Agjencia për Administrimin e Tregjeve

Directions Website Contact the organization

Agjencia për Administrimin e Tregjeve Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agjencia për Administrimin e Tregjeve, Community Service, rezervat e shtetit, Lundër.

AAT, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë do të sigurojë koordinimin, ekzekutimin e politikave zhvilluese, si dhe menaxhimin efikas në territor, orientuar nga konsumatori dhe nevojat e tregtarëve.

🌱 Nisin seminaret trajnuese FALAS për fermerët dhe prodhuesit vendas! 👩‍🌾🚜Në kuadër të projektit “Politikat Lokale të Us...
20/10/2026

🌱 Nisin seminaret trajnuese FALAS për fermerët dhe prodhuesit vendas! 👩‍🌾🚜

Në kuadër të projektit “Politikat Lokale të Ushqimit në Shqipëri: Zinxhirët e Qëndrueshëm të Shkurtër të Furnizimit Ushqimor dhe Tregjet e Fermerëve”, ju ftojmë të bëheni pjesë e takimeve trajnuese që synojnë mbështetjen e fermerëve, promovimin e produkteve vendase dhe zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme.

📅 Takimet e kësaj jave:

📍 Pezë-Helmës – 21 Tetor, Restorant Antonia

📍 Petrelë – 22 Tetor, Fustanella Farm

📍 Shëngjergj – 23 Tetor, Vila Disha

🕒 Ora: 15:30 – 17:30

🌿 Gjatë këtyre seminareve do të trajtohen tema mbi cilësinë dhe certifikimin, vlerësimin e produkteve vendase, sh*tjen direkte dhe bashkëpunimin mes fermerëve.

🇪🇺 Kjo nismë financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), me Città Metropolitana di Bari si partner udhëheqës dhe CIHEAM Bari, World Farmers Markets Coalition, Bashkia Tiranë, Banco Alimentare, Agjencia e Tregjeve Tiranë dhe Food Bank Albania si partnerë të projektit.

🤝 Së bashku për një bujqësi më të qëndrueshme dhe më shumë mundësi për prodhuesit vendas!

Ferma juaj. Produktet tuaja. Tregu juaj.

📍 Në Tregun e Lëvizshëm, pranë ish-Stacionit të Trenit, tezgat e vjetra janë zëvendësuar me tezga të reja, më moderne dh...
12/10/2026

📍 Në Tregun e Lëvizshëm, pranë ish-Stacionit të Trenit, tezgat e vjetra janë zëvendësuar me tezga të reja, më moderne dhe funksionale, duke krijuar një ambient më të sistemuar dhe më të përshtatshëm për tregtarët dhe qytetarët 🤝.

🛒 Ky përmirësim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Agjencisë për Administrimin e Tregjeve për rritjen e cilësisë së shërbimit, përmirësimin e kushteve të tregtimit dhe krijimin e hapësirave më dinjitoze për të gjithë.

🍇 Më shumë rregull, më shumë komoditet dhe një përvojë më e mirë blerjeje!

🍇 Shijet e stinës, direkt nga tregu! 🍂Fruta e perime të freskëta dhe ngjyra vjeshte, që vijnë çdo ditë pranë qytetarëve ...
06/10/2026

🍇 Shijet e stinës, direkt nga tregu! 🍂
Fruta e perime të freskëta dhe ngjyra vjeshte, që vijnë çdo ditë pranë qytetarëve 🍇🍐🎃

Tregjet e lëvizshme sjellin më pranë jush prodhimet e fermerëve, në një mënyrë më të thjeshtë për të zgjedhur produkte lokale dhe cilësore 🍀

📍Tregu i Lëvizsshëm tek Rruga e Barrikadave, 9-Katëshet!

Pazari i Ri, aty ku tradita, ngjyrat dhe gjallëria e Tiranës takohen çdo ditë. 🇦🇱✨Një hapësirë plot jetë, produkte karak...
29/09/2026

Pazari i Ri, aty ku tradita, ngjyrat dhe gjallëria e Tiranës takohen çdo ditë. 🇦🇱✨

Një hapësirë plot jetë, produkte karakteristike dhe suvenire shqiptare, që tërheq çdo ditë qytetarë dhe turistë nga e gjithë bota ❤️

📍 Pazari i Ri, një nga destinacionet më të dashura të kryeqytetit 😍

🥬🍅 Tregu i fruta-perimeve “Llazi Miho” – KombinatNjë hapësirë e dedikuar tregtimit të produkteve të freskëta, ku çdo dit...
22/09/2026

🥬🍅 Tregu i fruta-perimeve “Llazi Miho” – Kombinat

Një hapësirë e dedikuar tregtimit të produkteve të freskëta, ku çdo ditë qytetarët e zonës së Kombinatit mund të gjejnë fruta dhe perime të stinës, pranë lagjes së tyre.

Përmes administrimit dhe mirëmbajtjes së tregjeve, Agjencia e Administrimit të Tregjeve synon të krijojë kushte sa më të përshtatshme për tregtarët dhe një ambient të organizuar e funksional për qytetarët 🌿

🛑 Në kuadër të ndërhyrjes për sistemimin dhe përmirësimin e kushteve të tregtimit, u realizua puna për vendosjen e tezga...
09/09/2026

🛑 Në kuadër të ndërhyrjes për sistemimin dhe përmirësimin e kushteve të tregtimit, u realizua puna për vendosjen e tezgave të reja dhe riorganizimin e hapësirës së tregut.

🔹Punonjësit e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve u angazhuan në çdo etapë të procesit, nga përgatitja e hapësirës deri në montimin dhe sistemimin e strukturave të reja.

↪️ Kjo ndërhyrje bëri të mundur transformimin e një hapësire të amortizuar dhe të çrregullt në një treg më të organizuar, funksional dhe dinjitoz, duke krijuar kushte më të mira si për tregtarët, ashtu edhe për qytetarët.

Një punë konkrete në shërbim të përmirësimit të tregjeve dhe hapësirave të qytetit 👏🏻

Nga një hapësirë e degraduar, në një treg të sistemuar dhe funksional 🌿🍎🔻Aty ku më parë mbizotëronin struktura të amorti...
08/09/2026

Nga një hapësirë e degraduar, në një treg të sistemuar dhe funksional 🌿🍎

🔻Aty ku më parë mbizotëronin struktura të amortizuara, kushte të papërshtatshme dhe një pamje e çrregullt, e cila shpesh kthehej në pengesë për kalimtarët dhe banorët e zones, sot ka marrë formë një treg dinjitoz.

🔹Ndërhyrja e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve ka sjellë stenda të reja, hapësira më të organizuara dhe kushte më të mira për tregtarët dhe qytetarët që e frekuentojnë çdo ditë.

Një transformim që nuk ndryshon vetëm pamjen e tregut, por i jep më shumë rregull, pastërti dhe jetë të gjithë zonës 😍

Address

Rezervat E Shtetit
Lundër
1045

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia për Administrimin e Tregjeve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia për Administrimin e Tregjeve:

Shortcuts

Share