FRPD Dega Memaliaj

Directions Website Contact the organization

FRPD Dega Memaliaj Forumi Rinor i Partise Demokratike Dega Memaliaj Kjo eshte faqja zyrtare e FRPD Dega Memaliaj

19/03/2024

Pas marrjes së kryebashkiakut të Libohovës i pandehur nga SPAK, ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i

11/12/2023
05/12/2023

Reagim.

Në emër të FRPD Dega Memaliaj kërkojmë transparencë për letrën që kryetari Bashkisë Memaliaj i ka dërguar Kryeminstrit të RSH në lidhje me kampin e emigrantëve të paligjshëm afrikanë, sipas marrëveshjes së arritur mes Qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Ky vendim i kryetarit të Bashkisë Memaliaj, ku kërkon që një pjesë e tyre të qëndrojnë në territorin e kësaj bashkie, ka nevojë për transparencë.

Ndaj, FRPD i bënë thirrje kryetarit të Bashkisë që të informojë publikun rreth paqartësive të mëposhtme:

- A është marr mendimi i Këshillit Bashkiak?

- A është bërë dëgjesë publike me banorët e Bashkisë Memaliaj?

- Çfarë kushtesh do të ofroj bashkia për emigrantët afrikanë?

- A është konsultuar kryetari i Bashkisë me ekspertë të fushës për impaktin që do të ketë?

Pse po nxitohen autoritetet lokale për t'u vetëofruar, ndërkohë që dihet se kjo marrëveshje lë hije dyshimi, dhe ka opinione të ndryshme lidhur me kushtetueshmërinë e saj.

Kujtoj këtu që, nga Partia Demokratike po përgatitet dosja për në Gjykatën Kushtetuese, për të parë nese kjo marrëveshje është në përputhje apo bie ndesh me Kushtetutën e RSH.

Raportet e institucioneve ndërkombëtare shprehen qartë se shteti shqiptar ka probleme me sundimin e ligjit. Në këtë kontekst prania e emigrantëve të paligjshëm ka shumë gjasa që të cënojë sigurinë në vend, të nxisë rikthimin e trafikimit të qenieve njerëzore apo emigracionin e paligjshëm drejt shteteve fqinjë me destinacion në vende të BE-së.
Dihet që territori i bashkisë Memaliaj është në distancë jo të largët me një vend të BE siç është Greqia.

Transparenca është detyrim ligjor!

27/10/2023
10/10/2023

Brenda këtij muaji ky amendament do të paraqitet nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë:
1️⃣ Të hiqet imuniteti i deputetëve para ndjekjeve penale nga SPAK-u.
2️⃣ Deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat që bën.
Deputeti nuk duhet të ketë imunitet kur SPAK ndërmerr një hetim ndaj tij. Pse një qytetar për një shkelje të vogël shkon pa imunitet te prokurori, madje shkon dhe në paraburgim, kurse një deputet apo ministër që akuzohet se ka vjedhur 5, 50 apo 200 milionë euro nuk shkon dot pa iu hequr imuniteti me tam tame e ceremoni? E ndërkohë merr arratinë sepse e ka marrë vesh e gjithë bota siç është rasti i ish-zëvendëskryeministrit të Edi Ramës? Ky është sot burim i pengesave të drejtësisë për të vendosur para ligjit pushtetarët, deputetët, ministrat e korruptuar.

Po kështu ne do kërkojmë që Deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij. Dy entitete nuk mbajnë përgjegjësi sot për atë që thonë: deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe personat me kartelë psiqike. Salla e Kuvendit, është kthyer në një sallë banalitetesh. Kjo duhet të marrë fund. Çdo denoncim i deputetit nga aula e Kuvendit, duhet të jetë burim për hetim nga prokuroria. Dhe hetimet ose do të çojnë para drejtësisë ata që deputeti denoncon, ose do të çojë para drejtësisë deputetin si gënjeshtar, mashtrus dhe shpifës. Vetëm kështu i japim fund politikës së privilegjeve për pushtetarët, për të ofruar politikën në shërbim të njerëzve.

Address

Memaliaj
6302

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FRPD Dega Memaliaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to FRPD Dega Memaliaj:

Shortcuts

Share