Nisma: Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet - Librazhd

Directions Contact the organization

Nisma: Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet - Librazhd Kjo nisëm synon nxitjen e aktivizimit qytetar duke ngritur kapacitete dhe rritur kërkesën e llogarisë Historia Jonë (Our Story)
(English below)
Përshëndetje!

Faleminderit për vizitën tuaj në këtë faqje. Kjo nisëm është krijuar me qëllim mbrojtjen e lumit Shkumbin nga plehrat dhe ndotjet e ndryshme. Nisma ka për qëllim sensibilizimin nëpërmjet aktiviteteve të saj me të rinjtë aktivistë të përfshirë por jo vetëm. Në çdo kohë ne do të monitorojmë situatën dhe do reagojmë ndaj papërgjegjshmërisë së ndotjes së këtij lumi. Ne jemi një grupim të rinjsh, të cilët po punojmë vullnetarisht me këtë kauzë që na shqetëson të gjithëve. Jeni të gjithë të ftuar për të bashkëpunuar me ne në këtë nisëm dhe në aktivitetet e saj që fillon sot e do jetë vigjilente përgjithmonë ndaj çështjeve ambientaliste të lumit Shkumbin në Librazhd. Mbajtja pastër e lumit Shkumbin është një kauzë sa qytetare aq edhe jetike për jetesën tonë në Librazhd, si për shëndetin tonë ashtu dhe për pastërtinë e ajrit në qytet dhe pasojave të tjera që rrjedhin si shkak i ndotjes. Arlis Alikaj,
Përfaqësues i aktivistëve në këtë projekt,
Librazhd
********
Hello! Thank you for visiting our page. This initiative was created with the goal of protecting the River Shkumbin from trash and pollution. We aim to raise awareness through the activities of our youth activists. We actively monitor the situation and react against the irresponsibility of the polluters of this river. We are a group of youth who work as volunteers for this cause which concerns the whole community. You are all invited to work together with us in this initiative and in our activities, and to always be vigilant about the environmental issues affecting the River Shkumbin in Librazhd. Keeping the river clean is a duty of all citizens because it affects all of our lives; harm to the river affects our health, the cleanliness of the air, and has other negative consequences as well. Arlis Alikaj,
On behalf of the project’s activists,
Librazhd

10/10/2026

Lumi Shkumbin po kthehet në një përrua, ambientalistët japin alarmin sos për lumin

Aktivisti ynë, Arlis Alikaj, dha një intervistë për Syri TV ku denoncoi masakrën mjedisore dhe ndërhyrjet e pakontrolluara përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin nga punimet për Korridorin e 8-të.

Gërryerjet pa kriter dhe devijimi i shtratit nga Peqini në Hotolisht po shkatërrojnë habitatin dhe po rrezikojnë seriozisht tokat bujqësore të banorëve.

Marrja e inerteve kanë dëmtuar lumin Shkumbin.

Ambientalistët japin alarmin se situata e krijuar në këtë lum e ka kthyer atë në një përrua teksa rrezikojnë edhe tokat e banorëve të fshatrave përreth, që më bujqësinë mbajnë familjen e tyre.

Ku ishin institucionet përgjegjëse ndërsa zona gërryhej dita-ditës?
06/10/2026

Ku ishin institucionet përgjegjëse ndërsa zona gërryhej dita-ditës?

Fiks Fare dokumenton gërryerjen e disa hektarëve tokë bujqësore buz...

  i ©️ Nisma: Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet - Librazhd Që kur qeveria e promovoi si "projekt madhor" dhe "strategjik" ...
02/10/2026

i ©️ Nisma: Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet - Librazhd

Që kur qeveria e promovoi si "projekt madhor" dhe "strategjik" korridorin e tetë në maj të 2024, krimet mjedisore në lumin Shkumbin vetëm janë rritur!

Nën hijen e punimeve të Korridorit 8, thertoret, pikat e inerteve, restorantet, klinikat dentare dhe grosistët (marketet e mëdhaja) po shfrytëzojnë kaosin për të hedhur lirshëm çdo mbetje në lumë kryesisht gjatë mbrëmjes.

Autoritetet kanë mbyllur sytë duke vendosur ZERO gjoba për ndotësit! Shpërndaje këtë denoncim që të kërkojmë llogari e të mbrojmë lumin tonë!

Aktivistët tanë monitoruan aksin Qafë Thanë – Peqin (Korridori 8-të). Këto janë gjetjet tona kryesore:🚨 Mbi 350 kamionë ...
29/09/2026

Aktivistët tanë monitoruan aksin Qafë Thanë – Peqin (Korridori 8-të). Këto janë gjetjet tona kryesore:

🚨 Mbi 350 kamionë e ekskavatorë në punë.

🛑 ZERO pika të certifikuara për depozitimin e mbetjeve.

🛘Shkarkime direkte të inerteve në Shkumbin!

Shkencërisht, gërryerja masive po prish balance natyrore të sedimenteve duke ulje të shtratit të lumit.

Mbetjet po rrisin turbullirën e ujit, duke bllokuar dritën dhe duke ndaluar fotosintezën, gjë që pakëson oksigjenin në ujë. Ky pluhur dhe këto sedimente të imta krijojnë efektin "clogging" (bllokim), duke asfiksuar habitatet ku peshqit lëshojnë vezët.

Po shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme integriteti ekologjik i lumit!

Ne jemi syri i qytetarëve në terren.
📢 Shpërndaje! 🙏

©️ Inxhinierët e Nisma: Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet - Librazhd

Punimet e Korridorit 8 po mbytin lumin tonë nën tonazhe të tëra mbetjesh pa asnjë kontroll mjedisor. Zhvillimi nuk mund ...
28/09/2026

Punimet e Korridorit 8 po mbytin lumin tonë nën tonazhe të tëra mbetjesh pa asnjë kontroll mjedisor. Zhvillimi nuk mund të vijë kurrë me koston e vrasjes së natyrës sonë!

Mbi 1 milion metër kub inerte po shqyhen nga ky lumë. Për ta kuptuar vëllimin e kësaj masakre: kjo sasi mjafton për të mbuluar plot 400 fusha futbolli me një shtresë zhavorri gati gjysmë metri të lartë (45 cm)! 🏟️

Nuk është thjesht çështje numrash, por një shkatërrim i mirëfilltë shkencor i ekosistemit. Kjo gërryerje masive prish "gjeomorfologjinë fluviale" të lumit, duke shkaktuar erozion regresiv. Shtrati i lumit po ulet dhe po gërryen vetveten, gjë që po sjell shembjen e tokave bujqësore dhe rrugëve përreth.

©️ Inxhinierët e Nisma: Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet - Librazhd

27/09/2026

BREAKING NEWS!

27/09/2026

🔥 10 VITE QËNDRESË: QINDRA FITORE TË NJË MISIONI TË PASHKATËRUESHËM! 🌊💚

​Sot nuk festojmë thjesht një përvjetor; festojmë 10 vite luftë, pasion dhe dashuri të pakufishme për tokën e ujërat tona!

Me qindra aktivitete në terren, aksione të pafundme dhe fitore të përditshme, kjo mini-video përmbledh dekadën tonë të parë (2016–2026) — një rrugëtim i shkruar me guxim e të vërteta të zhveshura.

​Ne ishim të parët që ngritëm zërin kur heshtja kishte mbërthyer gjithçka. Ishim të parët që nuk u përkulëm përballë presioneve dhe kërcënimeve, në kohëra kur të mbroje mjedisin kërkonte një guxim të jashtëzakonshëm.

Sot jemi krenarë që kemi frymëzuar e zgjuar me dhjetëra të tjerë të kthejnë sytë nga Shkumbini, por diçka mbetet e pashkatërrueshme: këtë betejë askush nuk e bën me shpirtin, egërsinë e mbrojtjes dhe dashurinë e brendshme të një librazhdjoti!

​💥 Pse nisma jonë vetëm sa do të fuqizohet?
​Jo biznes, por idealizëm i pastër: Ne nuk jemi një OJF që e sheh lumin si projekt apo faturë financiare. Jemi të rinj të formuar, të pavarur dhe të palëkundur.

​Jo propagandë, por e vërtetë e pakompromis: Zëri ynë nuk blihet dhe nuk zbutet nga asnjë interes politik apo privat.

​Rojtarët e lumit në çdo hap: Do të mbetemi gjurma digjitale e pakthyeshme dhe syri monitorues në internet e në terren, çdo ditë e çdo natë.

​Kjo nismë nuk lindi për të kaluar radhën, lindi për të mbrojtur jetën. Dhe jemi të sigurt: ashtu siç ishim të parët, do të jemi të fundit që do të braktisim barrikadën e mbrojtjes së Lumit Shkumbin!

​Ju ftojmë të gjithëve të vazhdoni të na mbështetni në çdo hap. Zëri juaj është forca jonë për dekadën e ardhshme! ✊

​© Nisma: Mbro Lumin Shkumbin nga Ndotjet
Zëri i të vërtetës së pakompromis për lumin tonë! 💚

27/09/2026

Ndërtimi i Hidrocentraleve në Librazhd po u heq banorëve ato burime që i mbajnë gjallë ndërsa po shkatërron ekosistemin e parkut të Shebenik-Jabllanicës.

📢 VULLNETI I PRRENJASIT DUHET RESPEKTUAR! JO CENTRALIZIMIT! ✊🍃Faktet janë të qarta dhe të forta:🚫 Këshilli Bashkiak i Pr...
25/09/2026

📢 VULLNETI I PRRENJASIT DUHET RESPEKTUAR! JO CENTRALIZIMIT! ✊🍃

Faktet janë të qarta dhe të forta:

🚫 Këshilli Bashkiak i Prrenjasit:
17 nga 17 anëtarë votuan KUNDËR bashkimit me Librazhdin. Një votë unanime!

🗣️ Në Konsultimet Publike: 398 qytetarë u shprehën KUNDËR, vetëm 2 pro!

Si "Nisma: Mbro Lumin Shkumbin", jemi të qartë:

✅ Ekosistemi i Shkumbinit dhe pyjet mbrohen më mirë me specialistë lokalë dhe decentralizim, jo me përqendrim pushteti larg komunitetit.

✅ Llogaridhënia është më e lartë kur vendimmarrja është afër qytetarit.

❓ Pyetja mbetet: Prrenjasi tha KUNDËR, ndërsa Librazhdi votoi PRO! Pse Librazhdi kërkon papritur kontrollin? A po kërkohet përqendrimi i buxheteve, territorit dhe burimeve natyrore?

Ardhmja e trevës sonë mbrohet me autonomi, transparencë dhe duke dëgjuar zërin popullor! ✊

Address

Librazhd

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nisma: Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet - Librazhd posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Nisma: Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet - Librazhd:

Shortcuts

Share