Qendra “Zëri i Fëmijëve”

Call Directions Contact the organization

Qendra “Zëri i Fëmijëve” Qendër komunitare në Mamurras për mbështetje, edukim dhe aktivitete për fëmijë & familje.

🎉Grupi Fitues i Lojrave Verore! 🥰
28/09/2026

🎉Grupi Fitues i Lojrave Verore! 🥰

Qendra “Zëri i Fëmijëve” në Mamurras vijon misionin e saj në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve, tashmë nën financimin...
15/09/2026

Qendra “Zëri i Fëmijëve” në Mamurras vijon misionin e saj në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve, tashmë nën financimin dhe mbështetjen e Bashkisë Kurbin.

Përmes aktiviteteve edukative, sociale, krijuese dhe argëtuese, synojmë të ofrojmë një hapësirë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë mund të mësojë, të shprehet, të zhvillohet dhe mbi të gjitha, të ndihet i dëgjuar.

Falënderojmë UNICEF, World Vison dhe Together For Life për kontributin dhe mbështetjen e dhënë si qendër e parë e këtij lloji në Mamurras, si dhe Bashkinë Kurbin për mbështetjen dhe angazhimin në vijimësinë e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e komunitetit.

Për çdo fëmijë, në çdo hap.

📍 Qendra “Zëri i Fëmijëve” – Mamurras

15/09/2026

Një ditë me ne në Qendrën “Zëri i Fëmijëve” – Mamurras

Këtu mësojmë, luajmë, krijojmë dhe mbi të gjitha… argëtohemi bashkë! 🥰

🔢 Mësojmë numrat në mënyrë argëtuese
🎲 Luajmë Funny Games
💬 Diskutojmë tema edukative dhe ndajmë mendimet tona
🎨 Pikturojmë, krijojmë dhe shprehim imagjinatën
⚽ Dhe e mbyllim ditën me lojëra fizike, energji dhe shumë të qeshura! 🤸‍♀️🏃‍♂️

Çdo aktivitet është një mundësi për të mësuar diçka të re, për të krijuar miqësi dhe për t’u shprehur lirshëm.

✨ Në “Zëri i Fëmijëve”, çdo ditë është një aventurë e vogël dhe çdo fëmijë ka një zë që meriton të dëgjohet! 🧡

🌈

Nga kujtimet e verës drejt një fillimi të ri!Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, së bashku me fëmijët folëm për...
11/09/2026

Nga kujtimet e verës drejt një fillimi të ri!

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, së bashku me fëmijët folëm për emocionet, pritshmëritë dhe kujtimet e tyre nga kjo verë. 💭✨

Përmes shkrimit dhe bashkëbisedimit, fëmijët ndanë çfarë u ka pëlqyer më shumë gjatë aktiviteteve verore në Qendrën “Zëri i Fëmijëve”, momentet që do të mbajnë mend dhe çfarë presin nga viti i ri shkollor. 🎨⚽️🌈

Sepse çdo fillim i ri është një mundësi për të mësuar, për të ëndërruar dhe për të krijuar kujtime të bukura. 💛

📖 Mirë se vjen, shkollë!
Ne ju urojmë fëmijëve tanë një vit të mbushur me dije, miqësi, buzëqeshje dhe shumë suksese! 🌟

📚💛

09/09/2026

🧩 “Sot, fëmijët po argëtohen dhe po sfidojnë veten përmes puzzle-ve!” ✨

Momente të vogla, kujtime të mëdha. Përmes lojës, bashkëpunimit dhe kreativitetit, fëmijët mësojnë, zbulojnë dhe rriten ...
03/09/2026

Momente të vogla, kujtime të mëdha.
Përmes lojës, bashkëpunimit dhe kreativitetit, fëmijët mësojnë, zbulojnë dhe rriten së bashku.

Në qendrën tonë, çdo ditë është një mundësi për të krijuar, mësuar dhe buzëqeshur. Me pak letër, ngjyra dhe shumë imagji...
14/07/2026

Në qendrën tonë, çdo ditë është një mundësi për të krijuar, mësuar dhe buzëqeshur. Me pak letër, ngjyra dhe shumë imagjinatë, fëmijët sollën në jetë punime të veçanta që pasqyrojnë botën e tyre plot ëndrra. 🎨✨

03/07/2026

Një ditë e mbushur me energji, bashkëpunim dhe argëtim në Qendrën Zëri i Fëmijëve. Përmes lojës, fëmijët zhvillojnë aftësi sociale, forcojnë vetëbesimin dhe krijojnë kujtime të bukura.

Në kuadër të programit veror që zhvillohet pranë Qendrës Zëri i Fëmijëve, fëmijët po marrin pjesë çdo ditë në aktivitete...
25/06/2026

Në kuadër të programit veror që zhvillohet pranë Qendrës Zëri i Fëmijëve, fëmijët po marrin pjesë çdo ditë në aktivitete të larmishme edukative dhe argëtuese.

Programi përfshin lojëra fizike, lojëra tradicionale, aktivitete kreative, lojëra me ujë, punë në grup dhe aktivitete që nxisin socializimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin e aftësive sociale.

Gjatë periudhës së verës, pritja e fëmijëve zhvillohet nga ora 09:00 deri në 13:00, ndërsa Qendra Zëri i Fëmijëve funksionon me orar 08:00 – 16:00.

Përmes këtyre aktiviteteve synohet krijimi i një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe stimulues, ku fëmijët mësojnë, argëtohen dhe ndërtojnë marrëdhënie pozitive me bashkëmoshatarët e tyre.

Address

Mamurras
4704

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:00
Tuesday 08:30 - 16:00
Wednesday 08:30 - 16:00
Thursday 08:30 - 16:00
Friday 08:30 - 16:00

Telephone

+355693821358

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra “Zëri i Fëmijëve” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra “Zëri i Fëmijëve”:

Shortcuts

Share