & Kida Kalemi

10/10/2025
🌟 BEKO KURBININ 2025 🌟📅 E martë, 30 Shtator 2025🕠 Ora 17:30📍 Sheshi “Gjin Pjetri”, Laç🙏 Në këtë kohë profetike, në prag ...
29/09/2025

🌟 BEKO KURBININ 2025 🌟
📅 E martë, 30 Shtator 2025
🕠 Ora 17:30
📍 Sheshi “Gjin Pjetri”, Laç

🙏 Në këtë kohë profetike, në prag të Yom Kippur, ne shpallim:
✨ Faljen në Jezus Krishtin
✨ 7 Bekimet e Ungjillit mbi Shqipërinë
✨ Një sezon faljeje, pajtimi dhe mëshire

➡️ Ftohen të gjithë pastorët, kishat dhe besimtarët nga Kurbin, Lezhë, Tirana, Durrësi, Fushë-Kruja, Kruja, Shkodra dhe nga çdo qytet tjetër të jenë pjesë e këtij akti shpirtëror dhe profetik.

Le të jetojmë faljen, të kërkojmë faljen, të japim faljen.
Sepse Jezusi është Zoti i Shqipërisë! 🇦🇱✝️

15/09/2025
Falenderoni Zotin, sepse është i mirë; sepse mirësia e tij qëndron përjetë. ps 107:1
14/09/2025

Falenderoni Zotin, sepse është i mirë; sepse mirësia e tij qëndron përjetë. ps 107:1

Address

EUROPA
Novoselë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kisha Rreze Drite Novosele posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kisha Rreze Drite Novosele:

Share