21/10/2026
THIRRJE PËR APLIKIME – MINI‑GRANTE
Edukimi dhe Ndryshimi i Qëndrimeve përmes Veprimit të Shoqërisë Civile – EP/EACH
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në kuadër të projektit “Environmental Protection – Education and Attitude Change (EP/EACH)”, financuar nga Bashkimi Evropian, fton organizatat e shoqërisë civile të aplikojnë me projekte që nxisin edukimin mjedisor, përfshirjen e të rinjve dhe veprimin konkret për mbrojtjen e natyrës.
📍 Projektet duhet të zbatohen në Vlorë, Elbasan dhe Kukës dhe mund të fokusohen në edukimin mjedisor, mobilizimin e të rinjve, aktivitetet në shkolla, ruajtjen e biodiversitetit, uljen e ndotjes, riciklimin, gjelbërimin dhe angazhimin e komunitetit.
🤝 Partneriteti është i detyrueshëm. Çdo projekt‑propozim duhet të shoqërohet me një letër mbështetjeje, në varësi të partnerit të përfshirë në projekt.
Për projektet që zhvillohen në partneritet me shkollat, letra e mbështetjes duhet të jetë e nënshkruar nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar dhe/ose nga Kryetari i Këshillit të Prindërve të Shkollës.
Për projektet që fokusohen në advokim ose ndërgjegjësim qytetar, letra e mbështetjes duhet të jetë e nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Këshillit Vendor Rinor.
Aplikimet që nuk përfshijnë letrën përkatëse të mbështetjes nuk do të konsiderohen të pranueshme.
👧🧒 Aplikuesit inkurajohen të përdorin qasjen “Fëmija për Fëmijën” dhe konceptin e “Shkollës së Gjelbër”, duke përfshirë fëmijët dhe të rinjtë si aktorë aktivë të ndryshimit.
💶 Vlera e grantit: 7,000–15,000 EUR
✅ Financim deri në 100% të kostove të pranueshme
⏳ Kohëzgjatja e projektit: 6–12 muaj
📅 Afati i aplikimit: propozimet pranohen deri në 5 nëntor 2026
📌 Të drejtë aplikimi kanë OJF‑të kombëtare dhe lokale të regjistruara në Shqipëri, me përvojë në mbrojtjen e mjedisit, edukim, ndërgjegjësim, advokim ose mobilizim komunitar. Prioritet do t’u jepet OJF‑ve lokale nga zonat pilote (Vlorë, Elbasan, Kukës).
📩 Për më shumë informacion dhe dokumentet e aplikimit: https://drive.google.com/drive/folders/1gDby5VDm3-UovaCR45nNAFPo_PKiZuGu
Apliko dhe bëhu pjesë e ndryshimit për një mjedis më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm! 🌱