Myftinia Librazhd

Directions Contact the organization

Myftinia Librazhd Komuniteti Mysliman i Shqiperise

🩸 DHURO GJAK – SHPËTO JETË!Myftinia e Librazhdit fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e një akti të...
09/07/2026

🩸 DHURO GJAK – SHPËTO JETË!

Myftinia e Librazhdit fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e një akti të madh humanizmi duke dhuruar gjak.

🤲 Një dhurim i vetëm mund të shpëtojë jetë dhe të sjellë shpresë për ata që kanë më shumë nevojë.

📍 Vendi: Xhamia e Librazhdit
📅 Data: 10 Korrik 2026
🕘 Ora: 09:00 – 13:00

Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Njeriu më i mirë është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve.”

Le të bëhemi bashkë pjesë e kësaj nisme fisnike. Dhurimi i gjakut është një akt solidariteti, mëshire dhe përgjegjësie ndaj jetës së tjetrit.

❤️ Dhuroni gjak, dhuroni shpresë!
Gjaku yt, jeta e dikujt.

REAGIM!
30/05/2026

REAGIM!

Qëndrim publik mbi udhëzimin për terapinë hormonale te të miturit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim të thellë debatin publik të krijuar pas publikimit të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë në tërësi, dhe në veçanti pjesën, ku ndër të tjera thuhet: “Terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.”

Ashtu sikurse kemi qëndruar publikisht kundër ligjit të ashtuquajtur për barazinë gjinore, i mbetemi koherent qëndrimit kundër edhe derivateve të tjera të tij, siç është rasti konkret.

Udhëzime të tilla përbëjnë një çështje jashtëzakonisht delikate, që prek drejtpërdrejt zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik sidomos të fëmijëve dhe adoleshentëve tanë. Për këtë arsye, çdo hap institucional në këtë drejtim duhet të trajtohet me kujdes maksimal, përgjegjësi të lartë dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të shoqërisë shqiptare.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh kundërshtimin e tij ndaj çdo qasjeje që hap rrugë për ndërhyrje hormonale në mosha të tilla.

Ne besojmë se të miturit nuk duhet të vendosen përballë proceseve me pasoja të thella dhe afatgjata për jetën e tyre, në një periudhë kur personaliteti dhe identiteti i tyre janë ende në formim.

Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje, orientim, mbështetje familjare dhe kujdes profesional të përgjegjshëm.

Shoqëria jonë nuk duhet të normalizojë praktika që krijojnë paqartësi dhe tension social në raport me natyrën njerëzore, familjen dhe edukimin e brezave të rinj.

KMSH i bën thirrje institucioneve shtetërore, profesionistëve të shëndetit, prindërve dhe gjithë aktorëve shoqërorë që çështje të tilla të mos trajtohen me nxitim apo nën ndikimin e trendeve ideologjike të përkohëshme, por me maturi, dialog të gjerë dhe përgjegjësi kombëtare.

Ne qëndrojmë pranë shqetësimit të shumë prindërve dhe besimtarëve, të cilët kërkojnë ruajtjen e vlerave familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e ndjeshmërisë morale e kulturore të shoqërisë sonë.

📸 Momente të shkëputura nga ceremonia e Kurban Bajramit — çaste reflektimi, mirënjohjeje dhe bashkimi mes njerëzve.Një d...
27/05/2026

📸 Momente të shkëputura nga ceremonia e Kurban Bajramit — çaste reflektimi, mirënjohjeje dhe bashkimi mes njerëzve.
Një ditë e mbushur me paqe, besim dhe zemërgjerësi. 🌙✨
Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë! 🤍

27/05/2026

Myftinia Librazhd ju uron Gëzuar Kurban Bajramin! Paqe, shëndet dhe begati në familjen tuaj.

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌Myftinia Librazhd, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e mërkurë, më datë 27.005.202...
26/05/2026

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌

Myftinia Librazhd, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e mërkurë, më datë 27.005.2026, në sheshin e qytetit.

Ceremonia e Faljes së Kurban Bajramit fillon në 06:10 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 06:30 qëndrojmë në namaz.

Myftinia Librazhd, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

URIMET ME RASTIN E FITËR BAJRAMIT 2026Myftiu i Librazhdit z. Edmond Ceni priti  elitën e qytetit të Librazhdit, të cilët...
21/03/2026

URIMET ME RASTIN E FITËR BAJRAMIT 2026

Myftiu i Librazhdit z. Edmond Ceni priti elitën e qytetit të Librazhdit, të cilët kanë uruar besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

20/03/2026

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftinia Librazhd uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Bajramin!

Kjo ditë e bekuar le të sjellë paqe, mëshirë dhe begati në familjet tuaja. Lutemi që sakrifica, përkushtimi dhe adhurimet tuaja gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar dhe të shpërblehen me të mira të shumta.

Le të jetë kjo festë një moment reflektimi, solidariteti dhe afrimi me njëri-tjetrin, duke ndihmuar ata që kanë nevojë dhe duke përhapur dashuri e mirësi në shoqërinë tonë.

Me respekt dhe urimet më të përzemërta,
Myftinia Librazhd

✨ Gëzuar Fitër Bajramin! ✨

🕌🤲🤍GËZUAR FITËR BAJRAMIN! 🤍🤲🕌
20/03/2026

🕌🤲🤍GËZUAR FITËR BAJRAMIN! 🤍🤲🕌

19/03/2026

Address

Librazdi

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Myftinia Librazhd posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Myftinia Librazhd:

Shortcuts

Share