Shoqata Atdhetare Kulla e Bajraktarit të Hotit

Call Directions Contact the organization

Shoqata Atdhetare Kulla e Bajraktarit të Hotit Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata Atdhetare Kulla e Bajraktarit të Hotit, Nonprofit Organization, Malësi e Madhe.

Nje grup religjioz nga të kater anet e te globit, ne shoqerine e Pater Preles Famulltar i Hotit, vizituan sot muzeun ‘’M...
15/10/2026

Nje grup religjioz nga të kater anet e te globit, ne shoqerine e Pater Preles Famulltar i Hotit, vizituan sot muzeun ‘’Malesia’’, Hot.
I falenderojme per vemendjen dhe interesimin ndaj historise se Malesise por jo vetem, artifakteve te ndryshme, trashegemise kulturore malesore dhe shqiptare, viziten e vemendeshme me nje shoqeri te kendeshme e shume te kulturuar.

Zona patriotike e Burrelit, aty ku nacionalizmi shqiptar dhuroi dy burrashtetasit me te medhej ne historine e kombit, He...
11/10/2026

Zona patriotike e Burrelit, aty ku nacionalizmi shqiptar dhuroi dy burrashtetasit me te medhej ne historine e kombit, He**in tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu por edhe shtetformuesin e pare shqiptar Mbretin Zog, na nderoi me viziten e nje perfaqesie miqsh, intelektuale dhe patriote te zellshem ne gjurmet e te pareve.
Faleminderit miq per viziten tuaj ne Kullen e Çun Mules dhe ne Malesi. Qendrim te mbare !

Mes interesit qe perdite e me shume po shtohet ndaj Muzeut ‘’Malesia’’ Hot, sot patem kenaqesi te prisnim intelektuale, ...
03/10/2026

Mes interesit qe perdite e me shume po shtohet ndaj Muzeut ‘’Malesia’’ Hot, sot patem kenaqesi te prisnim intelektuale, juriste dhe artiste te çmuar, bij e bija te treves sone kreshnike.
Ali Laçej, Vjollca Laçej, Arnida Laçej dhe Fatmir Laçej.

Sot eshte nje ditë e veçante per te gjitha muzeumet, sepse eshte Dita e Trashegemise Kulturore!Edhe muzeu me i ri ‘’Male...
29/09/2026

Sot eshte nje ditë e veçante per te gjitha muzeumet, sepse eshte Dita e Trashegemise Kulturore!
Edhe muzeu me i ri ‘’Malesia’’ ne Hot po kontribuon prej dy vitesh jo vetem ne ruajtjen e vlerave kulturore, por po e perçon nder brezat e rinj, turistet nga vendi por edhe numri i shtuar i turisteve te huaj nga te gjitha kontinentet.
Duhet te shtojme ketu edhe nje numer studiuesish vendas dhe te huaj, te cilet konsultojne me interes te dhenat historike, eposin dhe etnografine qe muzeu ‘’Malesia’’ ka ne dispozicion e saj te cilat pasurohen rregullisht me artifakte te reja.
Eshte kenaqesi qe te gjithe bashke ashtu si eshte edhe rindertuar kjo kulle historike, te kontribuojme ne ruajtjen dhe kultivimin nder brezat qe vijne te trashegemise tone historike qe aq shume ka nevoje te studiohet, dokumentohet dhe te transmetohet vertetesisht gjithe shoqerise.
Ju mirepresim dhe jemi te hapur per çdo bashkepunim me vlera, me secilin qe deshiron te deshmoje realisht faktet historike !

Agim Hushi, Liriku dhe tenori  shqiptar me fame boterore, me banim ne Australi, ai qe ka emocionuar dhe nderuar teatrot,...
12/09/2026

Agim Hushi, Liriku dhe tenori shqiptar me fame boterore, me banim ne Australi, ai qe ka emocionuar dhe nderuar teatrot, skenat me prestigjioze te botes, sot gjeti kohen te vizitoje muzeun ’’ Malesia’’ te Kulla e Çun Mules ne Hot.
E falenderojme nga zemra per viziten, vemendjen dhe vleresimet ne adrese te muzeut dhe historise se Malesise dhe popullit shqiptar.

Mark Junçaj eshte nje aset i çmuar i Malesise, nje profesor i historise mjaft i pregatitur, nder te rrallet qe kerkon dh...
08/09/2026

Mark Junçaj eshte nje aset i çmuar i Malesise, nje profesor i historise mjaft i pregatitur, nder te rrallet qe kerkon dhe mundohet te deshmoje me fakte dhe jo sajesa, nje intelektual i nivelit te larte i konfirmuar tashme, nje mbrojtes i vlerave me te mira kombetare!
Eshte me fat shkolla e mesme e Tuzit, ta kete ne trupen pedagogjike nje profesor historie te konfirmuar, eshte fat i komunitetit dhe i nxenesve te kene nje profesor te ketij niveli!
Shpresoj te gjendet gjuha e perbashket dhe e pajtimit mes protagonisteve dhe gjithshka te normalizohet sa me shpejt.
Malesia, se ka ‘’luksin‘’ te privoje bijte e bijat e saja nga mesimdhenia dhe diturite historike te Profesor Mark Junçaj!

28/08/2026

Urime per gjithe Hotjanet kudo qe ndodhen:
Gëzuar Shën Gjonin. Gezuar Festen e Hotit.
Me bekimet e Zotit, dhe me miqte e shtrenjte , festofshim perhere ne Malesine tone!

Shenjtorja qe na krenon qe jemi shqiptar!Nga Hysen S. DizdariAnges Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, lindi në Shk...
26/08/2026

Shenjtorja qe na krenon qe jemi shqiptar!

Nga Hysen S. Dizdari

Anges Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, të Indis.Nënë Tereza ishte bamirseja e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqën.Ajo rridhte nga në një familje katolike shqiptare të shpërngulur në Shkup nga qyteti i Prizerenit.

Nëne Tereza ,kjo nënë e dashur për gjithë njerëzimin, kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë, ia fali jetën shtresave të varfera dhe në nevojë .

Por gjatë gjithë misjonit të saj bamirës dhe humanitar ajo e ka deklaruar hapur origjina e saj shqiptare.

Vetëm në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979 ajo deklaroi:

“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Në një letër dërguar nga Oslo kur mori çmimin Nobel shkruante:

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë i lutem zotit që Paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjithë familjet tona, në gjithë botën. Lutem shume për fukarenjtë e mi, për motrat e mija. Unë lutem për juve. Nënë Tereza, vizitoi Shqipërinë më 1989. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”.

Asnjëherë nuk harroi origjinën e saj kur deklaronte “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës.

Në luftën për çlirimin e Kosoves,në vitin 1999 gjatë ndërhyrjes së Natos ,Nënë Tereza u bë një nga urat lidhëse për njohjen e shqiptarëve në gjithë botën.

Bill Klinton është shprehur në qershor të vitit 2002:

“Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri t’a dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Në të gjitha emisionet e pullës shqiptare kushtuar Nënë s Tereza janë evidentuar momentet historike më të rëndësishme të jetës dhë veprës të saj në sherbim të bamirsisë ,për të ndihmuar njerzit e varfër në të gjithë botën. Nënë Tereza në pullat shqiptare shfaqet në këto emisione dhe me konkretisht: Emision i zakonshëm Nënë Terezës 1994, Emisioni Evropa 1996, Emisioni mbi shtypje 1997, Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës me princesha Diana 1998, Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës emision i përbashkët 1998, 100 Vjetori i çmimit nobel 2001, Lumturimi i Nënë Terezës 2003, 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës 2010, dhe emisioni për Shenjtërimin e Nënë Terezës 2016.

Të gjithe emisionet me pulla postare në vite ,kushtuar Nënë Terezes tregojnë për vendin e duhur që Posta Shqiptare pas vitit 1990 i ka kushtuar figurës të ndritur të Shën Nënë Tereza.

Me rastin e 116 Vjetorit të Lindjes Shën Nënë Tereza

ju kujtoj te gjithe shqiptarve :

Një nga poezitë më të famshme të Nënë Tereza:

JETOJE JETËN

JETA ËSHTË MUNDËSI, PËRFITO NGA AJO.

JETA ËSHTË E BUKUR, ADHUROJE.

JETA ËSHTË ËNDËRR, REALIZOJE.

JETA ËSHTË SFIDË, PËRBALLOJE.

JETA ËSHTË LOJE, LUAJE.

JETA ËSHTË DETYRË, PLOTËSOJE.

JETA ËSHTË E SHTRENJTË, VLERËSOJE.

JETA ËSHTË PASURI, RUAJE.

JETA ËSHTË DASHURI, SHIJOJE.

JETA ËSHTË MISTER, ZBULOJE.

JETA ËSHTË DHIMBJE, SFIDOJE.

JETA ËSHTË KËNGË, KËNDOJE.

JETA ËSHTË TRAGJEDI, SHMANGIU.

JETA ËSHTË FAT, PËRFITO.

JETA ËSHTË AVENTURË, KUJDES.

JETA ËSHTË SHUMË E ÇMUAR, DUAJE.

JETA ËSHTË LUFTË, MËSOHU DHE ME TË.

JETA ËSHTË JETË, LUFTO PËR TË…

Tiranë, 25 gusht 2026

Mbreme u ul sipari i ngjarjes me te madhe kulturore folklorike per kete vit, besoj me i madhi edhe ne shkalle kombetare!...
24/08/2026

Mbreme u ul sipari i ngjarjes me te madhe kulturore folklorike per kete vit, besoj me i madhi edhe ne shkalle kombetare!
Festivali mbarekombetar i folklorit ‘’Rapsha 2026’’ organizuar ne Vitoje, Hot, Malesi e Madhe, organizuar nga SH.K.A Rapsha.
U beme deshmitar te nje konkursi vlerash te trashegemise kulturore, ku eposi, epika, lirika dhe folklori ne teresine e vet u manifestuan si kurre me pare.
Faleminderit organizuesve per punen titaneske dhe organizimin perfekt te festivalit maratone, sigurisht sponcoreve qe e mundesuan ate, spektatoreve te shumte dhe Ansamblit ‘’Gjergj Kastrioti’’ Michigan, i cili u shpall fituese mes me te mireve pas asaj perfomance te shkelqyer.

Address

Malësi E Madhe

Telephone

+32496881455

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Atdhetare Kulla e Bajraktarit të Hotit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Atdhetare Kulla e Bajraktarit të Hotit:

Shortcuts

Share