Kisha Ungjillore e Nazaretasit • Gorre

Kisha Ungjillore e Nazaretasit • Gorre Njerez te thirrur prej Zoti, per te jetuar ne shenjteri.

Veprat e Apostujve 6:4  "Kurse ne do të vazhdojmë t'i kushtohemi lutjes dhe shërbesës së fjalës".Që nga 1993, te ish mec...
20/11/2025

Veprat e Apostujve 6:4 "Kurse ne do të vazhdojmë t'i kushtohemi lutjes dhe shërbesës së fjalës".

Që nga 1993, te ish meca e fshatit, vazhdon të ofrohet ushqim për shpirtin.
Kjo shërbesë është një vazhdimësi e mësimit dhe doktrinës së Apostujve të Jezus Krishtit, e cila vazhdon të transformojë jetë njerëzish.
Soli Deo Gloria.

Xhoni Gjermeni Kristian Çina  Maledhi "Ju u varrosët me Krishtin gjatë pagëzimit, por edhe u ngjallët bashkë me të nëpër...
25/07/2024

Xhoni Gjermeni Kristian Çina Maledhi "Ju u varrosët me Krishtin gjatë pagëzimit, por edhe u ngjallët bashkë me të nëpërmjet besimit te fuqia e Perëndisë që e ngjalli Krishtin prej të vdekurve... dhe Perëndia ju dha jetë e jua fali paudhësitë."

Kolosianeve 2:12,13

Gëzuar Pashkën nga vajzat! Sepse e morën vesh të parat se Krishti u ngjall. Gëzuar nga Kisha Nazaretase në Gorre. Krisht...
05/05/2024

Gëzuar Pashkën nga vajzat! Sepse e morën vesh të parat se Krishti u ngjall. Gëzuar nga Kisha Nazaretase në Gorre. Krishti është gjallë për ty ❤️

Rezultatet tregojnë se vetëm një vit mësim në shah do të përmirësojë aftësitë e të mësuarit, përqendrimin, aplikimin, nd...
20/03/2024

Rezultatet tregojnë se vetëm një vit mësim në shah do të përmirësojë aftësitë e të mësuarit, përqendrimin, aplikimin, ndjenjën e logjikës, vetëdisiplinën, respektin, sjelljen dhe aftësinë për të marrë përgjegjësinë për veprimet e personale”

Prandaj inkurajojmë të gjithë të rinjtë dhe fëmijët nga zona jonë të regjistrohen në turneun e shahut që fillon javën e ardhshme në Gorre.
Çdo të mërkurë dhe të premte zhvillohen 2 liga: “pawn league” për fëmijët e klasës 6-9 dhe “bishop’s league” për të rinjtë e klasës 10-12 që konkurrojnë në një sistem ndeshjesh me pikë, ku fitorja ka 3 pikë, barazimi 1 dhe humbja 0.

Çdo të Mërkurë dhe të Premte
Ora: 17:00
Vendndodhja: Kisha Ungjillore e Nazaretasit Gorre
Regjistrohu: 0694789200

“Ne jemi aq poshtë sa jemi dhe krenarë” Isa 14:11-17 Krenaria jote ka rënë në Sheol tok me tingujt e harpave të tua; pos...
10/01/2024

“Ne jemi aq poshtë sa jemi dhe krenarë”

Isa 14:11-17 Krenaria jote ka rënë në Sheol tok me tingujt e harpave të tua; poshtë teje shtrihet një shtrat me krimba dhe krimbat janë mbulesa jote". Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet? Ti thoshnje në zemrën tënde:
● "Unë do të ngjitem në qiell,
● Unë do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë;
● Unë do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut;
● Unë do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve,
● Unë do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin".
Po përkundrazi do të hidhesh në Sheol, në thellësitë e gropës. 16 Ata që të shikojnë të ngulin sytë, të vërejnë me kujdes dhe thonë: "Ky është ai që e bënte tokën të dridhej, që i trondiste mbretëritë, 17 që e katandisi botën në shkretëtirë, që shkatërron qytetet e saj dhe nuk i la kurrë të shkojnë të lirë robërit e tij?".

Ja pse njëri nga fundi ka thënë: “Kujdes, mos i fillo të gjitha fjalitë me unë”

Jak 4:6 "Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve".
Mat 23:12 Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.

31/10/2023

Dita e Reformacionit.

Martin Luteri dhe reformimi i kishës:
Kisha protestante u shfaq në horizont me bërjen publike të 95 tezave luteriane, të shpallura në derën e kishës së Vitenbergut më 31 tetor 1517, e njohur si dita e Reformacionit. Martin Luteri pasi i vendosi këto teza në kishën e qytetit, la porosinë se do të kthehej pas tri ditësh për t’i mbrojtur ato publikisht. Tri ditët ishin simbolikë biblike dhe kishin kuptimin e ditëve të Ringjalljes së Krishtit. Analogjia qëndronte në ringjalljen e kishës së vërtetë të krishterë në parimet ungjillore. Vizioni i Luterit në këtë kohë nuk ishte që të bënte një kishë të re, por që të reformohej kisha ekzistuese.

Tek gjaku i Krishtit dhe drejtësia e Tij,
Vetëm këtu shpresa ime është ngritur
Nuk guxoj dhe përkëdheljen më të ëmbël të besoj,
Në emrin e Krishtit tërësisht qëndroj
Në Krishtin, shkëmbin e fortë jam mbështetur,
Gjithë pjesa tjetër është rërë që rrëshqet.
M. Luteri

Pesë solat e Reformacionit:

Sola Scriptura - thekson vetëm Biblën si burim i autoriteti për të Krishterët. Duke thënë, “Vetëm shkrimi”, Reformuesit refuzojnë edhe autoritetin hyjnor të Papës së Kishës Romake edhe sigurinë në traditën e shenjtërimeve. Vetëm Bibla është “e frymëzuar nga Perëndia” (2 Pjetrit 1:20-21) dhe (2 Timoteut 3:16-17). Çdo gjë e mësuar nga Papa ose nga tradita që bie në kundërshtim me Biblën hidhet poshtë. Vetëm shkrimi gjithashtu nxiti përkthimin e Biblës në Gjermanisht, Frëngjisht, Anglisht, dhe në gjuhë të tjera. Po ashtu promovoi mësimin e Biblës në gjuhët e përditshme, në vend të latinishtes.
Sola Gratia- thekson hirin si një arsye për shpëtimin tonë. Më fjalë të tjera, shpëtimi vjen nga ajo që Perëndia ka bërë në vend të asaj që bëjmë ne. Efesianëve 2:8-9 na mëson, “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.”
Solo Christo - (ndonjëherë e listuar si Solus Christus , “vetëm përmes Krishtit”) thekson rolin e Jezusit në shpëtim. Tradita e Katolikëve Romakë i kishte vendosur udhëheqësit e kishës si priftërinjtë në rolin e ndërmjetësuesit mes popullit dhe Perëndisë. Reformatorët e theksojnë rolin e Jezusit si “Kryeprifti ynë” i cili ndërmjetëson në favorin tonë përpara Atit. Hebrenjve 4:15 na mëson, “Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t’i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.” Jezusi është I Vetmi që ofron hyrje tek Perëndia, jo një lider shpirtëror njerëzor.
Sola Fide - thekson shpëtimin si një dhuratë. Kisha Katolike Romake e asaj kohe theksonte përdorimin e indulgjencave (dhurimin e parave) për të blerë pajtimin me Perëndisë. Veprat e mira, duke përfshirë pagëzimin, shiheshin si kërkesa për shpëtim. Vetëm besimi deklaron se shpëtimi është një dhuratë për të gjithë ata që e pranojnë me anë të besimit (Gjoni 3:16). Shpëtimi nuk bazohet në përpjekjet njerëzore apo veprat e mira (Efesianët 2:9).
Soli Deo Gloria - thekson lavdinë e Perëndisë si qëllimin e jetës. Në vend që të mundohesh të kënaqësh drejtuesit e kishës, të mbash një listë me rregulla, apo të kujdesesh për interesat e tua, qëllimi yt është t’i japësh lavdi Perëndisë. Ideja e Soli Deo Gloria gjendet tek 1 Korintasve 10:31: “Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë.”

Të dashur Prindër, Mesues dhe Nxenes.A e dini se gjatë kesaj feste në mbarë botën, flijohen, abuzohen ose sakrifikohen q...
31/10/2023

Të dashur Prindër, Mesues dhe Nxenes.
A e dini se gjatë kesaj feste në mbarë botën, flijohen, abuzohen ose sakrifikohen qindra fëmije, për nder të Bahalit (Nje nga më të fuqishmit e zotave demoniakë)??

Cfarë është Halloween-i?
Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve. Dita e 31 Tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit kalendarik të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë. Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte formave të mbinatyrshme një shans për të hyrë në botën e të gjallëve dhe shkatërrimet e tyre djallëzore të lulëzonin. Halloween është një festë që bashkon disa elementë të tillë si fantazmat, macet e zeza, shtriga me bishta fshese, dhe fëmijë të vegjël që maskohen dhe vrapojnë në rrugët e lagjes.

Ndërsa ka disa persona që janë të shqetësuar për origjinën e Halloween dhe fokusin i tij tek gjaku, vdekja, tmerri dhe okultizmi, mijëra fëmijë e kanë përshtatur këtë festë si një kohë rikrijimi dhe loje me fanazmat. Një kohë për tu veshur si personazhet e tmerrit, ose për të imituar ndonjë shtrigë, një vampir, një fantazëm ose djallin. Një nga promotorët më të mëdhenj të festës së Halloween janë shkollat publike.

Duam tju bëjmë një thirrje:
MOS MERRNI PJESË NË KËTË FESTË!
Ja se cfarë ndodh në mbrëmjen e Halloween, sipas nje personi që ka qenë shumë i përfshirë:
Glenn Hobbs (Ish satanist) – “Koha që më kujtohet më mirë fillon në fund të Shtatorit. Për mua dhe për një vajzë që quhej Becky, abuzimi ishte shumë i përqëndruar në këtë kohë. Na çuan në dhoma të ndryshme ku na hiqnin rrobat. Kaluam javët në vazhdim në një dhomë të vogël ku u kryen rite të ndryshme me vrasjen e shume kafshëve, i thërrisnin Luçiferit (Satanait, Djallit) dhe shpirtit të tij që të vinte të më pushtonte mua që të isha “i bekuar” për të marrë pozicionin e priftit të zi në një kohë të caktuar. Atëherë natën e Halloween na vendosën në pjesën e pasme të një makine dhe shkuam në një vend, që nga koha që përshkuam mu duk mjaft larg. Morën vajzën dhe më lanë vetëm në makinë. Unë mund të dëgjoja shumë zhurmë që vinte nga jashtë, persona që bërtisnin, rënkonin, dhe mërmërisnin, dukej sikur recitonin fraza. Unë në mendjen time e dija që po mbahej një ritual, sepse e kisha dëgjuar shumë herë më parë, dhe ishte shumë e zakonshme të shihja persona që binin përdhe duke vjellë ose kishin konvulsione gjatë ritit me prezencën e shpirtërave të ndryshëm demoniake që ishin përreth.

Më në fund një zonjë erdhi tek makina dhe më tha që ishte koha të iknim dhe unë munda të shoh që kishte shumë persona përreth. Disa prej tyre ishin të veshur me rroba të errëta me kapuçë në kokë.
Më morën mua dhe më çuan tek një altar prej guri. Pohoj që kam parë atë vajzën mbi altar. Në fillim nuk e dija se çfarë do të ndodhte, Mund të ishte një sakrificë kafshe ose një abuzim seksual i priftit të zi mbi të. Ishte një gjë e vështirë për tu ditur sigurisht. Më në fund më çuan deri tek altari dhe unë munda të shoh që i kishin lidhur këmbët, i kishin marrë krahët që ishin gjithashtu të lidhur tek altari. Më kujtohet që pashë se e kishin prerë në shputat e këmbëve dhe gjithashtu në krahë. Ata grumbullonin gjakun që dilte nga këto zona dhe e vendosnin në disa gota dhe ia kalonin personave të ndryshëm që ishin pjesmarrës në pirjen e gjakut të saj. Pastaj prifti i zi mori thikën e sakrificës, vendosi dorën time rreth e përqark thikës dhe me detyroi t’ia ngulja ne gjoks asaj. Natën e Halloween e vranë atë vajzë të pafajshme, dhe kjo është ajo që ndodh çdo Halloween. Kjo nuk qe një ngjarje që ndodh njëherë, por ka fëmijë në të gjithë botën që humbasin jetën e tyre gjatë natës së Halloween.”

Halloween është koha kur në të gjithë botën, në vende sekrete, në errësirë, bebe të vogla do të bëhen sakrificë për satanain. Ju nuk e besoni? Edhe për mua është gjithashtu e vështirë ta besoj. Por ka pasur një përshpejtim në rritjen e adhurimit satanik, dhe ne besojmë dhe kemi dëshmi që këto gjëra po ndodhin edhe ne Shqipëri.

Satanizmi egziston siç egzistojnë individë të tjerë shumë të këqinj dhe janë të lidhur me vdekjen, me abuzimin e fëmijëve, me abuzimin seksual. Nuk është aspak shaka, duhet marrë shumë seriozisht, dhe duhet bërë diçka.

Në një letër të fundit një gazetar i kualifikuar dhe një baba i shqetësuar, shkroi rreth një mësuesi të klasës së katërt, i cili i kërkoi nxenësve të shkruanin një krijim se çfarë i pëlqente më shumë të bënin në Halloween. Rreth 80% e nxënësve 9 vjeçarë u përgjigjën se kishin dëshirë të vrisnin dikë.

Të gjitha maskimet në dukje të pafajshme të Halloween në ditët e sotme, e kanë origjinën në ditën e të vdekurvë e festuar nga keltët.
Llampat e bëra me kungull vijnë nga tradida e gdhendjes së fytyrave të shpirtërave demoniakë. Kalendari botëror thotë që kungulli në dukje i pafajshëm i gdhendur dhe i ndriçuar është në realitet një simbol antik i një shpirti të trishtë. Kungujt ose kafkat e ndriçuara nëpër shtëpi ishin simbole se banorët ishin simpatizantë të Satanait, dhe për më tepër merrnin dhunti të shpirtërave dhe vizitorëve që vinin gjatë Halloween.

Të dashur miq, ne të gjithë po bëhemi dëshmitarë okularë të degradimit të këtyre institucioneve arsimore të cilët fillimisht u hapën në Shqipëri nga të Krishterët Ungjillorë, (7/3/1887) për të nxjerrë popullin në dritë dhe jo që fëmijët sot të festojnë festat e errësirës.
Tani pra duke njohur origjinën pagane, satanike të Halloween nuk mund të jemi më injorantë.
Si prindër, si mësues, ne duhet të jemi përgjegjës dhe nuk duhet t’i lejomë fëmijët tanë ose nxënësit të marrin pjesë në një festim pagan që adhuron forcat okulte (demoniake).

Në Bibël te Ligji i Përtërirë, kapitulli 18 flet për qëndrimin e Zotit ndaj atyre personave që marrin pjesë në yshtje, fall, magji, apo në komunikimin me të vdekurit. Rreshti i 10-12 thotë që të bësh këto gjëra është e neveritshme para Zotit. Duke marrë pjesë në traditat e Halloween edhe nëse bëhet për argëtim apo nga injoranca jemi duke vazhduar në praktika që janë për të adhuruar Satanain.
Personat që duan Zotin duhet të ndahen nga këto gjëra dhe të mos marrin pjesë në to. Të krishterët nuk duhet të festojnë festën e Halloween, por duhet të edukohen rreth rrezikut të paganizmit, që të kenë mundësinë për tu lutur dhe të luftojnë kundra gjithë të keqijave në komunitetin e tyre. Këto mund të kombinohen me lavdërime dhe adhurime duke falenderuar Zotin,Atin tonë qiellor.
Fuqia që Zoti i ofron qenies njerëzore nga ana tjetër buron nga një kujdes personal për atë që Ai ka krijuar

PÊR MË SHUMË INFORMACION:
KONTAKTONI

Kisha Ungjillore e Nazaretasit; Gorre
069 47 89 200
www.kishagorre.com
www.facebook.com/KishaeNazaretasitGorre



MOS FESTONI HALLOWEEN

(NjE FESTE SATANIKE)

08/10/2023
🙏🎓 Join us in heartfelt prayers for our youth as they embark on their university journey. May they find wisdom, strength...
01/10/2023

🙏🎓 Join us in heartfelt prayers for our youth as they embark on their university journey. May they find wisdom, strength, and purpose in this new chapter of their lives.

Address

Lushnjë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kisha Ungjillore e Nazaretasit • Gorre posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kisha Ungjillore e Nazaretasit • Gorre:

Share