22/10/2025
Qendra e Gruas Hapa të Lehtë mori pjesë në takimin e realizuar nga Bashkia Shkodër si anëtare e Komitetit Drejtues e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Dhunës.
Në këtë mbledhje ajo ngriti problematika që lidhen me Agjenden Gjinore të Bashkisë Shkodër të hartuar në kuadër të projektit Proud To Have Rights.
• • •
Në ambientet e Bashkisë Shkodër u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit për vijimin e funksionimit të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR), e përditësuar në përputhje me ndryshimet më të fundit ligjore dhe institucionale.
Mekanizmi i Koordinuar i Referimit është shembulli më i mirë i bashkëpunimit ndërinstitucional, ku çdo institucion dhe organizatë ka rolin dhe përgjegjësinë e vet. Nga policia dhe sistemi i drejtësisë, tek shërbimet sociale, shëndetësore, arsimi dhe shoqëria civile – të gjithë kemi një mision të përbashkët: të ofrojmë mbrojtje, siguri dhe mundësi për një jetë më të denjë për viktimat e dhunës.
Bashkia Shkodër mbetet e përkushtuar të udhëheqë dhe mbështesë funksionimin e MKR-së, duke siguruar që ky mekanizëm të jetë sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe në shërbim të qytetarëve që kanë nevojë për mbrojtje dhe përkujdesje.