Shoqata "Dragostunja Unike"

Shoqata "Dragostunja Unike" SHOQATA “DRAGOSTUNJA UNIKE”Eshte nje organizate joqeveritare jopartiake dhe jofitimprurese e themeluar nga nje grup nismetaresh nga fshati Dragostunje

SHOQATA “DRAGOSTUNJA UNIKE”

Eshte nje organizate joqeveritare jopartiake dhe jofitimprurese e themeluar nga nje grup nismetaresh nga fshati Dragostunje ne mbeshtetje te Ligjit nr. 8788 date 07-05-2001 “Per organizatat jofitimprurese ne Republiken e Shqiperise” dhe eshte rregjistruar si person juridik ne gjykaten e rrethit gjyqesor Tirane me VENDIM Nr.5373 date 24-06-2016
Misioni i saj eshte:

Ruajtja dhe zhvillimi i pasurive natyrore dhe vlerave morale, shpirterore, kulturore dhe intelektuale te komunitetit ne fshat te krijuara ne vite nga forcat madhore dhe ato njerezore. Motivi kryesor i veprimit te shoqates eshte : Perfaqesimi dhe rritja e rolit te shoqerise civile ne komunitet dhe me gjere per tu bere nje ze i fuqishem ne mbrojtje te interesave ne sherbim te komunitetit per te reaguar e vepruar ne mynyre te organizuar dhe institucionale ndaj cdo tentative apo veprimi qe neperkemb dhe cenon pronen dhe pasurine tradicionale komunitare dhe cdo e drejte qe buron nga Kushtetuta e Shqiperise dhe ligjet e shtetit. Shoqata ne teresi dhe cdo anetar ne vecanti do te punojne me MOTON :’Krenare per vendin tim Dragostunjen per vendin e vlerave shpirterore morale e kulturore, respekt e perulje per te gjithe ata individe e personalitete qe kane kontribuar e kane bere emer ne zhvillimin dhe mbrojtjen e dijes, fese, kultures, prodhimit,organizimit dhe drejtimit ne periudha e kohe te ndryshme ketu e me tej. Vlerat me te cilat ne ndjehemi krenare jane te shumta e te pranishme ne cdo familje e fis ne cdo lagje e grup shoqeror tek brezat e meparshem tek te moshuarit por dhe tek te rinjte. Mjafton qe ato te shihen me realizem dhe jo bardhe e zi. Diversiteti ne mendime dhe ide nuk cenon aspak marredheniet ndernjerezore dhe ato ne komunitet perkundrazi ato jane shtyse e fuqishme per te ecur perpara dhe jane nje vlere e shtuar per shoqerine dhe ne si fshat. Fusha e veprimtarise se shoqates do te jete :
-Mbrojtja e natyres dhe e mjedisit ne teritorin tradicional te fshatit e me tej.
-Mbrojtja e vlerave njerezore e promovimi i figurave qe kane bere emer ne fshat e me tej.
-Edukimi i moshes se re me vlerat me te mira te krijuara ne vite ne sherbim te komunitetit
-Zhvillimi infrastruktures dhe nxitja e metejshme e investimeve ne teritorin e komunitetit.
-Bashkepunimi me institucionet vendore dhe ato te shtetit per realizimin e misionit te saj.
-Sensibilizimi i banoreve te komunitetit per cdo veprime vendim qe cenon interesat e tij.
-Organizimi i aktiviteteve te ndryshme me karakter argetues njohes e promovues per komunitetin dhe ne sherbim te tij. Shoqata eshte e hapur per secilin qe deshiron te behet pjese e programit te saj pa dallim perkatesie partiake fetare moshe apo gjinie perkundrazi ajo pret kontributin e sesilit qe e ndjen veten te pergjegjshem per te dhene sadopak nga dija dhe aftesia qe posedon ne funksion te interesit te pergjithshem komunitar si investim per te ardhmen. Jemi te hapur per cdo mendim e ide qe ben te mundur cuarjen perpara te misionit tone dhe pa u ndikuar nga interesat e ngushte te dites te momentit dhe ato vetiake. SHOQATA “DRAGOSTUNJA UNIKE”

20/03/2026

Gëzuar për shumë vite festën e fitër Bajramit. Gëzimi,mirësia,respekti dhe dashuria ndriçofshin përherë zemrat dhe shtëpitë e secilit. Urime

Address

Dragostunje
Librazhd

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata "Dragostunja Unike" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share