Gjimnazi Maliq

Gjimnazi Maliq Kjo është faqja zyrtare e gjimnazit "Skënderbeu", Maliq.

Informacion për maturantët
24/06/2026

Informacion për maturantët

24/06/2026

🎓 GJURMET E FUNDIT NË GJIMNAZ DHE NJË FILLIM I RI MATURA 2026! 🎓
Rrugë të mbarë drejt universiteteve dhe karrierës që ju pret! Ne besojmë plotësisht tek ju dhe jemi të bindur se suksese edhe më të mëdha po vijnë.
​"E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre." 🌟
​Suksese Matura 2026!

Suksese Matura 2026!
22/06/2026

Suksese Matura 2026!

19/06/2026

🔴NJOFTIM I RËNDËSISHËM - 👩‍🎓📝

📌 Rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026 janë shpallur zyrtarisht nga Qendra e Shërbimeve Arsimore 📚🏫

🔗 Klikoni në link për të parë vlerësimet:https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/06/Publikimi-i-Rezultateve-D1.pdf

15/06/2026

Të dashur maturantë👩‍🎓
Në prag të provimit të Matematikës, një prej momenteve më të rëndësishme të Maturës Shtetërore, si mësuese e Matematikës, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta për çdo nxënës maturant.
Matematika është arti i mendimit të saktë, shkenca që ndërton logjikën dhe aftësinë për të parë botën në mënyrë të strukturuar. Në çdo formulë dhe në çdo zgjidhje fshihet një bukuri e veçantë, bukuria e qartësisë, e rregullit dhe e arsyetimit të thellë, që ju ka shoqëruar përgjatë gjithë rrugëtimit tuaj shkollor.➗️✖️📚🎓
Nesër është momenti për të treguar qetësi, përqendrim dhe siguri në çdo hap të zgjidhjes, duke e kthyer këtë provim në një dëshmi të përgatitjes dhe pjekurisë suaj.
Ju uroj suksese të gjithëve, me besimin se çdo përpjekje e juaja do të shndërrohet në rezultat dhe çdo ëndërr në një mundësi të vyer!❤️🙏
Vinjola Rota
Drejtore e DRAP Korçë

15/06/2026
11/06/2026

📢NJOFTIM I RËNDËSISHËM - MATURA SHTETËRORE 2026👩‍🎓📝

📌 Rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për janë shpallur zyrtarisht nga Qendra e Shërbimeve Arsimore 📚🏫

🔗 Klikoni në link për të parë vlerësimet:https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2026/06/Publikimi-i-Rezultateve.pdf

10/06/2026

Edukim ligjor - Informim mbi Kodin e Punës: Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe të miturve! 👩‍🎓👨‍🎓
​Sot, nxënësit tanë të klasës së 11-të zhvilluan një veprimtari ndërgjegjësuese dhe me rëndësi,të fokusuar në njohjen e kuadrit ligjor që rregullon punësimin e të miturve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
​Përmes këtij aktiviteti, nxënësit u njohën nga afër me pikat kyçe të Kodit të Punës, duke reflektuar mbi çështje si:
​📚 Çfarë thotë Kodi i Punës?
​Arsimi ka përparësi: Punësimi i të miturve lejohet vetëm në kushte të caktuara dhe nuk duhet të pengojë në asnjë mënyrë ndjekjen e shkollës.
​Orari i mësimit është i shenjtë: Ndalohet rreptësisht puna gjatë orarit të mësimit!
​⚖️ Baza Ligjore:
​U diskutua mbi Nenin 98 (Mosha minimale për punësim) dhe Nenin 100 (Kohëzgjatja e punës për të mitur), të cilët garantojnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe sigurojnë që arsimi të mbetet prioriteti kryesor.
​👨‍👩‍👧‍👦 Përgjegjësia e prindërve:
​Prindërit kanë detyrim ligjor të sigurojnë arsimimin e fëmijëve, t'i mbrojnë ata nga shfrytëzimi dhe të parandalojnë braktisjen e shkollës për shkak të punës. Shkelja e këtyre detyrimeve sjell masa administrative ose penale.
​🌟 Mesazhi i veprimtarisë:
​"Arsimi është e drejtë.
Mbrojtja është detyrë.
E ardhmja është e tyre!"
Kodi i Punës mbron të miturit dhe garanton zhvillimin e tyre të sigurt.
​Përgëzime mësueses V.Taho dhe nxënësve të klasës së 11-të për angazhimin dhe pjekurinë e treguar në shtjellimin e këtyre temave kaq aktuale dhe të rëndësishme për shoqërinë tonë! 👏👏

08/06/2026

Matura 2026 suksese në sfidën e radhës! Jemi besimplorë se puna juaj do shpërblehet me rezultate!
Suksese!

Address

Maliq
7002

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi Maliq posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share